LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Shkatërrim i plotë i objekteve bërthamore apo vetëm dëme të vogla?

Pas sulmeve amerikane në Iran vazhdon të mbetet e paqartë sa të rënda ishin dëmet. Trump pretendon se impiantet bërthamore janë shkatërruar plotësisht. Të tjerë - përfshirë Izraelin - janë shumë më të rezervuar.

26 Qershor 2025, 08:10 Nga E. D

 

Analiza: Shkatërrim i plotë i objekteve bërthamore apo vetëm
foto ilustruese

 

IRAN- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të jetë i bindur se sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit "i shkatërruan ato plotësisht” dhe e kthyen programin bërthamor të Teheranit "në disa dekada prapa”. Në takimin e NATO-s në Hagë, Trumpi tha se regjimi iranian: "nuk do të ndërtojë më bomba për një kohë të gjatë".

Po ashtu Trump i quajti njoftimet e New York Times dhe CNN, se prej sulmeve programi bërthamor i Iranit ishte penguar vetëm për disa muaj si "lajme të rreme" dhe përdori fyerje ndaj gazetës dhe stacionit televiziv.

Dëmtime jo shkatërruese

New York Times dhe CNN kishin njoftuar se sipas vlerësimeve fillestare të shërbimeve sekrete bombardimet amerikane gjatë fundjavës nuk arritën t'i shkatërronin objektet bërthamore nëntokësore të Iranit. Sipas raportit të shërbimeve sekrete prej bombardimeve ishin shkatërruar vetëm hyrjet e objektit Fordo, por jo vetë ndërtesat nëntokësore.

Raporti pesëfaqësh i shërbimeve sekrete supozon gjithashtu se para se të nisnin sulmet Irani i kishte zhvendosur rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në zona të tjera, shkruan New York Times.

Vlerësim i kujdesshëm nga Izraeli

Izraeli dha një vlerësim të kujdesshëm lidhur me efektin e sulmeve. "Është ende shumë herët për të gjykuar rezultatet e operacionit”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin. Por ai shtoi: "Unë besoj se i kemi dhënë një goditje serioze programit bërthamor. E kemi kthyer atë disa vite prapa."

Irani flet për dëme të rënda

Ministria e Jashtme iraniane deklaroi se dëmet në impiantet bërthamore ishin të rënda. Një zëdhënës i tha Al Jazeeras se nuk mund të jepte asnjë detaj, por se sulmet prej bombave bunkerë-shkatërruese ishin të forta dhe dëmet të rënda.

IAEA kërkon të inspektojë

Sqarime për gjendjen mund të japë Agjencia e OKB-së për Energjinë Bërthamore, IAEA. Ajo po këmbëngul që t'i lejohet sa më shpejt të jetë e mundur hyrja në impiantet bërthamore të sulmuara.

Shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, tha se kthimi i inspektorëve të tij ka përparësi kryesore. Ata duhet të vlerësojnë efektet e sulmeve dhe të verifikojnë rezervat e uraniumit të pasuruar, tha ai në një konferencë për shtyp pas një takimi të Kabinetit Austriak të Sigurisë në Vjenë. Kjo përfshin edhe tri impiantet e pasurimit të uraniumit.

Grossi pranoi se inspektimi i objekteve të dëmtuara nga lufta është i vështirë. Kurse radio-televizioni shtetëror i Iranit IRIB njoftoi se parlamenti në Teheran kishte vendosur që ta pezullojë përkohësisht bashkëpunimin me IAEA-n me seli në Vjenë./DW

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet