LIVE UPDATES
Bota

Rritet trysnia për armëpushim, ndërsa Izraeli godet Gazën

Të shtunën protestues të shumtë izraelitë ushtruan presion ndaj qeverisë për të arritur një marrëveshje me Hamasin. Kundërshtimi global ndaj krizës humanitare në Gazë është rritur gjithashtu. Udhëheqësit botërorë dhe grupet e ndihmës po paralajmërojnë se një sulm së shpejti i Izraelit ndaj qytetit jugor të Rafahut, do të çonte në një numër masiv viktimash.

28 Prill 2024, 15:41 Nga N.F
Rritet trysnia për armëpushim, ndërsa Izraeli godet Gazën
Foto ilustruese

GAZA- Përpjekjet diplomatike u shtuan të dielën me synimin për të arritur një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë, ndërsa Izraeli po vazhdon sulmet ajrore e me artileri, ndaj territorit të goditur nga lufta. Një video e re, ku shfaqeshin dy pengjeve që mbahen nga militantët e Hamasit që prej 7 tetorit, kur grupi sulmoi Izraelin, shkaktoi zemërim në Izrael.

Të shtunën protestues të shumtë izraelitë ushtruan presion ndaj qeverisë për të arritur një marrëveshje me Hamasin. Kundërshtimi global ndaj krizës humanitare në Gazë është rritur gjithashtu. Udhëheqësit botërorë dhe grupet e ndihmës po paralajmërojnë se një sulm së shpejti i Izraelit ndaj qytetit jugor të Rafahut, do të çonte në një numër masiv viktimash.

Një zyrtar i lartë i Katarit i kërkoi Izraelit dhe Hamasit që të tregojnë “më shumë përkushtim e seriozitet” në negociatat për armëpushim, pas gati shtatë muaj luftë në Gazë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit Majed al-Ansari në një intervistë për përditshmen liberale “Haaretz” u shpreh i zhgënjyer duke shtuar se secila palë ka marrë vendimet e saj bazuar në interesat politike dhe jo të mirën e civilëve.

“Ne shpresonim të shihnim më shumë përkushtim dhe më shumë seriozitet nga të dyja palët”, deklaroi ai. Pa dhënë shume detaje zoti al-Ansari tha se bisedimet janë ndalur e të dyja palët i mbahen pozicioneve të tyre.

Marrëdhëniet mes Katarit dhe Izraelit kanë qenë të tensionuara gjatë gjithë luftës, pasi disa politikanë në Izrael, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, e kanë kritikuar Katarin se nuk ka bërë trysni mjaftueshëm ndaj Hamasit.

Në një tjetër zhvillim, teksa Izraeli nuk është tërhequr nga ideja për të ndërhyrë në qytetin Rafah, presidenti palestinez Mahmoud Abbas thotë se vetëm Shtetet e Bashkuara mund të ndalojnë Izraelin për të ndërmarë këtë sulm.

“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t'i kërkojnë Izraelit që të mos sulmojë Rafahun. Amerika është i vetmi vend në gjendje të parandalojë Izraelin që të kryejë këtë krim”, tha zoti Abbas gjatë një takimi të Forumit Ekonomik Botëror në kryeqytetin saudit Riad.

Abbas shtoi se sulmi izraelit, të cilin ai e pret të ndodhë brenda disa ditësh, mund të detyrojë një pjesë të madhe të popullsisë palestineze të largohet nga territori dhe sipas tij kjo do të ishte katastrofa më e madhe në historinë e popullit palestinez.

Izraeli, thotë se në këtë qytet fshihen batalionet e mbetura të Hamasit. Ndërkohë të shtunën në mbrëmje me mijëra vetë u mblodhën në Tel Aviv duke kërkuar lirimin e pengjeve dhe dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë së tij.

Demonstruesit protestuan për mënyrën se si administrata izraelite po trajton luftën kundër Hamasit. Lufta filloi kur Hamasi kreu një sulm terrorist ndërkufitar në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor, në të cilin sipas autoriteteve izraelite, 1200 njerëz u vranë dhe 253 u morën peng.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, sulmet izraelite kanë vrarë 34 mijë palestinezë. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera.

Marrë nga VOA

gaza lufta izrael-palestine armepushim

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës