LIVE UPDATES
Bota

Një “blerës i ri” hyn në garë për NIS-in serb/ Kush do të jetë pronari i ri i Industrisë së Naftës së Serbisë?

Nga ana tjetër, gjiganti energjetik rus, Gazprom Neft, deklaroi se, tash për tash, po zhvillon negociata për shitjen vetëm me kompaninë hungareze të naftës, MOL.

10 Maj 2026, 07:26 Nga E.d
Një “blerës i ri” hyn në garë për NIS-in
Foto ilustrsue

Dy miliardë euro, të cilat, sipas raportimeve, janë siguruar nga një biznesmen serb, kanë rihapur çështjen se kush do të jetë pronari i ri i Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).

Në një prononcim të shkurtër për Radion Evropa e Lirë, Ranko Mimoviq, konfirmoi se ka dorëzuar një ofertë për shumicën e aksioneve në NIS, të cilat aktualisht janë në pronësi të investitorëve rusë.

Nga ana tjetër, gjiganti energjetik rus, Gazprom Neft, deklaroi se, tash për tash, po zhvillon negociata për shitjen vetëm me kompaninë hungareze të naftës, MOL.

Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, oferta e biznesmenit serb është “joserioze”.

Kompania “Senator Dva” e Ranko Mimoviqit, e cila, sipas raportimeve, ka dërguar ofertën te Gazprom Neft-i, është themeluar në Serbi në mes të vitit të kaluar, ndërsa për aktivitetin e saj ka shumë pak informacione publike.

Mimoviq është përmendur më herët në publik si biznesmen me një sërë kompanish në Serbi dhe në rajon - shumë prej të cilave janë mbyllur.

Veprimtaria e tij në Slloveni është shoqëruar me dyshime për mashtrim dhe pastrim parash.

Biznesmeni pa përgjigje për detajet e ofertës

NIS, për shkak të pronësisë shumicë ruse, është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës - gjë që, muajt e fundit, ia ka vështirësuar funksionimin prodhuesit të vetëm të naftës dhe derivateve në Serbi.

Për heqjen e sanksioneve, Uashingtoni kërkon largimin e kompanive ruse të energjisë nga NIS-i, ndërsa afati për këtë është 22 maji.

Derisa Moska po negocion shitjen me kompaninë hungareze MOL, në publik u shfaq edhe “lojtari i dytë”.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi më 6 maj se biznesmeni Ranko Mimoviq, përmes një kompanie deri tani të panjohur për publikun, u ka ofruar pronarëve rusë dy miliardë euro për shumicën e aksioneve në NIS.

Ai, gjithashtu, deklaroi se pronarët rusë e kanë “pranuar në parim” ofertën dhe se për këtë e ka informuar edhe Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) të Departamentit amerikan të Thesarit.

Kjo, sipas tij, ka ndodhur gjashtë muaj më parë.

Radio Evropa e Lirë i dërgoi pyetje përmes emailit, lidhur me ofertën dhe burimin e kapitalit për blerjen e mundshme të pjesës ruse në NIS, por Mimoviq nuk u përgjigj.

Nga zyra ligjore që e përfaqëson atë, thanë shkurtimisht për REL-in se “në këtë fazë vetëm mund t’i konfirmojnë të gjitha pretendimet e publikuara nga Reuters”.

Moska thotë se po negocion vetëm me Budapestin

Kompanitë ruse të energjisë, Gazprom Neft dhe Gazprom, kanë mbi 56 për qind të aksioneve në NIS.

Aktualisht thonë se po zhvillojnë negociata për shitjen vetëm me kompaninë hungareze, MOL.

“Gazprom Neft po përgatit në mënyrë aktive shitjen e pjesës së tij në NIS te kompania hungareze, MOL. Tani, janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme korporative dhe rregullatore. Kompania nuk po zhvillon asnjë negociatë tjetër për këtë çështje”, thanë nga kjo kompani për agjencisë Reuters.

MOL, gjithashtu, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se negociatat me pronarët rusë janë duke vazhduar.

Vuçiç nuk e merr seriozisht ofertën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk e njeh biznesmenin Mimoviq dhe se nuk është i informuar për synimet e tij për blerjen e NIS-it.

Ai, gjithashtu, tha se një gjë e tillë “nuk do të lejohej”.

“I gjeti dikush dy miliardë. Kompani serbe. A jeni seriozë? Nuk është marrë kurrë në jetën e tij me këtë punë dhe tani do ta blejë këtë. Po shteti i Serbisë pyetet, apo jo? Nuk mund ta blesh. Nuk lejon Serbia”, tha Vuçiq më 7 maj, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd. 

Vuçiq i mohoi edhe pretendimet që u shfaqën te një pjesë e publikut, se pushteti qëndron pas ofertës së Mimoviqit për blerjen e NIS-it.

“Fakti që ju keni rënë pre dhe keni besuar se pas kësaj qëndron dikush nga pushteti, flet për ju”, tha ai.

Ai shtoi se “kjo lojë nuk do të kalojë”.

“Ose do të vijë dikush që di se si menaxhohen dhe si udhëhiqen kompani të tilla në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme, ose lamtumirë të gjithëve”, u shpreh Vuçiq.

Beogradi, sipas tij, pret që negociatat mes pronarëve rusë dhe MOL-it të përfundojnë gjatë javës së ardhshme.

“Ka rreth katër-pesë pika mosmarrëveshjesh, por ne jemi të gatshëm për kompromis. Besoj se edhe pala hungareze është, si dhe ajo ruse”, tha Vuçiq.

Shteti i Serbisë, si pronar i vogël në NIS, është i përfshirë në negociata.

Qëllimi i tij është të rrisë pjesën e vet në kompani për 5 për qind, si dhe të ruajë funksionimin e rafinerisë në Pançevë - e vetmja në Serbi.

Megjithatë, fjala përfundimtare për shitblerjen i takon OFAC-ut amerikan, i cili duhet të miratojë transaksionin mes MOL-it dhe Gazprom Neft-it.

OFAC-u nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it lidhur me shitjen e NIS-it.

Çfarë ka Ranko Mimoviq në Serbi?
Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve në Serbi, Ranko Mimoviq është pronar i dy kompanive “motra”, me emër të ngjashëm - “KFT SENATOR TREASURY G.T.7. JEDAN” dhe “KFT SENATOR TREASURY G.T.7. DVA”.

Të dyja janë regjistruar në të njëjtën adresë dhe në të njëjtën datë - 18 gusht 2025, në Suboticë.

Kompanisë “Senator Jedan” i është hequr përkohësisht numri tatimor (PIB), i domosdoshëm për funksionim, ndërsa llogaria e saj është bllokuar për shkak të përmbarimit të detyruar.

“Senator Dva”, që përmendet si një nga blerësit e mundshëm të NIS-it, e ka llogarinë të bllokuar për një borxh prej rreth 80 eurosh.

Për aktivitetin e këtyre kompanive ka shumë pak informacione publike.

Ato janë krijuar nga ndarja e kompanisë mëmë “KFT SENATOR TREASURY G.T.7. DOO”, e cila, pas dy vjetësh funksionimi, u mbyll në gusht 2025.

Edhe për të ka pak të dhëna publike, përveç faktit se pasuria e saj është ndarë në kompanitë simotra, të cilat e kanë futur atë si kapital fillestar. 

“Senator Jedan” ka në kapitalin e saj aksione të një kompanie bullgare dhe obligacione të Gjermanisë dhe Kinës, me vlerë rreth 822 milionë euro.

“Senator Dva” ka të deklaruar si kapital një certifikatë depozite me të drejtë disponimi në bankën zvicerane Union Bank, për 15 tonë ar, me vlerë rreth 950 milionë euro.

Të dyja kompanitë janë të regjistruara për shërbime financiare dhe nuk kanë punonjës.

Gjatë vitit 2025 kanë qenë joaktive, ndërsa Mimoviq, në mars 2026, ka dorëzuar një raport në regjistrin e biznesit për mosaktivitetin e tyre gjatë vitit të kaluar.

Përveç kompanisë mëmë të mbyllur “Senator”, Mimoviq ka pasur edhe shtatë kompani të tjera në Serbi ndër vite, në fusha të ndryshme, por që sot nuk janë më aktive.

Ato janë marrë me përpunimin e frutave dhe perimeve, hoteleri, tregti me shumicë, pastrim uji dhe shpërndarje gazi përmes tubacioneve.

Të gjitha janë fshirë nga regjistri i biznesit.

Disa kanë përfunduar në falimentim, ndërsa të tjera në likuidim të detyruar - që do të thotë se janë mbyllur me vendim të institucioneve shtetërore.

Pse tani “blerësi i ri”?

Për gazetarin e çështjeve ekonomike në Serbi, Misha Bërkiq, është “interesant” fakti që biznesmeni Ranko Mimoviq, i përmendur si një nga kandidatët e mundshëm për blerjen e NIS-it, është shfaqur tani - në fazën përfundimtare të procesit të shitjes së kompanisë së naftës.

“Përse, nëse ai para rreth gjashtë muajsh ka dorëzuar një propozim në OFAC-un amerikan? Përse deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga OFAC-u? Ndoshta sepse kjo ofertë nuk është marrë seriozisht”, vlerëson Bërkiq për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, pas kësaj oferte nuk qëndron asgjë reale.

“Nuk ia vlen të komentosh diçka që është jashtë logjikës ekonomike dhe jashtë rrjedhave të realitetit”, shton ai.

Bërkiq thekson se në blerjet e kompanive të mëdha ndërkombëtare, transparenca është kyç.

“Kur një kompani shpall publikisht synimin për blerje, zakonisht tregon edhe si i ka siguruar paratë: ose nga kapitali i vet dhe fitimet, ose përmes tregjeve financiare, ose përmes një konsorciumi investitorësh që kanë siguruar fondet...”, shpjegon ai.

“Në këtë rast, të dalësh dhe të thuash ‘ofrojmë dy miliardë euro’ - çdo qytetar me njohuri minimale ekonomike e kupton që dy miliardë euro nuk janë dy miliardë klikera”, thotë Bërkiq.

MOL: Negociatat në përputhje me rregullat e sanksioneve

NIS-i është nën sanksionet amerikane që nga janari i vitit 2025.

Pas disa shtyrjeve, ato hynë në fuqi në tetor të po atij viti.

Qëllimi i sanksioneve të vendosura ndaj sektorit energjetik rus, ku përfshihet edhe NIS-i, është t’i pamundësojë Rusisë financimin e mëtejshëm të luftës në Ukrainë.

Kompania hungareze MOL, në përgjigjen dhënë Radios Evropa e Lirë, thekson se negociatat për blerjen me Gazprom Neft-in po vazhdojnë në përputhje me marrëveshjen kornizë të nënshkruar më herët, si dhe me rregullat e sanksioneve.

“Mbyllja e transaksionit, ndër të tjera, kërkon miratimin e OFAC-ut, si dhe të autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë”, thuhet në përgjigjen e MOL-it më 7 maj.

Aty, gjithashtu, theksohet se rafineria në Pançevë ka një rol strategjik shumë të rëndësishëm në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji.

“Qëllimi i kompanisë MOL është të forcojë më tej sigurinë e furnizimit në Serbi dhe rajon, si dhe të zhvillojë sinergji mes rafinerive. Nëse transaksioni realizohet me sukses, ne planifikojmë ta menaxhojmë impiantin në afat të gjatë”, thuhet në përgjigje.

Pikat e mosmarrëveshjes

Sipas ministres serbe të Energjisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, pikërisht rafineria është një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes në raportet Beograd-Budapest.

Ajo deklaroi më 7 maj, pas bisedimeve me udhëheqjen e MOL-it, se Serbia nuk është e kënaqur me propozimin e paraqitur.

“Bëhet fjalë për vijat e kuqe që kemi thënë se Serbia nuk do t’i kalojë - para së gjithash për funksionimin e ardhshëm të rafinerisë në Pançevë, kapacitetin e përpunimit të naftës së papërpunuar dhe mënyrën se si të sigurojmë që nivelet që dakordohen, respektohen”, shkroi Gjedoviq Handanoviq në llogarinë e saj në Instagram.

Sipas saj, tani pritet një propozim i ri nga MOL-i.

“Mua më duket qesharak informacioni se ministrja e Energjisë thotë se Serbia po negocion me menaxhmentin e MOL-it për bashkëpunim dhe punë të ardhshme”, vlerëson gazetari Bërkiq.

“Ne jemi vetëm vëzhgues të heshtur të asaj se si dy partnerë - hungarez dhe rus - po negociojnë procesin e shitblerjes”, shton ai.

Marrëveshja kornizë për blerjen e pjesës ruse në NIS është arritur në mes të janarit mes MOL-it dhe Gazprom Neft-it.

Në këto negociata, MOL-i kishte mbështetjen e kryeministrit të atëhershëm të Hungarisë, Viktor Orban.

Megjithatë, Orban humbi zgjedhjet në fund të prillit, ndërsa fituesi i tyre, Peter Magyar, paralajmëroi se do t’i rishikojë të gjitha kontratat që lidhen me sektorin energjetik rus - duke lënë të hapur mundësinë për rinegociim ose anulim të tyre, nëse do të jetë e nevojshme.

“Negocimi me menaxhmentin e vjetër të MOL-it është krejtësisht i pakuptimtë, sepse menaxhmenti i ri, ndoshta nën ndikimin e Qeverisë së re, mund të ketë një strategji të re biznesi dhe investimesh, për të cilën ne nuk dimë asgjë”, vlerëson Bërkiq.

MOL-i, sipas të dhënave nga faqja zyrtare e kompanisë, operon në mbi 30 shtete.

Aktiviteti i kompanisë është i përqendruar kryesisht në Evropën Qendrore dhe Lindore përmes shitjes me pakicë të karburanteve dhe rafinerive, por shtrihet edhe në Egjipt, Irak, Kazakistan, Azerbajxhan, Rusi dhe Pakistan.

Në Ballkan, MOL-i është i pranishëm në Rumani, Kroaci, Slloveni, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Kompania ka tri rafineri nafte - në Hungari, Sllovaki dhe Kroaci - ndërsa me blerjen e NIS-it do të siguronte edhe një rafineri tjetër, si dhe qindra pika karburanti./REL

serbi nafta dy miliardë euro

Sondazh

Poll

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027