LIVE UPDATES
Bota

Konfliktet në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë rrisin interesimin e Turqisë për rrugën e re tregëtare Kinë-Evropë

Ndërsa lufta në Ukrainë nuk po jep shenja përfundimi, Ankaraja shikon një mundësi të re tek projekti Korridori i Mesëm, një rrugë tranziti që lidh Kinën me Evropën nëpërmjet Turqisë dhe që do të shmangte Rusinë dhe sanksionet e vendosura nga Perëndimi.

6 Mars 2024, 19:13 Nga S.N
Konfliktet në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë rrisin interesimin e
Reccep Tayyip Erdogan

TURQI- Konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme po ushqejnë interesimin e Turqisë për një rrugë të re tregtare Kinë-Evropë, të njohur me emrin Korridori i Mesëm. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, mbështetja e Turqisë për këtë korridor po rritet, ndërsa Ankaraja po bën një kthesë të madhe në marrëdhënien dikur të ngrirë me Pekinin.

Ndërsa lufta në Ukrainë nuk po jep shenja përfundimi, Ankaraja shikon një mundësi të re tek projekti Korridori i Mesëm, një rrugë tranziti që lidh Kinën me Evropën nëpërmjet Turqisë dhe që do të shmangte Rusinë dhe sanksionet e vendosura nga Perëndimi.

“Do të jetë një korridor alternativ për hekurudhën ruse Trans-Siberiane, që me sa kuptoj po bëhet një ide popullore, pasi sigurisht shumica e vendeve evropiane po përpiqen tashmë ta anashkalojnë Rusinë për të dërguar mallrat nga Kina në Evropë dhe anasjelltas”, thotë Cangas Ungor, profesore e shkencave politike në Universitetin e Marmarasë.

Në takimin e vitit të kaluar të udhëheqësve aziatikë, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e përmendi projektin me emrin zyrtar, duke nënvizuar kështu rëndësinë që i jep tashmë qeveria turke.

“Vlera e nismës për Linjën e Transportit Ndërkombëtar Trans-Kaspik është rritur prej zhvillimeve të fundit. Duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe njëkohësisht të përmirësojmë funksionimin e këtij korridori, për të mirën tonë të përbashkët”, tha Presidenti Erdogan.

Deti i Kuq është një tjetër trajektore alternative për tregtinë mes Kinës dhe Evropës dhe analistët thonë se sulmet e grupit huthi në Jemen, ndaj anijeve, për shkak të luftës Izrael-Hamas, e bëjnë edhe më tërheqës për Turqinë projektin e Korridorit të Mesëm. Mbështetja turke për këtë korridor po rritet, ndërsa po përmirësohen edhe marrëdhënia Ankara – Pekin.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë patur gjithnjë ulje-ngritje. Por nëse i hedhim një vështrim sot, mund të shohim se marrëdhëniet mes Kinës dhe Turqisë po rriten në veçanti që nga vizita në Turqi e ministrit të Jashëtm kinez Wang Yi. Nuk ka të bëjë vetëm me motivimin dypalësh, por edhe me sistemin rajonal dhe global. Siç e dini, sistemi global po ndryshon”, thotë Diren Dogan, profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Alanya Alaaddin Keykubat”.

Marrëdhëniet e Turqisë me Kinën janë tensionuar për shkak të kritikave të Ankarasa për shtypjen nga Pekini të pakicës myslimane ujgure. Shumë prej disidentëve nga kjo popullsi kanë gjetur strehim në Turqi. Por analistët thonë se tashmë Turqia po e zbut qëndrimin.

“Kina e shikon Turqinë si një vend me rrezikshmëri të lartë në rajon, për shkak të çështjes ujgure. Qeverisë turke iu desh të bëjë të ditur rishtazi, para Vitit të Ri, se preferon të mbajë marrëdhënie të mira me shtetin kinez, se sa të mbështesë plotësisht kauzën ujgure”, thotë Ceren Ergenc, nga Qendra për Studimet e Politikave Evropiane.

Analistët thonë se duhen tejkaluar pengesa domethënëse për Korridorin e Mesëm, për të cilin duhet harmonizimi i doganave mes vendeve nga kalon ai, si dhe shpenzime të mëdha për infrastrukturën. “Problemi kryesor tani është aspekti financiar. Kush do të investojë tek Korridori i Mesëm?”, thotë zonja Ungor.

Presidenti turk Erdogan mund të përfitonte shumë nga influenca e tij në rajon dhe ai po forcon lidhjet me vendet e Azisë Qendrore. Analistët thonë se shndërrimi i Turqisë në një urë ekonomike mes Lindjes dhe Perëndimit do ta përshpejtonte këtë proces dhe do të sillte përfitime ekonomike.

Marrë nga VOA

turqia lindja e mesme kina

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës