LIVE UPDATES
Bota

"Mission Impossible në Paris"/ Analiza: Lecornu sërish kryeministër! Franca përjeton një déjà-vu politike në skenë të hapur

Riemërimi i Lecornu-s tani shuan shpresën e partisë socialiste (PS), që më në fund të mund ta ketë ajo nga radhët e veta kryeministrin. Që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në verën 2024 Macron nuk ka më forcë politike në Asamblenë Kombëtare me një shumicë të mjaftueshme.

12 Tetor 2025, 07:42 Nga E. D
"Mission Impossible në Paris"/ Analiza: Lecornu sërish
Lecornu

FRANCË- Në fund të një jave plot kthesa tani francezët të paktën e dinë, që Emmanuel Macron nuk do ta zgjidhë krizën që ka mbërthyer prej muajsh politikën – as me shpërbërjen e Asamblesë Kombëtare dhe as me dorëheqje. Në vend të kësaj presidenti Emmanuel Macron përsëri ngarkoi me krijimin e qeverisë kryeministrin në detyrë Sébastien Lecornu.

Karta e fundit e Macron-it?

Riemërimi i Lecornu-s tani shuan shpresën e partisë socialiste (PS), që më në fund të mund ta ketë ajo nga radhët e veta kryeministrin. Që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në verën 2024 Macron nuk ka më forcë politike në Asamblenë Kombëtare me një shumicë të mjaftueshme. Megjithatë aleanca Nouveau Front populaire (NFP – Fronti i ri Popullor) që konkuroi në zgjedhje si aleancë e socialistëve me komunistët, ekologjistët dhe populistët e majtë të La France Insoumise (LFI) ka më shumë mandate se sa dy blloqet e tjera të mëdha -  partia e djathtë nacionaliste Rassemblement National (RN) e Marine Le Pen dhe Jordan Bardella si dhe kampi i presidentit i zgjeruar edhe me republikanët konservatorë (LR).

Macron deri tani i ka varur shpresat tek një kryeministër nga radhët e veta. Por si Michel Barnier (LR) ashtu edhe François Bayrou u rrëzuan nga parlamenti. Pra a nuk ka ardhur koha për një kohabitacion – një bashkëpunim të presidentit me kampin kundërshtar? Ndërsa një aleancë me populistët e majtë të LFI është e përjashtuar, një marrëveshje me socialistët mund të ishte e mundshme.

Mission Impossible për Lacornu

Të premten (10.10.2025) Macron ftoi në pallatin Élysée personelin drejtues të partive me përjashtim të LFI-së dhe RN-së, për të gjetur një zgjidhje ndaj bllokadës politike. Javën e ardhëshme duhet të kalojë në parlament buxheti për vitin 2026, në mënyrë që të respektohet afati kushtetues. Agjencitë e vlerësimit të riskut dhe përfaqësues të ekonomisë janë të shqetësuar për stabilitetin në Francë në sfondin e borxheve të larta shtetërore dhe zhvillimeve politike.

Tensionet ndizen kryesisht lidhur me tema, që prej vitesh po e përçajnë Francën: politika sociale, mosha e pensioneve dhe disiplina buxhetore. Por ndryshe nga Gjermania ku në rend të ditës janë kompromiset përtej kufijve partiakë, në Francë mungon tradita për aleanca të zgjeruara qeveritare. Kursi i kursimeve i qeverive të deritanishme i parashikuar për vitin e ardhshëm, i kalon limitet për socialistët, ndërsa Macron refuzon strikt, përkundër rezistencës së madhe, tërheqjen ose pezullimin e reformës tashmë të miratuar të pensioneve.

Tani e gjitha varet nga socialistët

Socialistët, votat e të cilëve mund të vendosin për fatin e qeverisë së re, e kanë rritur presionin ndaj presidentit. Nëse Lecornu nuk e "pezullon menjëherë dhe plotësisht reformën e pensioneve", ai do të rëzohet nga parlamenti, deklaroi sekretari i përgjithshëm i PS-së Pierre Jouvet të shtunën (11.10.2025) për agjencinë e lajmeve AFP. Në deklaratën e tij qeveritare kryeministri duhet gjithashtu të deklarojë, se nuk do ta përdorë nenin e diskutueshëm 49.3, që lejon miratimin e buxhetit pa votën e parlamentit. "Nëse nuk vepron kështu", thotë Jouvet, "deputetët nuk do t'ia japin atij votëbesimin."

Vëzhguesti bëjnë fjalë për një akrobaci politike në Paris. Lecornu nuk mund të veprojë duke e injoruar tërësisht të majtën – njëkohësisht ai nuk duhet të tregojë asnjë dobësi kundrejt kampit të presidentit. "Ai la të kuptohet, se për tolerim ose pjesëmarrje të së majtës mund ta pezullojë reformën e pensioneve, e cila parashikon rritjen graduale të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç, analizon Jacob Ross nga Shoqata gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) – një "sinjal fatal", sikurse thekson eksperti për Francën. 

Po troket ora e Le Pen  

Ende është e hapur, se si do të jetë kabineti II i Lacornu-s. Presioni ndaj kryeministrit dhe presidentit është masiv – jo vetëm nga e majta. Ditët e fundit disa të besuar të Macron-it janë distancuar nga presidenti. Ish-kryeministri Édouard Philippe, partia e të cilit Horizons deri tani kishte ministra, kërkon madje dorëheqjen e presidentit. Ministri i Brendshëm Bruno Retailleau, njëkohësisht edhe kryetari i republikanëve, ka deklaruar, se nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të ri, edhe ministra të tjerë po tentojnë hapur të tërhiqen.

Marine Le Pen e ndjek ndërkohë këtë teatër politik nga një distancë e sigurtë. Në kongresin e 131 kombëtar të forcave të zjarrfikësve në provincë ajo prezantohet e afërt me popullin, vlerëson rekrutët e rinj dhe kërkon pajisje më të mira për forcat operative. Shefi i RN-së Jordan Bardella konsideron se Macron në Élysée "është më i izoluar dhe më i vetmuar se asnjëherë tjetër". Ai e quan qeverinë e re "një shaka të shëmtuar, një turp demokratik dhe një poshtërim për francezët". Në platformën X ai njëkohësisht deklaron, se do ta rëzojë sa më shpejt të jetë e mundur kabinetin qeveritar. Le Pen dhe Bardella kërkojnë zgjedhje të reja, ose dorëheqjen e presidentit.

Teatër politik

"Sonte në mbrëmje e konsideroj misionin tim si të përfunduar", deklaroi Sébastien Lecornu të mërkurën në mbrëmje në edicionin qendror të lajmeve që ndiqet nga një publik milionash. Kthimin e tij pas tri ditësh, që vetëm sa mund t'i shtyjë zgjedhjet e parakohshme, ai nuk e ka aspak me eufori, mendojnë shumë vëzhgues. Por sidoqoftë Lacornu pas riemërimit në platformën X deklaroi të premten: "Unë e pranoj – nisur nga ndjenja e përgjëgjësisë – misionin që më ka besuar presidenti". Eshtë një mision "i vështirë, por një rrugë që mund të përshkohet".

Shumë francezë ndërkaq nuk mund ta marrin seriozisht këtë teatër politik. Besimi tek institucionet, thotë eksperti Ross, ka rënë ndjeshëm. Kjo raskapitje politike pasqyrohet edhe në sondazhe. Rassemblement National ndërkohë me 35 përqind do t'i fitonte qartazi që në raundin e parë zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke lënë pas si aleancën e majtë ashtu edhe kampin e Macron-it.

Gjithnjë e më shumë qytetarë reagojnë të shtangur ndaj këtyre përçapjeve në Paris dhe kërkojnë që të ketë konseguenca. Sipas sondazheve të fundit dy të tretat e francezëve kërkojnë dorëheqjen e presidentit. Por Macron e përjashton këtë. Ai thotë, se do ta përmbushë mandatin e tij deri në pranverën e vitit 2027, kështu i ka siguruar ai të premten në pallatin Élysée kryetarët e partive./DW

france

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet