LIVE UPDATES
Bota

"Bëjmë para si askush tjetër”/ Mashtrimet e të moshuarve nga "policë" të rremë në Gjermani

Në vitin 2022, kriminelët mashtruan qytetarët gjermanë me miliona euro. Duke u paraqitur si policë, ata vodhën kursimet e të moshuarve. Hulumtimi i NDR jep një pasqyrë ekskluzive në këtë sistem kriminal.

1 Shkurt 2023, 15:15 Nga k.m.
"Bëjmë para si askush tjetër”/ Mashtrimet e të
Foto ilustruese

Qyteti turk i Izmirit, i cili shtrihet në bregun e detit Egje, konsiderohet nga autoritetet gjermane të hetuesisë si një qendër mashtrimi përmes Call-Center. Nga ky qytet mashtruesit telefonojnë çdo ditë qindra qytetarë të moshuar në Gjermani me synimin për t'i mashtruar dhe plaçkitur. Në telefon bëjnë sikur janë prokurorë, policë apo punojnë në banka. Një nga mashtruesit, një burrë rreth 25 vjeç, është gati të japë një pasqyrë të sistemit kriminal të qendrave të telefonisë. Ai prezantohet si "Z. Jäger”, edhe pse ky nuk është emri i tij i vërtetë.

"Të bësh dikë që t'i besojë të gjitha kursimet e tij vetëm me një telefonatë është një performancë dhe arritje e vërtetë,”- thotë ky kriminel dhe informator i filmuar në një vend turistësh në Izmir.

Vjedhja e milionave

Çdo vit, autoritetet e kriminalistikës në Gjermani regjistrojnë dhjetra mijëra thirrje të tilla mashtruese.Vitin e kaluar, mashtruesit vodhën më shumë se 18 milionë euro në këtë mënyrë në Bavari, dhe 4.5 milionë euro në Saksoninë e Ulët. Dëmi është i madh edhe në landet e tjera: 2.3 milionë euro janë vjedhur në këtë mënyrë në Berlin, 2.1 milionë euro në Hamburg dhe 1.2 milionë euro në Schleswig-Holstein. Lista nuk mbaron me kaq.

"Tani është pjesë e punës sonë që ne në polici të merremi me këto raste çdo ditë. Kjo është mjaft e trishtueshme,"-thotë kryeinspektori i policisë Haug Schalk nga Braunschweig. Ashtu si në shumë vende, edhe këtu ka një komisariat, i cili merret me krimet dhe veprat penale ndaj njerëzve të moshuar dhe të pafuqishëm.

"Autorët që ne njohim që ndërtuan sistemin e qendrave të telefonisë në fakt kishin një karrierë kriminale pas tyre në Gjermani,"- thotë Henning Wilker, prokurori i shtetit në Osnabrück. Shumë u detyruan të largohen nga Gjermania nga frika e arrestimit, dënimeve ose vuajtjes së dënimeve. Mashtrimet e policëve të rremë janë një krim i organizuar.

Nga Gjermania në Call-Center

Këtë e ka të qartë edhe "Zoti Jäger", i cili mashtron popullin prej Izmirit. "Bëjmë para si askush tjetër”, thotë ai. "Mashtrimi më i mirë" i solli atij 25 mijë euro, të cilat përfunduan "në xhepin e tij". Dhe ato i "fitoi" ose "i plaçkiti" brenda vetëm pesë orësh. Nuk mund të kontrollohet nëse të dhënat janë të sakta. Por ai thotë se çdo herë kur bën një punë të tillë e mundon ndërgjegja.

I riu u rrit në një qytet gjerman, i cili i përket pikave të nxehta sociale në këtë vend. Ai i kaloi tre vitet e fundit në Turqi, fillimisht në Stamboll dhe më pas në Izmir. Një mik e rekrutoi për të "punuar" në të ashtuquajturën Call-Center. Paratë ishin joshëse, thotë ai. Janë para që i shpenzon për festa, alkool, prostituta. Kursimet e pensionistëve gjermanë shpërdorohen dhe shpenzohen për një kohë shumë të shkurtër.

Strukturat

"Z. Jäger" shpjegon me hollësi se si funksionon mashtrimi dhe si spiunohen viktimat e mundshme. Qendrat e thirrjeve janë të organizuara mirë. Mashtruesit shfaqen në role të ndryshme: si të ashtuquajtur "filtër", "mbyllës të çështjeve" dhe "vjelës". "Filteri” kërkon viktimat e mundshme. Identifikoni të moshuarit gjermanë përmes regjistrit telefonik në internet. Autorët janë veçanërisht në kërkim të emrave gjermanë që janë karakteristikë për të moshuarit, si Roswitha, Manfred ose Mechthild. Ata përdorin hartat e internetit për të spiunuar lagjen: dinë emrat e rrugëve, dyqaneve, stacioneve të autobusëve në zonë dhe adresën e komisariatit më të afërt - informacion, i cili është i njohur për viktimën, i komunikuar në mënyrë të besueshme me telefon dhe përdoret për mashtrim.

Madje as numrat që shfaqen në ekranin e telefonit nuk mund të kuptohen menjëherë si thirrje false. I ashtuquajturi "Call ID Spoofing" përdoret për të shfaqur numrat gjermanë në ekranin e telefonit, edhe pse autorët telefonojnë nga jashtë. Nëse zbulohet një viktimë e mundshme, ajo do të përcillet tek "mbyllësi i çështjeve".

"Ai më pas zakonisht e mbyll çështjen," thotë "Z. Jäger". Kjo do të thotë: mashtruesi e bind viktimën që t'i dorëzojë paratë ose sendet me vlerë tek një bashkëpunëtor në Gjermani, tek i ashtuquajturi "vjelës" që ka për detyrë të mbledhë paratë dhe gjërat me vlerë. I gjithë ky proces dhe shumë gjëra të tjera që tregon "Z. Jäger", përkojnë edhe me njohuritë e hetuesve gjermanë se si dhe me cilat rregulla zakonisht veprojnë kriminelë të tillë.

Shkëmbimi i informacioneve mes Gjermanisë dhe Turqisë

Autoritetet hetuese gjermane dhe turke po punojnë së bashku për të kapur mashtruesit dhe për të shkatërruar rrjetin e mashtrimit. Aksionet përfundojnë me sukses. Në shtator të vitit 2022, në Turqi u dënuan 67 mashtrues telefonikë, ndërsa i dyshuari kryesor u dënua me qindra vjet burg. E megjithatë: hetime të tilla të përbashkëta kushtojnë shumë kohë dhe para, e ka edhe kufizime për autoritetet gjermane.

"Shpesh është e vështirë të ekstradosh dikë,"-thotë Julia Meyer, prokurorja e shtetit të Braunschweig.

"Ndaj e kemi më lehtë që autoriteteve turke t'ua japim kërkesën për ndjekje penale dhe kështu jemi të sigurtë se do të ndiqen procedurat ligjore dhe në rastin më të mirë, viktimave u kthehen paratë e tyre." Por edhe nëse autorët kapen dhe dënohen, kjo ende nuk paraqet një garanci që viktimat do të marrin dëmshpërblim apo se do të kthehen një pjesë e parave të plaçkitura”, përfundon Julia Meyer./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës