LIVE UPDATES
Bota

Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit/ Analiza: Protestat në Turqi dhe reagimet e Europës

Polica ka përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe topa uji kundër protestuesve, të cilët po valëvitnin flamuj turq dhe po mbanin në duar pankarta pro-opozitës. Thuhet gjithashtu se ka pasur përleshje mes policëve dhe protestuesve.

24 Mars 2025, 11:33 Nga M.B
Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit/ Analiza: Protestat në Turqi
Foto ilustruese

TURQIA- Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në Stamboll dhe në qytete të tjera nëpër Turqi për natën e pestë radhazi të dielën, pasi rivali kryesor politik i presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan, Ekrem Imamoglu u arrestua formalisht dhe u akuza për korrupsion. Polica ka përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe topa uji kundër protestuesve, të cilët po valëvitnin flamuj turq dhe po mbanin në duar pankarta pro-opozitës. Thuhet gjithashtu se ka pasur përleshje mes policëve dhe protestuesve.

Imamoglu, kryetar i Stambollit, pritej të zgjidhej gjatë një votimi më 23 mars si kandidat i Partisë Republikane Popullore (CHP) për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi, të planifikuara për vitin 2028. Por, Imamoglu dhe dhjetëra të tjerë, përfshirë politikanë, gazetarë dhe sipërmarrës u ndaluan më 19 mars si pjesë e një hetimi kundër korrupsionit.

Kryetari i njohur i Stambollit u arrestua formalisht më 23 mars dhe u akuza për “themelimin dhe menaxhimin e një organizate kriminale, marrjen e ryshfetit, përvetësimin” dhe vepra të tjera penale. Imamoglu - i cili është anëtar i CHP-së, partisë kryesore opozitare kundër aleancës qeverisëse të Erdoganit - ka mohuar akuzat kundër tij, duke i përshkruar ato si "akuza dhe shpifje të paimagjinueshme".

"Nuk do të përulem kurrë", shkroi Imamoglu në X para se të arrestohej.

Arrestimi i Imamoglut shihet si akt i motivuar politikisht për ta larguar atë nga gara presidenciale. Megjithatë, qeveria këmbëngul se gjykatat e vendit janë institucione të pavarura. Bashkëshortja e Imamoglut, Dilek Kaya Imamoglu, iu drejtua protestuesve pranë bashkisë së Stambollit në mbrëmjen e së dielës, duke u thënë se "padrejtësia" që ka përjetuar bashkëshorti i saj ka "prekur çdo ndërgjegje".

Arrestimi i Imamoglut dhe të tjerëve ka përshkallëzuar më tej tensionet politike dhe ka nxitur protesta në mbarë Turqinë, me demonstrues që janë mbledhur në të paktën 55 provinca për të shprehur mbështetjen e tyre për të. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, shkroi në rrjetet sociale se mbi 340 persona u arrestuan gjatë protestave në qytetet kryesore.

"Nuk do të ketë tolerancë për ata që kërkojnë ta prishin rendin shoqëror, ta kërcënojnë paqen dhe sigurinë e popullit dhe mbjellin kaos e provokime", tha ai, duke përmendur qytetet, mes të cilëve Stambolli, Ankaraja, Izmiri, Adana, Antalia, Çanakale, Eskishehiri, Konia dhe Edrene.

Megjithatë, kryetari i Bashkisë së Ankarasë, Mansur Yavas, i cili është gjithashtu anëtar i CHP-së, u tha gazetarëve të dielën se burgosja e kolegut të tij është turp për sistemin gjyqësor. Kryetari i CHP-së, Ozgur Ozel, e dënoi arrestimin e Imamoglut si "përpjekje për grusht shteti kundër presidentit tonë të ardhshëm". Disa vende evropiane kanë shprehur shqetësim për zhvillimet në Stamboll, duke thënë se kanë frikë për pasojat ndaj demokracisë pas këtij veprimi.

"Arrestimi i kryebashkiakut është thellësisht shqetësues", tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

"Turqia duhet t’i respektojë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur", shtoi ajo.

Imamoglu kryeson ndaj Erdoganit në disa sondazhe. Erdogani e ka arritur kufirin e dy mandateve si president, pasi më parë ka shërbyer si kryeministër i vendit. Nëse ai kërkon të garojë përsëri, siç pritet, duhet ose të shpallë zgjedhje të parakohshme ose ta ndryshojë Kushtetutën./ REL

turqia

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë