LIVE UPDATES
Bota

Anketa: Gjermania vendi më i vlerësuar ndërkombëtarisht për rolin udhëheqës, Rusia e fundit

Vlerësimi për rolin e Gjermanisë ishte në nivelin 46% në vitin 2023, ndërsa ai për Shtetet e Bashkuara 41%. Si ekonomia më e madhe e Evropës, Gjermania gëzon një vlerësim prej 60% për rolin e saj udhëheqës në kontinent, duke e tejkaluar atë të Shteteve të Bashkuara me një epërsi dyshifrore.

24 Prill 2024, 17:32 Nga E. D
Anketa: Gjermania vendi më i vlerësuar ndërkombëtarisht
foto ilustruese

GJERMANI- Gjermania është vendi më i vlerësuar për rolin udhëheqës në skenën globale, sipas një ankete të re të Organizatës Gallup, të publikuar të martën. Anketa përfshinte njerëz nga 133 vende të botës.

Vlerësimi për rolin e Gjermanisë ishte në nivelin 46% në vitin 2023, ndërsa ai për Shtetet e Bashkuara 41%. Si ekonomia më e madhe e Evropës, Gjermania gëzon një vlerësim prej 60% për rolin e saj udhëheqës në kontinent, duke e tejkaluar atë të Shteteve të Bashkuara me një epërsi dyshifrore.

Shtetet e Bashkuara, një fuqi historikisht dominuese, përjetuan një rënie të lehtë në vlerësimet mbi rolin e saj udhëheqës në disa vende afrikane dhe Indi, vendi më i populluar në botë.

Vlerësimi negativ mbi rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara u rrit në 36%, duke shënuar një rritje prej 1% krahasuar me vitin paraprak.

Konflikti në Rripin e Gazës duket se ka ndikuar në vlerësimet mbi rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara në disa vende. Organizata Gallup ka parë një rënie të lehtë në vendet e anketuara pas fillimit të konfliktit Izrael-Hamas.

Mbështetja e palëkundur e Shteteve të Bashkuara për Izraelin duket se e ka rritur vlerësimin për rolin saj udhëheqës në Izrael në 81%, por në territoret palestineze vlerësimi shënoi një rënie në nivelin 11%.

“Shtetet e Bashkuara shihen si zbatuese jo konsistente e ligjeve ndërkombëtare humanitare dhe ligjeve për të drejtat e njeriut, duke dënuar Rusinë për shkeljet në Ukrainë, por duke mos kritikuar aleatët si Izraeli për shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar në Gazë”, thotë Maryam Zarnegar Deloffre, profesoreshë e çështjeve ndërkombëtare në Universitetin George Washington.

Vetoja e Shtetet të Bashkuara ndaj projektrezolutës për armëpushim në Rripin e Gazës, e mbështetur nga shumica e vendeve anëtare të OKB-së, mund të ketë goditur besimin në ligjet ndërkombëtare, tha profesoresha Deloffre për Zërin e Amerikës.

Anketa ofron një imazh të zymtë për Rusinë, veçanërisht në Evropë, me një vlerësim negativ për rolin e saj në botë prej më shumë se 90%. Megjithatë, në përgjithësi, vlerësimi për rolin udhëheqës të Rusisë në vitin 2023 ishte në nivel 22%, nga 21% që ishte në 2022.

Me 58% mbështetje Kina kishte vlerësimin më të lartë në Afrikë, e pasuar nga Shtetet e Bashkuara (56%), Gjermania (54%) dhe Rusia (42%). Por Shtetet e Bashkuara kanë një avantazh në fuqinë e diplomacisë ndaj Kinës në shumicën e pjesëve të botës.

Aftësitë udhëheqëse të Shteteve të Bashkuara morën vlerësimet më të larta në Kosovë sesa në pjesën tjetër të botës. 84% e të anketuarve në Kosovë vlerësuan në mënyrë pozitive rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara në skenën globale.

Vlerësimet më negative për rolin udhëheqësit të Shteteve të Bashkuara u shënuan në Federatën Ruse, ku 88% e të anketuarve thanë se nuk mbështesin rolin udhëheqës të Amerikës.

Shtetet e Bashkuara gëzojnë mbështetjen më të madhe në Amerikën Jugore, Qëndrore dhe atë Veriore, ku 39% e të anketuarve dhanë vlerësime të larta për rolin e tyre udhëheqës, të pasuar nga Gjermania me 29% mbështetje./VOA

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen