LIVE UPDATES
Bota

Biden bisedon me Netanjahun, SHBA: Jemi shumë pranë një marrëveshjeje mbi Gazën

Në një deklaratë të zyrës së kryeministrit izraelit thuhej se zoti Netanyahu e informoi zotin Biden mbi progresin në bisedime, si dhe mandatin që i ka dhënë një delegacioni të nivelit të lartë që ndodhet në Doha të Katarit, me qëllim për të avancuar në arritjen e marrëveshjes.

12 Janar 2025, 20:32 Nga M.B
Biden bisedon me Netanjahun, SHBA: Jemi shumë pranë një
Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu

SHBA- Presidenti Joe Biden bisedoi të dielën me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tha një burim në dijeni të kësaj çështje, ndërsa zyrtarët amerikanë po përshpjetojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje për lirimin e 98 pengjeve si dhe për armëpushim në Gazë, përpara se zoti Biden të largohet nga detyra, më 20 janar.

Në një deklaratë të zyrës së kryeministrit izraelit thuhej se zoti Netanyahu e informoi zotin Biden mbi progresin në bisedime, si dhe mandatin që i ka dhënë një delegacioni të nivelit të lartë që ndodhet në Doha të Katarit, me qëllim për të avancuar në arritjen e marrëveshjes.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Biden, Jake Sullivan tha për rrjetin televiziv CNN më herët të dielën se palët ishin "shumë, shumë pranë" arritjes së një marrëveshjeje.

Ai tha se zoti Biden po informohej në mënyrë të vazhduar mbi bisedimet në Doha, ku sipas zyrtarëve izraelitë dhe palestinezë, që nga e enjtja se është bërë njëfarë përparimi në bisedimet indirekte mes Izraelit dhe grupit militant Hamas.

"Ne jemi ende të vendosur të përdorim çdo ditë që kemi në detyrë për arritjen e një marrëveshjeje dhe nuk do ta lëmë mënjanë këtë çështje në asnjë mënyrë", tha zoti Sullivan.

Ai shtoi se ka ende një shans për të arritur një marrëveshje përpara se zoti Biden të largohet nga detyra, por sipas tij ekzistonte gjithashtu mundësia që "Hamasi, në veçanti, të mos pajtohej me kushtet e marrëveshjes".

Izraeli filloi sulmin e tij në Gazë pasi luftëtarët e Hamasit sulmuan shtetin hebre në tetor të vitit 2023, duke vrarë 1200 persona dhe marrë më shumë se 250 të tjerë.

Që atëherë, më shumë se 46,000 njerëz janë vrarë në Gazë, sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë, që kontrollohet nga Hamasi.

Nënpresidenti i zgjedhur JD Vance tha për rrjetin televiziv 'Fox News" se ai pret që një marrëveshje për lirimin e pengjeve amerikane që ndodhen në Lindjen e Mesme, të shpallet në ditët e fundit të administratës Biden, deri 2 ditë përpara.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, ka mbështetur fuqishëm objektivin e zoti Netanjahu për të shkatërruar Hamasin. Ai ka premtuar se do të sjellë paqe në Lindjen e Mesme, por nuk ka dhënë detaje se si do ta arrinte këtë qëllim./ VOA

lufta ne gaza

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë