Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas njoftimit të publikuar në ueb-faqen e Gjykatës së Lartë në Beograd më 24 prill, edhe gjashtë ish-pjesëtar të Ushtrisë Jugisllave u dënuan me krime lufte.
BEOGRAD- Ish-anëtari i Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviç, u dënua me 20 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat përreth Pejës më 1999.
Sipas njoftimit të publikuar në ueb-faqen e Gjykatës së Lartë në Beograd më 24 prill, edhe gjashtë ish-pjesëtar të Ushtrisë Jugisllave u dënuan me krime lufte. Predrag Vukoviç u dënua me 13 vjet burgim, Abullah Sokiq me 12, Sinisha Mishiç me pesë, ndërkaq Lazar Pavlloviq, Sllavisha Kastratoviç dhe Boban Bogiçeviç u dënuan me nga dy vjet burgim secili.
Ndërkaq, Vellko Koriçanin dhe Millan Ivanoviç u liruan nga akuzat.
Sipas aktakuzës, ish-anëtarët e Detashmentit të 177-të të ushtrisë territoriale të Ushtrisë Jugosllave, (të njohur si "Çakallët"), morën pjesë në masakrat kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat Zahaq, Lubeniq, Qyshk dhe Pavlan gjatë prillit dhe majit të vitit 1999.
Të pandehurit, siç u tha në aktakuzë, morën pjesë në vrasjet dhe në shkatërrimin e pronave të civilëve. Prokurorët thanë se Toplica Milladinoviq si komandant i detashmentit, kishte urdhëruar dëbimin e civilëve shqiptarë dhe se ai kishte njohuri për vrasjet dhe vjedhjet gjatë zhvendosjes së dhunshme. Në aktakuzë u tha se vrasjet u kryen në mënyrë mizore dhe tinëzare, teksa në shumicën e rasteve viktimat u qëlluan pas shpine.
Më pas, shumica e trupave të viktimave u dogjën, në mënyrë që ata të mos mund të identifikoheshin. Vendimi i Gjykatës së Lartë të Beogradit mund të apelohet. Natasha Kandiq nga organizata joqeveritare, Fondi për të Drejtën Humanitare, pas vendimit se jeta e njeriut nuk është e rëndësishme.
“Ndjenja ime, pas 14 vjetësh që nga nisja e gjykimit për vrasjen e civilëve në Qyshk, Zahaq, Lubeniq dhe Pavlan, është se jeta e njeriut nuk është e rëndësishme në procedurat gjyqësore”, tha ajo përmes një deklarate të lëshuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare.
Gjykimi për këtë rast nisi më 2010. Vendimi i parë ishte marrë më 2014, por Gjykata e Apelit e Serbisë e kishte shfuqizuar atë më 2015./REL
foto nga vendngjarja RUSI- Dronët ukrainas i kanë goditur objektet e energjisë dhe karburantit në rajonin rus Smolensk, duke ua vë...
foto ilustruese GJERMANI- Gjermania ka ngritur akuza ndaj gjashtë shtetasve të huaj nën dyshimet se kishin planifikuar sulme terroriste n&eu...
makina fluturuese SLLOVAKI- Kompozitori francez Jean-Michel Jarre nuk është i panjohur për teknologjinë pioniere, kështu q&eu...
foto ilustruese GAZA- Bashkimi Evropian mbështeti të mërkurën një kërkesë të Kombeve të Bashkuara për nj&...
foto ilustruese JAPONI- Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë goditi të mërkurën prefekturën japoneze të Ibaraki&n...
foto ilustruese LIBAN- Ushtria izraelite tha të mërkurën se goditi 40 objektiva të Hezbollahut në Libanin jugor, ndërsa shk&e...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden pritet të miratojë të mërkurën projekt-ligjin që par...
foto nga vendngjarja KRAKOV- Një pilot polak i propozoi të dashurës së tij stjuardesë gjatë një fluturimi nga Varshava n...
foto ilustruese UKRAINA- Ukraina mori një këst të ri 1.5 miliardë euro të mbështetjes financiare nga Bashkimi Evropian të...
Foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Votuesit në Maqedoninë e Veriut shkuan në kutitë e votimit të mërkurën për...