LIVE UPDATES
Bota

Aziatiko-amerikanët grupi me rritjen më të shpejtë ndër votuesit amerikanë

Në zgjedhjet amerikane të këtij viti do të ketë dy milionë votues aziatiko-amerikanë më shumë se në zgjedhjet e katër viteve më parë, kur Joe Biden-i dhe Donald Trump-i u përballën për herë të parë. Kjo rritje i bën aziatiko-amerikanët një forcë votuese që mund të bëjë diferencën mes kandidatëve në garat e ngushta në shtetet Arizona, Xhorxhia dhe Nevada, thotë aktivistja për votën aziatiko-amerikane dhe të banorëve të ishujve të Paqësorit, Christine Chen.

28 Prill 2024, 17:16 Nga N.F
Aziatiko-amerikanët grupi me rritjen më të shpejtë ndër
Foto ilustruese

SHBA- Aziatiko-amerikanët janë grupi që po shtohet më shumë ndër votuesit amerikanë, sipas një studimi të Qendrës Pew Research Center. Siç njofton korrespondenti i Zëri të Amerikës, Scott Stearns, ky grup është tashmë në epiqendër të vëmendjes së kandidatëve për president, Joe Biden dhe Donald Trump.

Në zgjedhjet amerikane të këtij viti do të ketë dy milionë votues aziatiko-amerikanë më shumë se në zgjedhjet e katër viteve më parë, kur Joe Biden-i dhe Donald Trump-i u përballën për herë të parë. Kjo rritje i bën aziatiko-amerikanët një forcë votuese që mund të bëjë diferencën mes kandidatëve në garat e ngushta në shtetet Arizona, Xhorxhia dhe Nevada, thotë aktivistja për votën aziatiko-amerikane dhe të banorëve të ishujve të Paqësorit, Christine Chen.

“Kur ekipet elektorale janë në kërkim të votave të mëtejshme pasi zgjedhjet po fitohen me diferenca të ngushta, u duhet vërtet t’i kthejnë sytë nga elektorati aziatiko-amerikan. Pasi në vitin 2020, mbi 21% e këtij elektorati janë votues për herë të parë. Pra janë shumë të motivuar”, thotë zonja Chen.

Por çfarë kërkojnë nga një president i ardhshëm votuesit aziatiko-amerikanë? Zëri i Amerikës pyeti disa prej tyre.

“Unë kërkoj një president me energji pozitive, që të jetë në gjendje të mendohet mirë, të marrë vendimet e duhura dhe jo të presë nga ndihmësat e tij që ta bëjnë këtë”, thotë votuesi Samnang Khoeum.

“Për mua nuk ka rëndësi mosha. Për sa kohë janë në gjendje ta bëjnë punën dhe t’i ndihmojnë të gjithë qytetarët për t’u bërë më të mirë, për të gjetur punë, mundësi të mira në biznes, të përpiqen të na mbrojnë nga lufta. Mendoj se kjo është kryesorja për të gjithë”, thotë voutesja Hangkannha DeSalvo.

“Do të doja të shihja më shumë të rinj në pushtet pasi ata kanë më shumë kohë, dhe në veçanti, më shumë fuqi. Nuk është se kjo i mungon më të vjetërve, por ka ardhur koha për një brez të ri”, thotë votuesja Sophia Oumret.

“Mendoj vërtet se të gjithë kandidatët e sotshëm për president duhet të vinin nga një gjeneratë e re. E besoj vërtet këtë”, thotë votuesja Natalie Vu.

Votuesit aziatiko-amerikanë, të ishujve të Paqësorit dhe indigjenëve të Havajit motivohen më shumë nga aspektet ekonomike dhe të politikës së jashtme, thuhet në një anketim të bërë vitin e kaluar nga agjencia e lajmeve Associated Press. Tre nga dhjetë prej tyre ishin përgjigjur se përparësi kanë inflacionin dhe emigracionin.

“Mendoj se është më shumë emigracioni pasi kam parë shumë nga komuniteti aziatik të deportohen për në Kamboxhia. Prandaj do të doja të mësoja më shumë rreth emigracionit, se çfarë mund të bëjmë këtu për t’i ndihmuar njerëzit me emigracionin”, thotë votuesja Sichan Southimath.

“Çështjet e kujdesit shëndetësor dhe emigracionit janë shumë të rëndësishme për mua. Po kështu edhe e drejta e votës dhe që të sigurohemi që zgjedhjet nuk preken dhe se gjithçka është legjitime”, thotë votuesi Xavier Eang Lee.

“Tre çështjet e rëndësishme për mua janë emigracioni, ekonomia dhe luftërat në Ukrainë dhe Izrael dhe mundësia për një konflikt të përshkallëzuar në Lindjen e Mesme”, thotë votuesja Soben Pin.

Votuesit aziatiko-amerikanë ishin një faktor në zgjedhjet e mesmandatit në Pensilvani dy vite më parë dhe pritet të jenë gjithnjë e më shumë në epiqendër të vëmendjes së fushatave nga të dyja krahët për të fituar mbështetjen e tyre në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Marrë nga VOA

shba votim aziatiko-amerikane zgjedhjet presidenciale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet