LIVE UPDATES
Bota

Armenia dhe bjeshka që po zhduket

Mes faqeve që paraqesin trashëgiminë dhe kulturën armene gjendet një fotografi e manastirit Khor Virap.

10 Maj 2026, 09:08 Nga E.d
Armenia dhe bjeshka që po zhduket
Bjeshka e Araratit shihet pas monumentit Nënë Armenia në Jerevan

Duket se diçka po mungon nga pasaporta e re biometrike e Armenisë. Të paktën kështu thonë shumë njerëz në vend, të cilët e kanë vënë re një imazh të pazakontë në këtë dokument. Mes faqeve që paraqesin trashëgiminë dhe kulturën armene gjendet një fotografi e manastirit Khor Virap. Ky manastir i shekullit të XVII-të është i famshëm kryesisht për panoramën mahnitëse të Bjeshkës së Araratit në sfond. Megjithatë, në pasaportë, manastiri paraqitet nga një kënd ku në horizont shihen vetëm male të zakonshme dhe pa identitet të qartë. Kritikët e kanë quajtur këtë imazh të pazakontë “manovër” për ta shmangur përfshirjen e Araratit në dokumentin zyrtar.

Bjeshka e Araratit ndodhet brenda territorit të Turqisë dhe zyrtarisht njihet me emrin turk Bjeshka e Agrit, por në ditët e kthjellëta ai ngrihet dukshëm mbi Jerevan.

Bjeshka, me lartësi 5.100 metra, dikur ishte pjesë e mbretërive të lashta armene, por armenët etnikë u dëbuan nga vendbanimet përreth Araratit gjatë vrasjeve të organizuara nga shteti osman, të cilat janë njohur si gjenocid nga dhjetëra vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Kur kufijtë në rajon u rivizatuan pas Luftës së Parë Botërore, dy majat e Araratit mbetën brenda kufirit lindor të Turqisë moderne.

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, la të kuptohej për polemikën rreth paraqitjes së Khor Virapit në pasaportë, duke deklaruar gjatë një transmetimi live rishtazi me ministren e Brendshme Arpine Sargsian se “kemi zgjedhur një këndvështrim të tillë për t’iu përshtatur politikave tona dhe asaj për të cilën kemi diskutuar prej kohësh”.

“Duke qenë se kjo është pasaporta e Republikës së Armenisë, pasaporta pasqyron territorin e Republikës së Armenisë”, shtoi Pashinian. 

Mungesa e bjeshkës në pasaporta, të cilat pritet të hyjnë në përdorim në vjeshtën e vitit 2026, vjen pas një vendimi të Qeverisë në fund të vitit të kaluar për t’i hequr ikonat me majat e mbuluara me dëborë të Araratit nga vulat e pasaportave. Ky vendim shkaktoi zemërim në vend, përfshirë edhe një padi të ngritur kundër Qeverisë.

Politikani opozitar, Hayk Mamijanian, dënoi heqjen e bjeshkës nga vulat e pasaportës, duke u thënë gazetarëve se “është e pabesueshme me çfarë zelli Pashinian është i gatshëm t’i bëjë qejfin Turqisë apo Azerbajxhanit”.

Qëkurse Azerbajxhani e rimori me forcë ushtarake rajonin e Nagorno-Karabakut në vitin 2023, Armenia ka kërkuar t’i normalizojë marrëdhëniet me Azerbajxhanin fqinj dhe me Turqinë, të dyja armike historike të Armenisë.

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan paraprakisht një marrëveshje paqeje në vitin 2025, e cila përfshin një klauzolë që ua ndalon secilit vend të bëjë pretendime territoriale ndaj njëri-tjetrit. Turqia, aleate e ngushtë e Bakusë, ka kundërshtuar prej kohësh përdorimin e Araratit si simbol kombëtar armen, përfshirë edhe në stemën e Republikës Sovjetike të Armenisë. 

Joshua Kucera, analist në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, thotë se imazhi i Khor Virapit duket të jetë “pjesë e narrativit më të gjerë të ‘Armenisë reale’ që [Pashinian] po promovon, duke u përpjekur të përqendrojë vëmendjen e armenëve te çështjet brenda kufijve të tyre aktualë dhe jo te ‘Armenia historike’ jashtë tyre”.

Eksperti i Kaukazit thotë se kjo përpjekje për riformulim përfshin edhe rajonin e rimarrë të Nagorno-Karabakut në Azerbajxhan.

Disa druhen se një synim edhe më i rëndësishëm i Qeverisë së Pashinianit mund të jetë stema aktuale e Armenisë, e cila ka në qendër Bjeshkën e Araratit, mbi të cilin ndodhet Arkën e Noes. Sipas besimit të disa të krishterëve, anija mitike u ndal mbi malin Ararat pas përmbytjes biblike. Në vitin 2023, Pashinian e kritikoi stemën duke thënë se ajo përfaqëson “një dualitet mes Armenisë historike dhe Armenisë reale”. 

Edmon Marukian, politikan dhe ish-aleat i kryeministrit armen, e quajti heqjen e Araratit nga vulat e pasaportës në vitin 2025 një pararendëse të mundshme të ndryshimit të stemës së Armenisë. “Heqja e [Araratit] do të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës dhe të ligjit”, theksoi politikani, duke shtuar: “A jemi ne, si qytetarë, gati ta tolerojmë këtë?”

Në prill, Shërbimi armen i Radios Evropa e Lirë e pyeti Pashinianin për mundësinë që Ararati të hiqet nga stema. Kryeministri u përgjigj vetëm se: “Unë nuk po e shtroj një pyetje të tillë”./REL

armeni bjeshka e araratit armenët

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë