LIVE UPDATES
Bota

"Kanë mbetur te mosmarrëveshjet e së kaluarës", Kupchan për REL: Kurti dhe Vuçiç po vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste

Sipas tij, të dy udhëheqësit - Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç - kanë mbetur te mosmarrëveshjet e së kaluarës, në vend se të fokusohen tek e ardhmja.

9 Shkurt 2024, 08:08 Nga N.F
"Kanë mbetur te mosmarrëveshjet e së kaluarës",
Charles Kupchan

SHBA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën veprime të panevojshme provokuese, thotë Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 dhe menjëherë pas vitit 2008, Serbia është parë si problem, Serbia është parë si vend që e vështirësonte jetën, duke nxitur telashe në veri të Kosovës dhe duke refuzuar të angazhohej në normalizimin e marrëdhënieve”, thotë Kupchan në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, të dy udhëheqësit - Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç - kanë mbetur te mosmarrëveshjet e së kaluarës, në vend se të fokusohen tek e ardhmja.

Radio Evropa e Lirë: Kishte një debat të nxehtë mbrëmjen e së enjtes midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ata u përballën në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndalimin e dinarit serb në Kosovë. Si e komentoni ju debatin rreth kësaj çështjeje?

Charles Kupchan: Ky është edhe një tjetër rund i dialogut të ashpër mes Kurtit dhe Vuçiçit. Pavarësisht faktit se Marrëveshja e Ohrit, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është në tryezë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duket se po kthehen prapa dhe nuk po ecin përpara.

Unë mendoj se kryeministri Kurti është duke bërë disa veprime të panevojshme provokuese. Ka qenë çështja e letërnjoftimeve, e targave, e instalimit të kryetarëve [shqiptarë] në veri, për të cilët ka votuar një përqindje shumë e vogël e banorëve... tani u thotë serbëve se nuk mund t’i përdorin dinarët më, ekziston vetëm një monedhë zyrtare dhe ajo është euroja.

A i ka të justifikueshme këto gjëra? Po, sepse çdo vend sovran duhet të jetë në gjendje të thotë se ne kemi monedhën tonë, euro... ose të ketë një autoritet përgjegjës për lëshimin e targave. Por, duket se Kurti po i ndërmerr këto veprime duke luajtur me një kartë nacionaliste - me ç’gjë e vështirëson përparimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Debati në Këshill të Sigurimit:

Unë nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 dhe menjëherë pas vitit 2008 [kur Kosova ka shpallur pavarësinë], Serbia është parë si problem, Serbia është parë si vend që e vështirësonte jetën, duke nxitur telashe në veri të Kosovës dhe duke refuzuar të angazhohej në normalizimin e marrëdhënieve. Tani, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kritikojnë Kosovën. Pra, nga një këndvështrim i gjerë, nuk jam i sigurt se këto veprime - edhe nëse janë të justifikueshme për sa u përket të drejtave sovrane - janë të dobishme.

Radio Evropa e Lirë: Me çfarë sfidash potenciale mund të përballet Kosova në aspektin e mbështetjes dhe partneritetit ndërkombëtar?

Charles Kupchan: Mendoj se kemi dëgjuar tashmë disa paralajmërime të hidhura, në formën e mesazheve të qarta se Kosova nuk do të jetë në rrugën e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare - BE, NATO - nëse nuk ec në rrugën e normalizimit. Flitet edhe për çështjen e ndihmës ekonomike.

Tani për tani, këto janë pjesë e bindjes, e komunikimit diskret me kryeministrin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë së Kosovës që të sillen në mënyrë më konstruktive. Por, një pjesë vjen edhe në formën e disa llojeve të dënimeve, në përpjekje për ta kthyer Prishtinën në një drejtim më pozitiv. Gjithsesi, unë nuk dua të them se Vuçiq është një person bashkëpunues, i cili është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Kosovën. Ai luan me kartën e tij nacionaliste, ai bën dhe thotë gjëra provokuese, po ashtu. Pra, kjo është një rrugë dydrejtimëshe. Do të duhen kompromise të dhimbshme nga të dyja palët për t’i zgjidhur këto mosmarrëveshje të kahershme.

Radio Evropa e Lirë: Më lejoni t’i kthehem takimit në Këshill të Sigurimit, ku Vuçiq tha se “jeta e serbëve në Kosovë po bëhet e pamundur”, ndërsa Kurti tha se Serbia “duhet të ndalojë financimin e kriminelëve dhe terroristëve në Kosovë”. Ku mund të çojë kjo retorikë?

Charles Kupchan: Kemi parë tashmë incidente, përfshirë dhunën e turmës së armatosur në Banjskë. Kemi dëgjuar se Serbia i ka mobilizuar forcat e saj të armatosura, në përgjigje të kësaj dhune. NATO-ja ka diskutuar rritjen e nivelit të forcës së saj brenda Kosovës, si mënyrë për të ruajtur paqen dhe për t’u siguruar që dhuna të mos shpërthejë.

Por, vetë fakti se po diskutojmë për një rikthim të mundshëm në dhunë, që biseda ka marrë një kthesë të tillë... mendoj se është një shenjë se ne nuk jemi në një pozitë të mirë tani. Unë mendoj se kjo është edhe një nga arsyet përse Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre në Evropë e kanë intensifikuar angazhimin diplomatik, duke u folur hapur dhe drejtpërdrejt të dyja palëve - Prishtinës dhe Beogradit - për rëndësinë e ecjes përpara dhe të normalizimit.

Radio Evropa e Lirë: Kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve, a duhet ta shtyjë Kosova zbatimin e vendimit për dinarin?

Charles Kupchan: Po. Nëse shohim se çfarë përfiton Kosova kundrejt kostos së një vendimi të tillë, mendoj se duhet të lihet në pritje. Nuk kemi nevojë për më shumë masa që rrisin tensionet.

A po i mban Serbia institucionet paralele? Po. A po u dërgon Serbia fonde serbëve në veri? Po. A po bën gjëra që i inkurajojnë serbët që të mos integrohen plotësisht në Kosovë? Po. E përsëris, kjo është një rrugë me dy drejtime. Por, mua më duket se nuk është një investim i mirë e afatgjatë për Qeverinë në Prishtinë që të bëjë gjëra që në bashkësinë ndërkombëtare shihen si provokuese dhe të panevojshme.

Radio Evropa e Lirë: Në Këshillin e Sigurimit kishte thirrje edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. A mendoni se mosmarrëveshjet e fundit mund ta ndikojnë atë?

Charles Kupchan: Asociacioni ka qenë pengesë prej fillimit. Me sa kuptoj, problemi tani mund të përshkruhet në këtë mënyrë: “cila është më e vjetër - pula apo veza”. BE-ja ka nxjerrë një propozim [v.j. draft-statutin për Asociacionin] që Kurti e ka pranuar, por ka thënë se nuk do ta zbatojë atë derisa Vuçiq ta nënshkruajë Marrëveshjen [e Ohrit].

Vuçiq thotë: si mund ta nënshkruaj marrëveshjen nëse ju nuk i keni ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar Asociacionin dhe për t’u siguruar serbëve nivelin e vetëqeverisjes që është në përputhje me marrëveshjen? Unë mendoj se jemi afër marrëveshjes, por mosmarrëveshjet që i pamë në Këshill të Sigurimit, retorika e ashpër që shohim si nga Vuçiç, ashtu edhe nga Kurti, nuk i ndihmojnë gjërat.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se mund të gjendet ndonjë qasje alternative që mund t’i përmbushë të dyja palët?

Charles Kupchan: Unë mendoj se kompromisi, i cili është në fokus, është tërheqës. Janë dashur vite punë. Ka pasur negociata të vështira në Bruksel, në Ohër, bisedime të tjera, presion nga SHBA-ja dhe BE-ja. Unë do të hezitoja të thosha se kjo nuk po funksionon dhe po kalojmë në planin B.

Mendoj se, së paku tani për tani, Marrëveshja e Ohrit është e mirë. Dhe, është e rëndësishme që të gjendet një mënyrë për të bindur Kurtin dhe Vuçiqin që të vazhdojnë me kompromiset, me vendimet e vështira politike që duhet t’i marrin. Një pjesë e problemit me këto bllokada për dinarin dhe mosmarrëveshje të tjera, lidhet me debatin e ashpër dhe me grindjet mes liderëve. E gjithë kjo ndikon në qëndrimet e publikut.

Kjo, pastaj, e vështirëson marrjen e vendimeve të vështira për Kurtin dhe Vuçiçin, sepse ata nuk besojnë se opinioni i tyre publik i mbështet. Kjo e ndërlikon situatën, sepse, në fund, Kurti dhe Vuçiq duhet ta ndjejnë mbështetjen e popullatës së tyre dhe të dy duhet të bëjnë një punë më të mirë në përgatitjen e qytetarëve për t’iu ofruar mbështetje. Kjo do të kërkojë deklarata publike dhe edukim më të fokusuar në të ardhmen, e jo përsëritje të mosmarrëveshjeve nga e kaluara.

Radio Evropa e Lirë: Muajin e ardhshëm do të bëhet një vit nga Marrëveshja e Ohrit dhe nuk kishte ndonjë përparim të rëndësishëm në zbatimin e saj...

Charles Kupchan: Ky është një realitet i kthjellët.

Radio Evropa e Lirë: Këtë vit ka zgjedhje në Shtetet e Bashkuara. Çfarë mund të presë Kosova nga një mandat i dytë i presidentit Joe Bidenit dhe çfarë nga mandati i mundshëm i presidentit Donald Trump?

Charles Kupchan: Është interesante që administrata e Trumpit - e cila nuk ka qenë aspak pro-atlantike, nuk ka qenë shumë e prirë drejt Evropës, BE-së dhe NATO-s - është angazhuar në Kosovë, duke siguruar një marrëveshje që synonte përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë.

Në njëfarë mënyre, është bërë një përjashtim në qasjen e gjerë të administratës Trump ndaj Evropës. Kështu që, unë nuk dua të sugjeroj se nëse Trump zgjidhet, kjo vëmendje e SHBA-së do të zhduket. Mendoj se është e vështirë të konstatohet përse ai është fokusuar në këtë çështje, përse është angazhuar në atë mënyrë. Trump është një person disi i paparashikueshëm.

Nëse Biden rizgjidhet, mendoj se do të jemi dëshmitarë të angazhimit të mëtejshëm, të diplomacisë dhe të trysnisë së madhe. Unë, gjithashtu, besoj se nëse Trump zgjidhet, ai do të vazhdojë në të njëjtën rrugë, për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet e kamotshme [mes Kosovës dhe Serbisë]. SHBA-ja, partnerët evropianë dhe aktorë të tjerë duhet të vazhdojnë t’i inkurajojnë të dyja palët që të pajtohen. Do të ishte gabim të thuhet që kjo marrëveshje e ka një vit, por nuk po zbatohet, ndaj duhet harruar.

Mendoj se ky është ndoshta shansi më i mirë që nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të përfituar prej saj.

Marrë nga REL

kosova serbia marreveshje charles kupchan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet