14 Shtator 2023, 18:17
Nga I.A

ANGLI- Një pilot rus qëllimshëm gjuajti me raketa në drejtim të një avioni vëzhgues të Forcës Ajrore Mbretërore në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Zi vitin e kaluar, raportoi BBC të enjten. Rusia ia kishte lënë fajin një “keqfunksionimi teknik” për këtë incident.
Transmetuesi britanik tha se, në bazë të komunikimeve të dëgjuara, piloti rus i aeroplanit luftarak rus Su-27 gjuajti në drejtim të avionit të paemëruar britanik në shtator 2022, pasi e kishte marrë një urdhër të paqartë nga një stacion tokësor rus, dhe se bashkëpiloti i tij ishte përpjekur ta ndalte.
Avioni britanik ka sensorë të cilët i përgjojnë komunikimet, prandaj ekuipazhi i tij ka qenë në gjendje ta dëgjojë incidentin. Në publik, zyrtarët britanikë s’i kanë dhënë rëndësi incidentit. Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe asokohe, Ben Wallace, tha para ligjvënësve në tetor se një avion luftarak rus “e lëshoi një raketë në afërsi” të një avioni britanik dhe se i kishte kërkuar shpjegim ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu.
Ai tha se Rusia ishte përgjigjur duke thënë se “ishte një keqfunksionim teknik i avionit luftarak Su-27”.
“Ne nuk mendojmë se ky incident përbën përshkallëzim të qëllimshëm nga ana ruse, dhe analizat tona erdhën në përfundim se ishte për shkak të një keqfunksionimi”, tha Wallace.
I pyetur për raportin e se enjtes, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe tha se Wallace e “kishte informuar Parlamentin britanik tri javë pas incidentit, në interes të transparencës dhe sigurisë”.
“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë ta mbrojmë sigurinë e operacioneve tona, të shmangim përshkallëzime të panevojshme dhe ta njoftojmë publikun dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha Ministria. “Ky incident është një paralajmërim i vërtetë i pasojave të mundshme të pushtimit barbar të Ukrainës nga Putini”.
Max Blain,zëdhënësi i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, tha se kryeministri është i bindur se Wallace nuk i kishte keqinformuar ligjvënësit me deklaratën e tij, duke shtuar se “natyrisht, ka kufizime në të dhënat operacionale të cilat mund të thuhet publikisht për arsyeje sigurie”.
Marrë nga REL
ben wallace rishi sunak
Bota
14 Shtator 2023, 18:14
a.l
Albin Kurti
BRUKSEL- Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel për dialogun Kosovë-Serb...
Bota
14 Shtator 2023, 17:48
a.l
Foto ilustruese
SHBA- Panelistët në Kongresin e Meksikës thanë UFO-t paraqesin kërcënim për hapësirën ajrore t...
Bota
14 Shtator 2023, 17:52
r.ll
foto nga vendngjarja
SERBI- Këshilltari i opozitës në Kuvendin e Topoles në Serbi ka lyer veten me benzinë dhe më pas i ka v&...
Bota
14 Shtator 2023, 17:33
a.l
Arabia Saudite
ARABI SAUDITE- Ministria e mbrojtjes e Arabisë Saudite ka ekzekutuar dy personel ushtarak, të cilët akuzohen pë...
Bota
14 Shtator 2023, 17:31
a.l
John Kirby
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi sot (të enjten) të japë detaje rreth marrëveshjeve ush...
Bota
14 Shtator 2023, 17:28
r.ll
Prokuroria Speciale e Kosovës
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur të enjten aktakuzë k...
Bota
14 Shtator 2023, 17:22
a.l
Vladimir Putin dhe Elon Musk
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin lavdëroi të martën Elon Musk, duke e quajtur nj&e...
Bota
14 Shtator 2023, 17:15
a.l
Jair Bolsonaro
BRAZIL- Brazili ka kërkuar zyrtarisht ndihmën e zbatimit të ligjit të SHBA në hetimet që përfshijnë ...
Bota
14 Shtator 2023, 17:00
a.l
Mbledhja
SHBA- NASA deklaron se studimi i UFO-ve do të kërkojë teknika të reja shkencore, duke përfshirë satelit&eu...
Bota
14 Shtator 2023, 16:34
a.l
Albin Kurti
BRUKSEL- Pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Burksel, kryeministri Albin Kurti ka thënë ...