LIVE UPDATES
Bota

Arratisja e Filenkos, kundërshtarit të Putin në Finlandë, rrëfimi: Nuk mund t'i shmangesh burgut përjetësisht

Në prill të vitit 2021, ai u arrestua në një protestë në mbështetje të liderit të opozitës, Aleksei Navalny. Por, deri në fund të muajit të kaluar ai kishte rezistuar të largohej nga Rusia, siç vlerësohet të kenë bërë qindra mijëra bashkatdhetarë të tij që kur Putini filloi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt.

11 Nëntor 2022, 08:02 Nga DOSJA
Arratisja e Filenkos, kundërshtarit të Putin në Finlandë,
Sergei Filenko

FINLANDË- Në prill, vetëm dy muaj pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin, Sergei Filenko u bë personi i parë në rajonin verior të Karelias të Rusisë që u ndëshkua për shkeljen e ligjit të ri që targeton ata që supozohet se "diskreditojnë" forcat e armatosura ruse. Ai u shpall fajtor për të njëjtën shkelje në qershor dhe kur erdhi koha për të paguar gjobën, Filenko nuk u tërhoq nga aktivizmi i tij: Ai shkroi mesazhe kundër luftës në bankënotat prej 5.000 rublash, të cilat i depozitoi për të shlyer dënimin.

"Ua ndaloj që këto para të shpenzohen për luftën dhe miqtë e Putinit," shkroi ai në një nga bankënotat.

Filenko, një shkrimtar dhe aktivist lokal në kryeqytetin rajonal, Petrozavodsk, ka një histori të gjatë në kundërshtimin e Qeverisë së Putinit. Në prill të vitit 2021, ai u arrestua në një protestë në mbështetje të liderit të opozitës, Aleksei Navalny. Por, deri në fund të muajit të kaluar ai kishte rezistuar të largohej nga Rusia, siç vlerësohet të kenë bërë qindra mijëra bashkatdhetarë të tij që kur Putini filloi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt. Edhe pasi Putini dha njoftimin për mobilizim ushtarak për të rritur numrin e trupave ruse më 21 shtator, Filenko kishte mëdyshje.

“E kam menduar kështu: nuk shkoj në ushtri dhe nuk më marrin dot me dhunë. Epo, edhe nëse më marrin me pranga, autobusi do të ndalojë diku për një pushim urinimi. Por, nuk mund të fshihesh nga burgu pafundësisht”, tha Filenko për North Realities të Radios Evropa e Lirë.

Por, i nxitur nga një mik, Filenko u bë pjesë e valës së fundit të rusëve që u larguan në Finlandë me një vizë turistike, përpara se autoritetet në vendin nordik të mbyllnin dyert për turistët rusë muajin e kaluar. Filenko tani u është bashkuar afro 1.000 rusëve që kanë aplikuar këtë vit për azil politik në Finlandë, një rritje masive në krahasim me vitet e mëparshme. Ai tani jeton në një banesë me katër azilkërkues të tjerë rusë në qytetin Imatra, rreth 10 kilometra nga kufiri rus, të cilët u laguan pasi Putini shpalli mobilizimin ushtarak. Filenko shpreson se do të gjejë punë së shpejti për të mbajtur familjen e tij që mbeti në Rusi.

"Mendoj vazhdimisht se si do t’i marr ata këtu, ku dhe kur do të shihemi përsëri. Por, gjëja kryesore tani është që të gjej një punë," tha ai.

Finlanda ka qenë prej kohësh një pikë e njohur për hyrjen e turistëve rusë në zonën Shengen të BE-së. Mirëpo, pas pushtimit rus të Ukrainës, Qeveria finlandeze ka kufizuar këto hyrje. Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, tha në gusht se “nuk është e drejtë që në kohën kur Rusia po zhvillon një luftë agresive dhe brutale në Evropë, rusët të mund të jetojnë një jetë normale, të udhëtojnë në Evropë, të jenë turistë". Më 30 shtator, Finlanda vendosi që t'ua ndalojë shtetasve rusë me viza turistike që të hyjnë në territorin e saj. Helsinki zyrtar tha që mobilizmi ushtarak "dhe rritja e shpejtë e numrit të turistëve që mbërrijnë në Finlandë dhe kalojnë transit përmes Finlandës, rrezikojnë pozicionin ndërkombëtar dhe marrëdhëniet ndërkombëtare".

Kjo masë, së bashku me masa të ngjashme nga qeveritë e tjera evropiane, ka shkaktuar debat në Perëndim nëse mbyllja e kufijve ndaj Rusisë është përgjigje e nevojshme ndaj agresionit të Moskës ose nëse kufizimet e tilla ndëshkojnë kundërshtarët e Putinit që përpiqen të largohen nga Rusia. Vitet e gjata të aktivizmit opozitar të Filenkos mund ta bëjnë atë të marrë më lehtë azilin politik, sesa rusët që u larguan vetëm për shkak të nxitjes nga ky mobilizim ushtarak. Ai i tha North Realities se kur po kalonte nga Rusia në Finlandë më 26 shtator, për disa orë u mor në pyetje nga rojet kufitare ruse për bindjet e tij politike përpara se të lejohej të kalonte kufirin.

“Ma morën pasaportën dhe pyetën nëse besoj vërtet se Navalny ishte helmuar”, tha Filenko, duke iu referuar helmimit të kreut të opozitës në vitin 2020 që qeveritë perëndimore ia atribuojnë Kremlinit.

Kur erdhi koha për të aplikuar për azil politik, Filenko e gjeti përsëri veten duke shpjeguar pozicionet e tij politike - në një intervistë për azil me një zyrtar të policisë finlandeze. Kur ai i tha zyrtarit përmes një përkthyesi se ishte zdrukthëtar dhe recidivist, oficeri i policisë u drejtua dhe u shfaq i hutuar, kujton Filenko.

“Më duhej të tregoja për të gjitha shkeljet e mia të përsëritura administrative, në çfarë tubimesh kisha marrë pjesë dhe për çfarë më arrestuan: në fillim u indinjova që Navalny ishte helmuar, pastaj për pushtimin e paprovokuar [në Ukrainë]. Me çdo 'vepër të përsëritur', polici u bë më miqësor", tha Filenko.

Filenko pret të marrë leje për të punuar në Finlandë në tre muajt e ardhshëm. Ndërkohë, ai frekuenton bibliotekën në Imatra, ndjek mësimet finlandeze dy herë në javë dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon duke mësuar gjuhën, thotë ai. Në fillim të tetorit, autoritetet finlandeze njoftuan se ukrainasit dhe rusët që kërkonin strehim në Finlandë do të strehoheshin ndaras, duke përmendur që ukrainasit mund të ndihen të frikësuar që të strehohen në të njëjtat hapësira me rusët, pas thirrjes për mobilizim ushtarak.

Filenko përshkruan se si takimet e tij me refugjatët ukrainas në Finlandë shkaktuan reagime të thella emocionale tek ai. Pasi mbërriti në Finlandë, ai kaloi disa ditë në dhe rreth qytetit Joensu, duke takuar miq dhe të njohur vendas për të kuptuar më mirë jetën aty. Derisa ishte atje, ai shkoi në një qendër komunitare ku mblidheshin familjet e refugjatëve ukrainas për të pirë çaj dhe kafe.

“U ula në një tavolinë ku gratë ukrainase po pinin çaj dhe po flisnin, dhe u ndjeva si një ushtar që u arratis nga Wehrmacht, diku në Zvicër me refugjatë francezë”, kujton Filenko. “Vendi im e ka pushtuar Francën, nuk e di si të sillem”.

Ai thotë se u ngrit në këmbë dhe doli nga kuzhina, “duke ecur nëpër korridor e duke mbajtur emocionet”.

"Dhe, pastaj një djalë vrapon pas meje, më përqafon [nga këmbët], më shikon... Unë gjithashtu e shikoj atë dhe pothuajse nisi të qaj", kujton Filenko. “Ndihem sikur jam në epiqendrën e së keqes, ku asgjë nuk mund të bëhet”.

Marrë nga REL

sergei filenko vladimir putin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet