6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Një gjykatë turke urdhëroi të dielën burgosjen e Imamoglut, rivalit kryesor të presidentit Recep Tayyip Erdogan, në pritje të gjykimit nën akuzat për korrupsion.
TURQIA- Autoritetet turke i kanë ndaluar nëntë gazetarë - të cilët po i mbulonin protestat e natës në disa qytetet kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu - njoftoi të hënën Unioni i Gazetarëve i Turqisë. Nuk është e qartë ende arsyeja e ndalimit të gazetarëve.
Një gjykatë turke urdhëroi të dielën burgosjen e Imamoglut, rivalit kryesor të presidentit Recep Tayyip Erdogan, në pritje të gjykimit nën akuzat për korrupsion. Arrestimi i Imamoglut javën e kaluar ka nxitur protestat më të mëdha në vend në dekadën e fundit.
Megjithëse në shumë qytete protestat në rrugë u ndaluan nga autoritetet, ka pesë net radhazi që qytetarët kanë mbajtur protesta, kryesisht paqësore, kundër Qeverisë. Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), ka bërë thirrje për protesta kundër vendimit të gjykatës për Imamoglun, duke e cilësuar vendimin si të politizuar dhe jodemokratik.
Qeveria mohon se hetimet janë të motivuara politikisht dhe thotë se gjykatat janë të pavarura. Imamoglu i ka hedhur poshtë akuzat me të cilat ngarkohet, duke i quajtur ato "akuza dhe shpifje të papërfytyrueshme" dhe ka bërë thirrje për protesta në mbarë vendin.
Në një fjalim gjatë demonstratës në Stamboll, para selisë së bashkisë, lideri i CHP-së, Ozgur Ozel, tha të dielën se ata do të vazhdojnë protestat derisa Imamoglu të lirohet. Një fotograf i stafit të Agence France Presse (AFP) është mes gazetarëve të ndaluar, tha sindikata në një postim në X./ REL
Foto ilustruese IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi sot kreun e Shin Bet se ka kryer hetime pa leje për ministrin e Sig...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me portretin e tij zyrtar në Kapitolin e S...
foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetëso...
Çifti Vance GRENLANDA- Zonja e dytë e SHBA-ve Usha Vance planifikon një udhëtim në Grenlandë, territori vet&...
Imamoglu TURQI- Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu ka ndarë një mesazh nga burgu përmes avokatëve të tij duke thën&eu...
zjarret ne seul SEUL- Zjarrfikësit në Korenë e Jugut po luftojnë me zjarret që kanë shkatërruar juglindjen e vendit...
Foto RIAD- Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas i përmbyllën bisedimet e tyre në Arabinë Saudite të dielën, një dit...
Foto RIAD- Delegacionet ruse dhe amerikane do të fillojnë bisedimet e tyre ditën e sotme në Riad të Arabisë Saudite ...
Foto ilustruese GJERMANIA- Fatma punon si edukatore në Berlin. Që në mëngjes kur shkon në punë me makinë fillon dis...
Foto ilustruese TURQIA- "Arrestimi i kryebashkiakut është thellësisht shqetësues”, deklaroi përpara gazetarëve n&e...