LIVE UPDATES
Bota

SHBA kufizime eksporteve për firmat iraniane për shkak të prodhimit të dronëve për Rusinë

Firmat dhe organizatat e tjera iu shtuan listës së kontrollit të eksporteve të Shteteve të Bashkuara për entitetet që angazhohen në aktivitete që janë në kundërshtim me sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe me interesat e politikës së jashtme amerikane

1 Shkurt 2023, 14:13 Nga I.A
SHBA kufizime eksporteve për firmat iraniane për shkak të
Drone

SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën të martën kufizime të reja tregtare ndaj shtatë entiteteve iraniane për shkak të prodhimit të dronëve që Rusia ka përdorur në sulmin në Ukrainë, tha Departamenti amerikan i Tregtisë. Firmat dhe organizatat e tjera iu shtuan listës së kontrollit të eksporteve të Shteteve të Bashkuara për entitetet që angazhohen në aktivitete që janë në kundërshtim me sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe me interesat e politikës së jashtme amerikane.

Shtesat e reja në “listën e entiteteve” të Departamentit të Tregtisë u publikuan në një dokument paraprak të dërguar Regjistrit Federal të Shteteve të Bashkuara, që është gazeta zyrtare e qeverisë, dhe që publikohet zyrtarisht të mërkurën. Që kur Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës në shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara dhe mbi 30 vende të tjera janë përpjekur të degradojnë bazën e saj ushtarake dhe të industrisë së mbrojtjes, duke përdorur kontrollin ndaj eksporteve për të kufizuar qasjen e Rusisë tek teknologjia.

Entitetet iraniane janë: Projektimi dhe Prodhimi i Motorëve të Avionëve, Forca Aerospaciale e Gardës Revolucionare Islamike, Organizata Xhihadiste për Vetëmbështetje dhe Kërkime të Gardës Revolucionare Islamike, Kompania Oje Parvaz Mado Nafar, Kompania Paravar Pars, Industria e Aviacionit Qods, dhe Industria e Aviacionit Shahed. Çdo kompani që furnizon këto entitete duhet të kenë liçenca për të dërguar mallrat dhe teknologjinë, por këto pritet që të mos miratohen, me përjashtim të liçencave për ushqime dhe medikamente. Liçencat do të shqyrtohen rast mbas rasti.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork tha se “sanksionet nuk kanë efekt tek kapacitetet e Iranit për prodhimin e dronëve, pasi dronët prodhohen të gjithë brenda vendit. Ky është një tregues i fortë se dronët e rrëzuar në Ukrainë përdorin pjesë të prodhuara nga vende perëndimore dhe që nuk i përkasin Iranit”. Në janar, Kanadaja njoftoi se do të blejë sisteme të raketave amerikane NASAMS për t’ia dërguar Ukrainës. NASAMS është një sistem tokësor për mbrojtjen ajrore me rreze të shkurtër dhe të mesme që mbron ndaj dronëve, raketave dhe sulmeve të avionëve. Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës dy sisteme NASAMS, dhe po përgatitet dërgimi i sistemeve të tjera.

Sisteme të tjera tokësore të mbrojtjes ajrore si ato Patriot, të kompanisë Raytheon Technology Corp., i janë premtuar Ukrainës nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda, ndërsa aleatët shpresojnë të shmangin prerjet e energjisë në të ardhmen.

Marrë nga REL

shba drone iraniane

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale