LIVE UPDATES
Bota

Autoritetet e emëruara nga Rusia në Kherson urdhërojnë evakuime të popullatës

Administrata rajonale pro-Kremlinit u bënte thirrje civilëve, që të zhvendoseshin më thellë në territorin e kontrolluar nga Rusia, për shkak të asaj që e cilësuan situatë të tensionuar në front.

22 Tetor 2022, 21:07 Nga k.m.
Autoritetet e emëruara nga Rusia në Kherson urdhërojnë
Foto ilustruese

Autoritetet e emëruara nga Rusia kanë urdhëruar të gjithë banorët e qytetit jugor të Ukrainës, Khersonit, të largohen menjëherë, mes një përparimi të dukshëm të forcave ukrainase. Në një postim në Telegram të shtunën pasdite, administrata rajonale pro-Kremlinit u bënte thirrje civilëve, që të zhvendoseshin më thellë në territorin e kontrolluar nga Rusia, për shkak të asaj që e cilësuan situatë të tensionuar në front.

Në postim aludohej gjithashtu për një kërcënim nga ana që cilësoheshin bombardime e sulme të tmerrshme nga Kievi. Khersoni ra në duart e Moskës që në ditët e para të sulmit ndaj Ukrainës që nisi më 24 shkurt. Ndërkohë në një kohë që janë shënuar rreth 8 muaj luftë në Ukrainë, forcat ruse po godasin infrastrukturës jetike të vendit me synimin sipas ekspertëve për ta shkatërruar atë tërësisht.

Rusia ka intensifikuar numrin e sulmeve ndaj infrastrukturës jetike të Ukrainës, duke synuar të lërë banorët pa energji elektrike apo ujë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se që nga 10 tetori forcat ruse kanë shkatërruar gati një të tretën e termocentraleve të vendit. Vendi shpreson tashmë që kursejë energji elektrike ndërsa dimri po afron. Pas një takimi mes presidentit Zelenskyy, anëtarëve të qeverisë, përfaqësuesve të ndërmarrjeve elektrike e zyrtarëve lokalë u njoftua se do të kishte kufizime në furnizimin me energji elektrike në të gjithë Ukrainën nga ora 7 deri në orën 11 të mëngjesit. Po kështu dritat në rrugët e qyteteve nuk do të ndizen. Ukrainasit thonë se do të qëndrojnë të patundur pavarësisht nga sulmet dhe situata e vështirë e krijuar në vend. Ata thonë se kanë marrë të gjitha masat për të përballuar dimrin.

“Asgjë nuk krahasohet me kohën kur Borodyanka ishte nën pushtimin rus, në fillim të muajit mars. Atëherë ishte ftohtë, ne qëndronim të fshehur në bodrum. Mungesa e energjisë elektrike sigurisht që nuk është diçka e mirë, por ne mund të jetojmë edhe pa energji elektrike”, thotë një banor në qytetin Borodyanka.

“Nuk është një gjë e mirë që nuk do të kemi drita, sidomos për ne që ndjekim mësimin online. Të bie dëshira për të studiuar. Megjithatë ne do të rezistojmë”, thotë kjo vajzë 11-vjeçare.

Ekspertët thonë se strategjia e re e Rusisë është shkatërrimi i infrastrukturës jetike të Ukrainës me synimin për t’ua vështirësuar jetën banorëve e që ata të fajësojnë për këtë, qeverinë e tyre./VOA

rusia lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet