LIVE UPDATES
Bota

Arrestohet ish-ligjvënësi amerikan, akuzohet se përdori informacione sekrete

Këto çështje janë në mesin e aktpadive të ngritura ndaj nëntë personave në qytetin e Nju Jorkut, të përfshirë në katër skema të veçanta të përdorimit në mënyrë të paligjshme të informacionit të brendshëm, që u bënë publike sot.

25 Korrik 2022, 21:21 Nga e.k
Arrestohet ish-ligjvënësi amerikan, akuzohet se përdori
Stephen Buyer

SHBA- Prokuroria e Nju Jorkut ka ngritur akuza ndaj ish-ligjvënësit nga Indiana Stephen Buyer, drejtues i një kompanie që operon në fushën e teknologjisë, i cili ka përfituar në mënyrë të paligjshme, falë shitjes dhe blerjes së aksioneve në bursë, bazuar në informacione sekrete që nuk janë parashikuar për konsum publik, shkruajnë mediat e huaja.

Po kështu në dy raste të veçanta, janë ngritur akuza ndaj një personi që po përgatitej për të qenë agjent i FBI-së, si dhe një bankieri në fushën e investimeve. Këto çështje janë në mesin e aktpadive të ngritura ndaj nëntë personave në qytetin e Nju Jorkut, të përfshirë në katër skema të veçanta të përdorimit në mënyrë të paligjshme të informacionit të brendshëm, që u bënë publike sot.

Ky konsiderohet si një nga aksionet më domethënëse nga ana e forcave të zbatimit të ligjit ndaj kësaj dukurie në një dekadë. Prokurori Damian ëilliams dhe zyrtarë të tjerë federalë u zotuan të rrisin përpjekjet për ndjekje penale të ngjashme në të ardhmen. Ata thanë se të akuzuarit kanë përfituar në rrugë të paligjshme miliona dollarë.

Në një konferencë shtypi Prokurori ëilliams tha se rastet, janë vazhdimësi e premtimit të tij për të qenë “i vendosur në çrrënjosjen e veprimtarive kriminale në tregjet financiare (amerikane)”.

Në aktakuzën e ngritur ndaj Stephen Buyer thuhej se ai përvetësoi sekretet që kishte mësuar si konsulent, për të fituar rreth 350,000 dollarë në mënyrë të paligjshme. Ligjvënësi republikan ka shërbyer në komisionin që mbikëqyr industrinë e telekomunikacionit, nga viti 1993 deri në vitin 2011.

Zoti Buyer, i cili u arrestua të hënën në Indiana, akuzohet se ka përdorur informacione sekrete për të blerë aksione gjatë një procesi bashkimi mes kompanive telefonike T-Mobile dhe Sprint, mes disa të tjerash. Në dokumente thuhet se ai përdori punën e tij si konsulent dhe lobist për përfitime të paligjshme.

Avokati i tij nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi me email për komente mbi çështjen.

Në një çështje civile, ngritur nga Komisioni Federal i Letrave me Vlerë në Manhatan kundër zotit Buyer, thuhej se ai bleu letra me vlerë të kompanisë Sprint në mars 2018, vetëm një ditë pasi mori pjesë në një lojë golfi me një ekzekutiv të kompanisë T-Mobile, i cili i foli ish-ligjvënësit mbi gjendjen e kompanisë dhe planet jopublike për të blerë Sprint-in.

Zoti Greëal tha se arrestimet nuk kishin për qëllim vetëm t’u dërgonin një sinjal profesionistëve të industrisë financiare për të mbrojtur sekretet dhe për të zbatuar ligjin, por synonin gjithashtu t’i dërgonin një mesazh po aq të fortë publikut” se entet rregullatore dhe strukturat e zbatimit të ligjit, janë përqendruar në mbajtjen e tregjeve të pastra.

‘Në një padi të dytë, tre drejtues të një kompanie të teknologjisë në Silicon Valley akuzohen për përdorimin e paligjshëm të informacionit të brendshëm që lidhej me një rast bashkimi korporatash, informacion të cilin, njëri prej tyre e mësoi nga punëdhënësi i tij.

Në një rast të tretë, një person që po përgatitej për t’u bërë agjent i FBI-së dyshohet se ka vjedhur informacione të brendshme nga ish e dashura e tij, e cila në atë kohë punonte në një firmë të madhe ligjore në Uashington. Sipas dokumenteve të gjykatës, ai dhe një mik i tij përftuan në rrugë të paligjshme më shumë se 1.4 milionë dollarë pasi mësuan se kompania Merck & Co do të blinte Pandion Therapeutics.

Në aktakuzën e katërt, thuhej se një bankier investimesh me bazë në Nju Jork kishte ndarë informacione sekrete me një tjetër person mbi bashkime të mundshme kompanish, duke rënë dakord që të ndanin përfitime të paligjshme në vlerën e rreth 280,000 dollarëve.

stephen buyer shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet