LIVE UPDATES
Bota

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Serbia manovron me armë nga Perëndimi, Kina, Rusia, ndërsa fqinjët e saj mbeten kryesisht të pajisur me teknologji perëndimore.

14 Shtator 2025, 09:12 Nga I.A
Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja
Albin Kurti

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi, Kina, Rusia, ndërsa fqinjët e saj mbeten kryesisht të pajisur me teknologji perëndimore.

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, thotë se ky kombinim e ka shndërruar Ballkanin prej kohësh në një miniaturë të rivalitetit global. Dhe, pasojat e këtij pozicionimi shtrihen përtej fushës së mbrojtjes.

“... sepse siguria sot nuk është vetëm çështje mbrojtjeje. Siguria është çështje infrastrukture, teknologjie, politike, ekonomike dhe ushtarake. Marrë parasysh këto, raportet që i ka krijuar Serbia [me Rusinë dhe Kinën] janë çështje e një shqetësimi jo të vogël”, thotë Mediu për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Harmonizimi i modernizimit ushtarak me synimet e deklaruara euroatlantike mbetet çështje e diskutueshme edhe për Nikolla Lluniqin, konsulent në Beograd për çështje gjeopolitike dhe të sigurisë.

“Do të ishte e pritshme që - nëse të gjitha vendet synojnë të anëtarësohen një ditë në NATO dhe sigurisht në Bashkimin Evropian - struktura evropiane e sigurisë të ishte plotësisht e përputhshme. Kjo nënkupton që blerjet ushtarake të koordinohen. Por kjo, normalisht, nuk ndodh në rajonin tonë, për shkak të historisë sonë të papërfunduar dhe narrativëve shpesh nacionalistë dhe agresivë”, thotë Lluniq.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë anëtare të NATO-s; Kosova dhe Bosnje e Hercegovina aspirojnë të anëtarësohen, ndërsa Serbia - edhe pse ushtarakisht neutrale - është pjesë e programit të NATO-s “Partneriteti për paqe”.

Vendet anëtare të NATO-s, në parim, kanë armatim të dizajnuar ose të përshtatur që të jetë i ndërveprueshëm. Kjo do të thotë se pajisjet duhet të flasin “gjuhën” e njëjtë teknologjike.

Në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës konfirmojnë për Exposenë se “të gjitha armët e blera nga Kosova në katër vjetët e fundit janë sipas standardeve të NATO-s. Kryesisht janë armë të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Gjermania etj”.

Zëdhënësja Liridona Gashi nuk zbulon se sa është shpenzuar këtë vit për armatim, por thekson se kjo qeveri ka investuar “shumëfish më shumë” se të kaluarat.

Këtë muaj, Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila është në proces të shndërrimit në ushtri me kapacitete të plota, ka pranuar dronë të blerë nga Shtetet e Bashkuara - modeli RQ-20 Puma LE.

FSK-ja vazhdimisht trajnohet në baza amerikane dhe evropiane dhe merr pjesë edhe në ushrime shumëkombëshe, si “Defender Europe”.

Në fund të vitit të kaluar, Kosova ka bërë edhe një marrëveshje me Turqinë për ndërtimin e fabrikës së parë të municionit. Gashi, nga Ministria e Mbrojtjes, thotë se pritjet janë që ajo të funksionalizohet “brenda dy vjetësh”. Ndërsa, për bashkëpunimin ushtarak të shpallur në mars mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, thotë se aktualisht “është duke u përpiluar plani i përbashkët i aktiviteteve”.

Në vijë me NATO-n janë edhe Forcat e Armatosura të Bosnje e Hercegovinës. Sipas planit të shpallur vjetor, ato do të marrin pjesë në 17 ushtrime këtë vit, përmes bashkëpunimit me NATO-n, nismave rajonale dhe marrëveshjeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

Nga të dhënat doganore në këtë vend duket se Bosnje e Hercegovina eksporton armë kryesisht në shtetet perëndimore dhe ato të Lindjes së Mesme, ndërsa importon kryesisht nga vendet fqinje dhe më gjerë.

Ajo që dallon në rajon është Serbia. Pjesëmarrja në programin “Partneriteti për paqe” i mundëson bashkëpunim të kufizuar me NATO-n, por ndërveprimet me Kinën dhe Rusinë e vendosin jashtë modelit të fqinjëve të saj.

Deri para pushtimit rus të Ukrainës, Serbia mbështetej kryesisht tek armët ruse, ndërsa pas ndryshimeve gjeopolitike, ajo iu drejtua Kinës, nga ku bleu, mes tjerash, dronë luftarakë e sisteme raketore.

Korrikun që shkoi, njësitë speciale të ushtrisë serbe zhvilluan edhe stërvitjen e tyre të parë të përbashkët me ushtarë nga Kina, në provincën Hebei, pavarësisht paralajmërimeve të BE-së, ku Serbia synon të anëtarësohet.

Javën e kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte në një samit në Kinë dhe paralajmëroi blerje të reja armësh nga shteti komunist.

“Sot, Kina është investitori më i madh në Serbi, si vend i vetëm - me 7.2 miliardë euro. Këtë vit, Republika Popullore e Kinës dhe Serbia do të kenë rreth 8.5 miliardë euro shkëmbime tregtare”, tha Vuçiq.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Serbia ka bërë shpenzimet më të mëdha ushtarake në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë pesë vjetëve të fundit, duke blerë armatim si nga Perëndimi, ashtu edhe nga Lindja.

Vetëm në vitin 2024, ajo ndau 2.2 miliardë dollarë për ushtrinë - rreth pesë herë më shumë se Shqipëria, që është anëtare e NATO-s. Kosova ndau rreth 162 milionë, krahasuar me 90 milionë të ndarë në vitin 2020.

Për Mediun, çekuilibri i tillë në investimet ushtarake ngre "flamurin e kuq".

“Serbia - po t’i shohësh politikat e saj në Bosnje e Herecegovinë e në mënyrë të veçantë në Kosovë - nuk ka hequr dorë kurrë nga pretendimet për të mbrojtur, siç thotë ajo, popullsinë serbe. Është i njëjti narrativ që ka përdorur edhe Rusia [për pushtimin e Ukrainës]. Pra, ajo s’ka për të hequr dorë nga dominimi në rajonin e Ballkanit”, thotë Mediu.

Si arsyetim për armatosjen e Serbisë, Vuçiq shpesh përmend “kërcënimet nga fqinjësia”, pa specifikuar se prej kujt. “Ne nuk do të prekim askënd, vetëm do të mbrojmë territorin dhe integritetin tonë”, deklaroi javën e kaluar në Pekin.

Për Lluniqin, kjo retorikë është për përdorim të brendshëm. Por, përpjekjet e tij për të balancuar mes të gjithëve, përfshirë Kinën dhe Rusinë, në një moment të caktuar mund t’i kthehen bumerang.

“Nëse kriza aktuale gjeopolitike eskalon, atëherë edhe vetë Serbia do të ishte në një situatë shumë të ndjeshme, ku askush nuk do ta pranonte statusin e saj neutral. Në një situatë të tillë, të gjithë do ta perceptonin Serbinë si një partnere të pabesueshme”, vlerëson Lluniq.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar koment edhe nga NATO-ja, edhe nga BE-ja për orientimin e Serbisë gjithnjë e nga Kina, por nuk ka marrë përgjigje prej asnjërit institucion.

Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, thotë se Kina kërkon pikëmbështetje në Evropë dhe Serbia, me nevojat e saj ekonomike dhe me lëkundjet e vazhdueshme mes Lindjes e Perëndimit, është partnere tërheqëse.

Shea nuk e përjashton mundësinë që Vuçiq, për shkak të trazirave të brendshme dhe tensioneve rajonale, të ndjekë një qasje më konfrontuese edhe ndaj fqinjëve.

Ai thotë se NATO-ja duhet t’i monitorojë nga afër zhvillimet e sigurisë, sidomos përgjatë kufijve dhe në zonat e prira për trazira, dhe të jetë e gatshme të reagojë shpejt nëse tensionet përshkallëzohen.

“Mendoj se është e rëndësishme tani që NATO-ja të ketë një të dërguar të posaçëm në rajon, i cili do të punonte bashkë me përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-së”, thotë Shea për Exposenë.

Për Kosovën, Serbia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë dhe stabilitetin. Dy vjet më parë, grupe të armatosura serbësh sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një polic. Beogradi mohoi përfshirjen, por autoritetet e Kosovës thanë se kanë prova që e lidhin atë drejtpërdrejt me sulmin.

Sipas profesor Fidair Berishës, nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Serbia nuk heq dot dorë nga pretendimet territoriale ndaj Kosovës.

“Neve na duhet një bashkëpunim i fortë ndërkombëtar sidomos me pesë vendet e QUINT-it. Garancia më e fortë është anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe një bashkëpunim i sinqertë dhe më i thelllë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë ai.

Rruga e Kosovës drejt NATO-s është ende e gjatë, meqë katër vende të aleancës nuk e njohin shtetësinë e saj. Dhe për më tepër, siç vlerësojnë komentuesit, Ballkani Perëndimor ka zbritur në listën e prioriteteve të Perëndimit - i tejkaluar nga lufta në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme.

Mediu sugjeron krijimin e kapaciteteve të përbashkëta ushtarake.

“E vetmja mënyrë për t’i bërë ballë këtij lloj agresioni politik të Serbisë në bashkëpunim me Kinën dhe Rusinë, është t’i ndërtojmë tri elemente të rëndësishme: një deterrancë ushtarake të vendeve të NATO-s në rajonin e Ballkanit, një deterrancë politike për një analizë të përbashkët të çështjeve të sigurisë dhe një deterrancë ekonomike. Këto janë të lidhura me njëra-tjetrën”, thotë ish-ministri shqiptar i Mbrojtjes.

Duke iu referuar përvojës së vendeve baltike, ai e vlerëson nismën e Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë për bashkëpunim në mbrojtje, me shpresën që ajo të ngrihet në një nivel më të avancuar.

Serbia, nga ana e saj, e ka kundërshtuar ashpër atë, duke paralajmëruar se nuk do të pranojë veprime të njëanshme që, sipas saj, cenojnë integritetin territorial. Shea, i njohur si zëri i NATO-s gjatë luftës në Kosovë më 1999, e mbyll me një mesazh thelbësor: askush nuk duhet lejuar të zihet në befasi. Sipas tij, filozofia e Napoleonit të Madh e përmbledh thjesht këtë parim: “Mund të të falet nëse humb një betejë, por jo nëse të kapin të papërgatitur”./REL

albin kurti nato

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet