LIVE UPDATES
Bota

BE: Hyn në fuqi regjistrimi digjital në kufi për të huajt

BE-ja nis sistemin e ri elektronik të kontrollit në kufi EES për shtetasit jashtë këtij komuniteti. Të gjithë ata që udhëtojnë për në BE duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike. Vulat në pasaporta së shpejti hiqen.

12 Tetor 2025, 16:57 Nga I.A

BE: Hyn në fuqi regjistrimi digjital në kufi për të huajt

BRUKSEL- Sipas të dhënave të Komisionit Europian rregullorja e re që hyri në fuqi këtë të dielë (12.10.2025) synon regjistrimin e detajuar digjital të hyrje-daljeve në kufi për të gjithë shtetasit jashtë BE-së. Në sistemin e automatizuar udhëtarët duhet të skanojnë pasaportën në kufi, ku gjithashtu në sistem do të regjistrohen edhe gjurmët e gishtërinjve si dhe një fotografi e udhëtarit.

Për shtetasit gjermanë dhe shtetas të vendeve të tjera anëtare në BE nuk do të ndryshojë asgjë nga procedurat që aplikohen aktualisht.

Regjistrimi digjital i të dhënave personale

Me hyrjen për here të parë në hapësirën Shengen shtetasit nga vende jo anëtare të BE-së duhet të regjistrojnë të dhënat personale. Në hapësirën Shengen me përjashtim të Irlandës dhe Qipros bëjnë pjesë të gjitha vendet anëtare të BE-së si dhe Islandës, Norvegjisë, Zvicrës dhe Lihtenshtajnit.

Në udhëtimet e mëtejshme do të kërkohet vetëm njohja biometrike e fytyrës. Sistemi do të zëvendësojë vulën në pasaportë me aplikimin elektronik. Për ta përshpejtuar procesin në kufi, disa të dhëna mund të jepen paraprakisht përmes aplikacionit ose në terminalet me vetëshërbim të pasagjerit. Për pasagjerët drejt Britanisë së Madhe, që përdorin portin e Doverit, ose terminalin e Eurotunelit në Folkstone ose në stacionin e trenit Eurostar në St Pancras në Londër, regjistrimi bëhet përpara largimit nga Britania e Madhe. Përjashtime ka për njerëzit, që posedojnë një kartë me lejen e qendrimit dhe janë të lidhur drejtpërdrejt me një shtetas të BE-së. 

Të luftohen mashtrimet dhe migracioni ilegal

BE përmes këtij sistemi të ri synon të krijojë më shumë siguri dhe të parandalojë qarkullimin e kriminelëve. "Sistemi i hyrje-daljeve në kufi është shtylla digjitale bazë e kuadrit tonë të ri të përbashkët europian për migracionin dhe azilin", deklaroi komisari i BE-së për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner. EES do të ndihmojë, që të verifikohen personat, të cilët shkelin afatet e lejuara të qendrimit. Gjithashtu synohet të luftohen mashtrimet me identete të reme dhe të kufizohet migracioni ilegal. Në gjashtë muajt e adhshëm sistemi do të vihet gradualisht në funksionim në të 29 shtetetet e hapësirës Shengen. Krahas 25 vendeve nga BE janë pjesë e Shengenit edhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Nga 10 prilli 2026 ky sistem do të duhet të funksionojë në të gjitha pikëkalimet kufitare në kufijtë e jashtëm europianë. Nga kjo datë edhe vula në pasaportë do të hiqet përfundimisht. Në Gjermani pas aerportit të Dyseldorfit pasojnë me këtë sistem edhe aeroportet Frankfurt mbi Main dhe Mynih, sikurse vuri në dukje Ministria e Brendshme. Të gjithë aerportet e portet e tjera do të përfshihen gradualisht në këtë sistem. Edhe udhëtarët me tren mund të preken, si p.sh. ata që kalojnë kufirin përmes trenit Eurostar nga Londra në Paris, Brukselose Amsterdam drejt Gjermanisë.

Së shpejti me pagesë dhënia e lejes së hyrjes në vendet e BE-së

Sistemi EES është hapi i parë i një sistemi kufitar që synon të vendosë BE-ja. Në tremujorin e parë të vitit 2026, sipas BE-së, do të aplikohet edhe një tarifë shtesë për lejen e udhëtimit për të huajt jashtë komunitetit, të cilëve nuk u nevojitet vizë. Kjo prek shtetas nga rreth 50 vende – si shtetasit nga vende europiane p.sh. Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Serbia, por edhe nga SHBA, Kanada, Mbretëria e Bashkuar, Brazili, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli dhe Koreja e Jugut. Shtetasit nga këto vende do të duhet të aplikojnë në të ashtuquajturin sistem ETIAS. Autoritetet përmes këtij sisitemi në rast të rezervave për sigurinë ndaj aplikantit edhe mund ta refuzojnë lejen e udhëtimit. Sisteme të ngjashme ekzistojnë ndërkohë në Britaninë e Madhe dhe në SHBA./DW

be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet