LIVE UPDATES
Bota

BE: Marrëdhëniet me Kinën "të rikalibrohen"

Dy çështje të mëdha gjeopolitike janë në qendër të takimit dyditor të ministrave të Jashtëm të BE në Stokholm: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe marrëdhëniet me Kinën. Vendime ende nuk ka, por disa gjëra qartësohen.

13 Maj 2023, 08:08 Nga I.A
BE: Marrëdhëniet me Kinën "të rikalibrohen"
Foto Ilustruese

BRUKSEL- "Kina do të jetë tema kryesore sot" ishte shprehur para takimit joformal të ministrave të Jashtëm të BE i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Autoriteti i BE për Politikën e Jashtme ka përgatitur një dokument për marrëdhëniet e BE me Pekinin, për të arritur në një pozicion të përbashkët të BE. Këto diskutime do të përgatisin takimin e Këshillit të BE në fund të qershorit, i cili do të "rikalibrojë" marrëdhëniet me Kinën. Të premten në mbrëmje, Borrell tha se ministrat e kanë përshëndetur dokumentin.

Kina: Edhe më tej partnere, konkurrente, rivale sistemi?

Që në vitin 2019, BE i përcakton marrëdhëniet me Kinën në trekëndëshin partnere, konkurrente, rivale sistemi. Në këtë pikë nuk priten ndryshime. Në dokumentin e brendshëm të BE, të cilin e ka në dorë Deutsche Welle, BE thekson, se varet nga sjellja e Kinës kundrejt BE, se si do të balancohen këto tre aspekte. Edhe më tej theksohet se bashkëpunimi me SHBA është i pazëvendësueshëm. Në këtë linjë u shpreh edhe kancelari Scholz në fjalimin e tij para Parlamentit Europian këtë javë.

BE ende kërkon një strategji kundrejt Kinës. Në qendër qëndron ideja e "uljes së rreziqeve". "Ne si europianë nuk duam shkëputje, 'de-coupling', por duam të minimizojmë rreziqet, që kërcënojnë sigurinë tonë", tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock në Stockholm. Por në vitet e fundit rivaliteti me Kinën është shtuar.

Terren i vështirë: Sanksionet kundër Rusisë

Në takimin të premten nuk duhej të merreshin vendime, por paketa e 11 e sanksioneve kundër Rusisë ka luajtur rol pas dyerve të mbyllura. KE paraqiti një propozim javën e kaluar, ku parashikohen masa që do t'i pengonin shtetet e tjera të anashkalojnë sanksionet. Edhe kjo paketë mund të ketë ndikim në marrëdhëniet BE-Kinë. Baerbock tha, se ka pasur të dhëna, se janë dërguar në Rusi materiale lufte dhe mallra me përdorim të dyfishtë. "Në Kinë është bërë e qartë, se nuk do të ketë furnizim me materiale lufte", tha ministrja e Jashtme gjermane. Mallrat me përdorim të dyfishtë janë ato që krahas përdorimit civil mund të përdoren edhe për qëllime ushtarake.

Ndërkohë Hungaria ka kërcënuar me bllokimin e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë. Për sa kohë banka më e madhe hungareze, OTP ndodhet në listën ukrainase të mbështetësve të luftës së Rusisë, qeveria hungareze nuk do të negociojë më sanksione të reja, që kërkojnë viktima të tjera, bëri të ditur ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto në Stokholm.

Ndryshim paradigme në politikën e sanksioneve?

Masat ndëshkuese që diskutohen tani janë të ashtuquajtura, sanksione dytësore, sqaron Tobias Gehrke nga Instituti European Council on Foreign Relations. Kjo do të thotë që produktet që janë të sanksionuara, përmes një kompanie në një shtet të tretë arrijnë megjithatë në Rusi. BE deri tani nuk vepron dot, sepse mund të sanksionojë vetëm kompanitë brenda BE. Në këtë debat eksperti vëren një ndërrim paradigme, sepse deri tani BE nuk ka folur për masa të tilla ndaj këtyre kompanive. Tani flitet për një listë vendesh që luajnë rol në anashkalimin e sanksioneve. Por ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis shprehu dyshime në Stokholm, se vendet e BE do të bien në ujdi. "Nuk jam i sigurtë, nëse ndalimi i një vendi do të ishte eficient", tha ai, duke mbështetur idenë e penalizimit direkt të kompanive që mënjanojnë sanksionet.

Të shtunën debati vazhdon, me prani të ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba. Pata takimit ai kërkoi armë të tjera nga Gjermania dhe e shikon këtë vend me rol kyç në furnizimin me armë. Me koncernin e armatimit, Rheinmetall kemi një "titan të industrisë së armatimit në Europë e ndoshta në botë", tha Kuleba për «Welt am Sonntag».

Marrë nga DW

josep borrell peter szijjarto dmytro kuleba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet