LIVE UPDATES
Bota

BBC zbulon një rrjet mashtruesish që përfitojnë nga imazhet e Holokaustit të krijuara me Inteligjencë Artificiale

Organizatat e dedikuara për ruajtjen e kujtimit të Holokaustit thonë se pamjet po krijojnë shqetësim te të mbijetuarit dhe familjet e tyre.

29 Gusht 2025, 09:34 Nga V.Ç
BBC zbulon një rrjet mashtruesish që përfitojnë nga imazhet
foto e krijuar me inteligjence artificiale

BRITANI- Një rrjet ndërkombëtar mashtruesish që poston në Facebook pamje të krijuara nga inteligjenca artificiale të viktimave të Holokaustit, është zbuluar nga një hetim i BBC-së. Organizatat e dedikuara për ruajtjen e kujtimit të Holokaustit thonë se pamjet po krijojnë shqetësim te të mbijetuarit dhe familjet e tyre.

Ata kanë kritikuar gjithashtu kompaninë Meta, duke thënë se u lejon përdoruesve në platformën e saj ta shndërrojnë mizorinë në një “lojë emocionale”. Ekzistojnë vetëm disa foto origjinale të shkrepura brenda kampit të përqendrimit të Aushvicit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Por në muajt e fundit, mashtruesit duke përdorur inteligjencën artificiale kanë postuar pamje të rreme që pretendojnë se janë shkrepur nga brenda kampit, të tilla si një i burgosur që luan violinë ose të dashuruar që takohen në kufijtë e gardheve – duke tërhequr dhjetëra mijëra pëlqime dhe shpërndarje.

"Këtu kemi dikë që sajon dhe deformon historitë... për një lloj loje të çuditshme emocionale që po ndodh në mediat sociale", tha Pawel Sawicki, një zëdhënës i Memorialit të Aushvicit në Poloni.

"Kjo nuk është një lojë. Kjo është një botë reale, vuajtje të vërteta dhe njerëz të vërtetë që duam dhe duhet t’i përkujtojmë."

BBC ka gjurmuar shumë nga këto pamje në llogaritë e një rrjeti krijuesish përmbajtjeje me bazë në Pakistan, të cilët bashkëpunojnë. Ata po shfrytëzojnë programin e Metës për t’u paguar.

Një llogari me emrin Abdul Mughees, i listuar si person që jeton në Pakistan, postoi pamje duke pretenduar se kishte fituar 20,000 dollarë përmes këtyre skemave në mediat sociale, përfshirë atë të Metës. Një postim tjetër duket se tregon se llogaria ka grumbulluar më shumë se 1.2 miliardë shikime në përmbajtjet e publikuara gjatë një periudhe katërmujore. 

Midis shumë postimeve në Facebook nga llogaria e Abdul Mughees janë disa foto të krijuara nga inteligjenca artificiale të viktimave fiktive të Holokaustit dhe histori të rreme që përfshijnë një fëmijë të fshehur nën dysheme ose një foshnjë të lënë në shinat e trenit jashtë një kampi përqendrimi.

Analiza e BBC-së mbi aktivitetet online të llogarisë dhe dhjetëra të tjerave të ngjashme sugjeron se ato po postojnë pothuajse ekskluzivisht "mashtrime të krijuara përmes inteligjencës artificiale".

Aushvici është bërë një temë popullore për faqet dhe grupet me tematikë historike. Disa me emra të tillë si "Tregime pa Kohë" dhe "Parajsë Historie" postonin më shumë se 50 herë në ditë.

Në qershor, Muzeu i Aushvicit paralajmëroi se llogari të tilla po merrnin postimet e tyre, duke i përpunuar ato përmes modeleve të inteligjencës artificiale dhe shpesh po shtrembëronin detajet historike ose po fabrikonin tërësisht rrëfimet dhe viktimat.

Në një postim në Facebook, Muzeu tha se këto pamje ishin një "shtrembërim i rrezikshëm" që "nuk respekton viktimat dhe ngacmon kujtesën e tyre".

Të mbijetuarit dhe familjet janë gjithashtu të shqetësuar nga kjo skemë mashtrimi, sipas një organizate që promovon edukimin dhe kërkimin mbi Holokaustin.

"Ata nuk e kuptojnë se çfarë po shohin në të vërtetë," tha Dr. Robert Williams, nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.

Ai tha se të mbijetuarit e Holokaustit kishin një "ndjenjë trishtimi që kjo gjë është lejuar të ndodhë", pavarësisht investimeve qeveritare dhe filantropike në fushatat e ndërgjegjësimit.

"Ata mendojnë se përpjekjet e tyre nuk kanë qenë të mjaftueshme," tha ai.

"Kjo është një gjë shumë e trishtueshme dhe i duhet dhënë rëndësi, sepse të mbijetuarit e fundit do të na lënë së shpejti."

Meta nuk i nxit në mënyrë të qëllimshme përdoruesit të postojnë histori të rreme, përfshirë këtu ato rreth Holokaustit, por sistemi i saj i shpërblen postimet me angazhim të lartë. BBC ka gjetur gjithashtu llogari të fshehta të inteligjencës artificiale me bazë në Indi, Vietnam, Tajlandë dhe Nigeri.

Për të kuptuar pse këto rrjete po prodhojnë masivisht lloje specifike përmbajtjeje, BBC foli me një burrë pakistanez, Fazal Rahman, i cili është i regjistruar në disa skema monetizimi të përmbajtjes së mediave sociale dhe thotë se kjo punë është bërë burimi i tij i vetëm i të ardhurave.

Edhe pse thotë se nuk krijon vetë imazhe të Holokaustit dhe nuk e dinte se çfarë domethënie kishte fjala kur iu kërkua fillimisht, ai vepron në të njëjtat grupe në Facebook si ata që e bëjnë këtë.

Rahman tha se një faqe në Facebook me 300,000 ndjekës mund t’i fitonte pronarit të saj 1,000 dollarë amerikanë në muaj nëse do të kishte “përmbajtje premium” të dedikuar për audienca me vlerë më të lartë nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Evropa. Ai vlerëson se shikimet perëndimore vlenin tetë herë më shumë për postim sesa ato nga Azia.

BBC ka parë video udhëzuese hap pas hapi se si modelet e njohura të inteligjencës artificiale mund të përdoren për të krijuar vazhdimisht pamje dhe tekste me histori të rreme. Në një video, krijuesi i kërkoi chatbot-it të inteligjencës artificiale të rendiste ngjarjet kryesore historike që mund të përdoreshin si bazë për krijimin e përmbajtjes dhe iu dha Holokausti si një nga përgjigjet.

Këshilla të tjera të dhëna nga disa krijues përfshijnë sugjerime se si të mashtrojnë audiencat, duke i bërë faqet e tyre të imitojnë entitete të tjera për të ndërtuar audiencë dhe për t'u bërë të pranueshëm për programin CM të Metës.
Facebook ka një funksion transparence për faqet, i cili u lejon përdoruesve të gjurmojnë emrat e mëparshëm të faqeve.

Duke përdorur këtë veçori, BBC-ja zbuloi se shumë faqe që kishin postuar përmbajtje të krijuar nga inteligjenca artificiale rreth Holokaustit – shpesh të pasakta dhe të pavlera – më parë ishin paraqitur si entitete të ndryshme,  përfshirë departamente zyrtare zjarrfikësish në SHBA, biznese tregtare dhe influencues amerikanë – të gjitha pa pëlqimin e tyre.
Këto faqe, sipas postimeve publike të krijuesve të tyre, mund të shiten ose të jepen me qira për ata që kërkojnë të hyjnë në tregun e krijuesve të përmbajtjes.

BBC-ja i kërkoi një përgjigje kompanisë Meta në lidhje me disa profile që kishin postuar përmbajtje të krijuar nga inteligjenca artificiale me tematikë Holokaustin dhe që duket se kishin ndjekur praktika mashtruese. Disa prej profileve dhe grupeve u hoqën, përfshirë edhe ato që ishin sinjalizuar fillimisht nga Memoriali i Aushvicit në qershor.

Inteligjenca artificiale është përdorur edhe më parë për të përkujtuar Holokaustin dhe për të sjellë në jetë historitë e viktimave të vërteta, por Dr. Williams nga Aleanca Ndërkombëtare për Kujtimin e Holokaustit paralajmëron se ekziston rreziku që kjo të kontribuojë në krijimin e një përshtypjeje se historia e Holokaustit është në njëfarë mënyre e trilluar.

ai holokaust meta skemë mashtrimi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës