LIVE UPDATES
Bota

As kriminelët shpesh s’mund të dëbohen, pse dëbimet nga Gjermania janë kaq të vështira?

As kriminelët shpesh nuk mund të dëbohen nga Gjermania. Shembulli i fundit është një sulmues me thikë. Po si mund të zgjidhet ky problem?

1 Shkurt 2023, 15:12 Nga k.m.
As kriminelët shpesh s’mund të dëbohen, pse dëbimet
Foto ilustruese

Ishte një akt brutal që tronditi të gjithë Gjermaninë. Më 25 janar 2023, një burrëgoditi me thikë pa kurfarë shkaku pasagjerët në një tren rajonal midis Kielit dhe Hamburgut pranë vendit Brokstedt. Autori i dyshuar Ibrahim A., një palestinez 33-vjeçar pa shtetësi, i dënuar për shumë vepra penale, vrau një 17-vjeçar dhe një 19-vjeçar, e plagosi edhe disa persona të tjerë. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD) pyeti me rastin e vizitës së vendit të krimit: "Si është e mundur që një person i tillë i dënuar akoma është në Gjermani?"

Çfarë do të thotë saktësisht dëbim?

Të huajt që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani në parim mund të dëbohen, sepse kërkesa e tyre për azil është refuzuar. Për dëbimin flitet edhe në rastet kur një i huaj ka kryer një vepër penale ose, për shembull, është anëtar i ndonjë organizate terroriste. Personat e tillë mund të arrestohen dhe më pas të kthehen në vendet e tyre të origjinës - kryesisht me avion. Për dëbimet janë përgjegjëse landet.

Por Ibrahim A. nuk u dëbua, edhe pse më parë kishte tërhequr vëmendjen për krime të tjera dhe ishte liruar nga paraburgimi vetëm pak para krimit për të cilin dyshohet. Arsyeja: Ibrahim A. vjen nga Rripi i Gazës. "Në këtë rast duhet të ketë një shtet që do të ishte i gatshëm ta pranonte personin. Ky shtet mungon në rastin e personave pa shtetësi," përgjigjet me shkrim për DW studiuesi i migracionit Gerald Knaus.

Ofensiva e qeverisë për riatdhesim - një "tallje"

Partitë e koalicionit qeveritar SPD, Të Gjelbrit dhe FDP kanë parashikuar në programin e tyre qeverisës një "ofensivë riatdhesimi". Mbi të gjitha, kriminelët dhe të ashtuquajturit persona "rrezikues" duhet të mund të dëbohen më shpejt nga vendi. Por paralajmërimet nuk u respektuan në vepër, thotë Andrea Lindholz, eksperte e çështjeve të brendshme e partisë bavareze CSU. Në një deklaratë për DW ajo nënvizon: "Ofensiva e shpallur e riatdhesimit nga ana e qeverisë është - një tallje".

Në fund të vitit të kaluar, sipas shifrave zyrtare, janë regjistruar 304.308 persona që duhet të largohen nga Gjermania. Ministria federale e Brendshme njoftoi se vitin e kaluar u dëbuan 12.945 persona. Shumica e të dëbuarve vijnë nga Gjeorgjia, Shqipëria, Serbia, Moldavia dhe Pakistani. Një vit më parë janë dëbuar 11.982. Ndërsa para pandemisë korona, në vitin 2019, numri i të dëbuarve ishte 22.000, gati dy herë më i lartë.

"Në fakt partitë në pushtet nuk kanë bërë pothuajse asgjë”, kritikon deputetja e CSU-së, Lindholz. Dëbimet janë vërtet të vështira për individët në fjalë. Por këto raste janë një "pasojë e domosdoshme e të drejtave tona të azilit dhe qëndrimit".

Politikania e të majtës, Clara Bünger, nga ana tjetër, është e shqetësuar sepse të prekurit shumë shpesh dëbohen në vendet ku ka luftë, represion politik ose varfëri. "Në dëbimin e përditshëm, ka gjithmonë dhunë policore, poshtërim dhe pranga”, shton Bünger.

Qeveria do të nënshkruajë marrëveshje për riatdhesim

Qeveria pohon se dëshiron të dëbojë njerëzit më shpejt dhe në mënyrë të vazhdueshme. Për këtë ekziston tani edhe një zyrë dhe një person i caktuar. Ish-ministri i integrimit i landit Renania Veriore-Vestfalia, Joachim Stamp (FDP), mori postin e përfaqësuesit special për marrëveshjet e migracionit më 1 shkurt. Zyra e re ndodhet në Ministrinë e Brendshme. Në një deklaratë për shtyp ai bën të ditur se:

"Kushdo që dëshiron të punojë në Gjermani duhet t'i jepen mundësi reale".

Nga ana tjetër, kriminelët dhe njerëzit e rrezikshëm do të duhej të dëboheshin. Për këtë është e nevojshme të vendosen "marrëveshje praktike dhe të bazuara në partneritet me vende të rëndësishme të origjinës". Studiuesi i migracionit Gerald Knaus e konsideron zyrën e re si një ide të mirë.

"Përqendrimi tek të gjithë rrezikuesit dhe shkelësit që mund të deportohen,”- është një punë ambicioze, thotë Knaus në një intervistë për DW. Megjithatë, po aq i rëndësishëm është edhe "formimi i koalicioneve europiane” për këtë qëllim.

Shumë vende evropiane janë në limit të mundësive, sepse ka ardhur një numër i madh i azilkërkuese. Përveç kësaj, katër milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet e BE-së për të kërkuar mbrojtje nga lufta në atdheun e tyre.

Edhe BE-ja dëshiron të dëbojë njerëzit më shpejt. Në të gjithë Bashkimin Evropian, vetëm çdo i pesti i huaj pa të drejtë qëndrimi është dëbuar vitin e kaluar. "Ne kemi një normë shumë të ulët kthimi dhe shoh se mund të bëjmë përparim të rëndësishëm këtu", tha së fundmi Komisionerja e Çështjeve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson.

Një nga arsyet kryesore të dëbimit të ngadalshëm janë problemet me vendet e origjinës, të cilat nuk duan t'i pranojnë prapë qytetarët e tyre, tha Johansson. Ajo dëshiron të ushtrojë më shumë presion mbi vendet e origjinës. Dëbimet janë të vështira "sepse vendet e tjera duhet të bashkëpunojnë dhe shpesh nuk kanë interes për ta bërë këtë," tha për DW studiuesi i migracionit Knaus. Shtetet e Ballkanit, si dhe Moldavia dhe Gjeorgjia, bashkëpunuan shumë mirë, thotë Knaus, sepse ata nuk donin që qytetarëve të tyre t'u hiqej statusi i lëvizjes pa viza për në BE.

BE do të shtojë presionin

Sipas një dokumenti të BE-së, politika e vizave është "një nga instrumentet më të rëndësishme për përmirësimin e bashkëpunimit me vendet e treta në fushën e kthimit dhe ripranimit". Kjo mund të nënkuptojë, për shembull, se afati për përpunimin e aplikimeve për viza nga vendet që nuk janë të gatshme t'i pranojnë të dëbuarit zgjatet ose tarifat e vizave rriten. Maroku, Tunizia dhe Algjeria konsiderohen si dele të zeza në këtë çështje. Vende të tilla shpesh nuk u lëshojnë as dokumente qytetarëve të tyre, ose nuk i njohin dokumentet e BE-së. Ndaj kthimi praktikisht është i pamundur. BE-ja tashmë ka marrë një qasje më të ashpër për lëshimin e vizave për shtetasit e Bangladeshit, Irakut, Gambisë dhe Senegalit. Sipas BE-së, presioni mund të rritet edhe përmes zvogëlimit të ndihmave ekonomike për vendet jo bashkëpunuese. Por ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser u shpreh kundër kësaj, që ka shkaktuar kritika të opozitës. "Faeser flet për dëbimet në Berlin, por i bllokon ato në Bruksel”, tha për DW eksperja e CSU-së, Lindholz.

Atentatori i dyshuar në trenin rajonal gjerman nuk mund të dëbohej nga vendi, megjithëse edhe më parë ka bërë një sulm me thikë. Por pyetja e ministres së Brendshme Faeser: "Pse njerëzit që janë kaq të dhunshëm janë ende këtu në Gjermani?", është shpeshtuar edhe nga të tjerët. Pritshmëritë e përfaqësuesit të ri të qeverisë për migracionin, Joachim Stamp, janë të larta, se kriminelët dhe personat e rrezikuar nga idetë terroriste do të dëbohen në mënyrë më konsekuente në të ardhmen./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës