LIVE UPDATES
Bota

Biden: Izraeli e ka tepruar në luftën në Gazë, po punojmë me këmbëngulësi për një armëpushim afatgjatë

Shtetet e Bashkuara e cilësojnë Hamasin organizatë terroriste. Këto janë ndër kritikat më të ashpra publike që Bideni ia ka bërë deri më sot Qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe vijnë pas rritjes së trysnisë së brendshme për ta bindur Izraelin t’i ndalë sulmet.

9 Shkurt 2024, 09:28 Nga N.F
Biden: Izraeli e ka tepruar në luftën në Gazë, po
Foto ilustruese

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të enjten vonë se Izraeli e ka “tepruar” në fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës dhe shtoi se është duke punuar me këmbëngulësi për t’i shtyrë Izraelin dhe Hamasin të pajtohen për nja armëpushim afatgjatë.

“Unë jam i mendimit, siç e dini, se [Izraeli] e ka tepruar në përgjigjen e tij në Rripin e Gazës”, tha Biden për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

Shtetet e Bashkuara e cilësojnë Hamasin organizatë terroriste. Këto janë ndër kritikat më të ashpra publike që Bideni ia ka bërë deri më sot Qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe vijnë pas rritjes së trysnisë së brendshme për ta bindur Izraelin t’i ndalë sulmet. Së paku nëntë njerëz, përfshirë fëmijë dhe gra, u vranë nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës dhe mëngjesit të së premtes në qendër të Rripit të Gazës dhe në qytetin jugor, Rafah, i cili ndodhet në kufi me Egjiptin, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët spitalorë, raporton Associated Press.

Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorë është detyruar të zhvendoset në kufi me Egjiptin si pasojë e ofensivës ushtarake të Izraelit. Duke mos qenë në gjendje të ikin nga territori i vogël palestinez, shumë prej tyre po jetojnë në tenda të improvizuara, apo në strehimore të mbipopulluara të Kombeve të Bashkuara.

Palestinezët e Gazës shpresojnë dëshpërimisht se një armëpushim mund të arrihet në kohë për ta shmangur një sulm të mundshëm izraelit në Rafah. Por, Netanyahu thotë se Izraeli do të vazhdojë të luftojë derisa ta arrijë një “fitore të plotë” kundër Hamasit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta përkrahnin një sulm në Rafah dhe se sulmi atje do të ishte një “katastrofë”. Numri i palestinezëve të vrarë nga kjo luftë katërmujore në Gazë ka arritur në 27.840, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Ndërsa, një çerek i banorëve të Gazës vuajnë nga uria. Lufta nisi më 7 tetor, kur militantët e Hamasit u futën në qytetet jugore të Izraelit dhe kryen një sulm befasues, duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen 250 të tjerë. Hamasi po i mban ende mbi 130 pengje, por rreth 30 prej tyre besohet se kanë vdekur.

Marrë nga REL

shba biden gaza netanyahu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet