LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Pse shpresat se Kina mund ta shtyjë Iranin drejt paqes mund të jenë të gabuara

Ky rrëfim nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur, por udhëtimi i Zhait nëpër vendet e Gjirit Persik nxori në pah interesin e madh të Kinës për një përfundim të shpejtë të luftës SHBA-Izrael me Iranin dhe terrenin e panjohur që ajo përfaqëson për Pekinin.

18 Prill 2026, 13:52 Nga E. D

Analiza: Pse shpresat se Kina mund ta shtyjë Iranin drejt paqes mund

KINË- Kur i dërguari i posaçëm i Kinës për Lindjen e Mesme së fundmi dha një përshkrim të një udhëtimi të rrezikshëm tokësor përmes një zone lufte, ai u largua nga gjuha e thatë dhe planet standarde të paqes që përdoren shpesh nga diplomatët e vendit.

“Mbylljet e hapësirës ajrore në disa nga vendet që vizituam çuan në anulime fluturimesh, duke na detyruar të udhëtonim me makinë. Gjatë rrugës, dëgjuam sirena alarmi ajror dhe pamë interceptime raketash”, u tha Zhai Jun gazetarëve në Pekin në fund të marsit, sipas China Daily, mediumit në gjuhën angleze të Partisë Komuniste Kineze.

Ky rrëfim nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur, por udhëtimi i Zhait nëpër vendet e Gjirit Persik nxori në pah interesin e madh të Kinës për një përfundim të shpejtë të luftës SHBA-Izrael me Iranin dhe terrenin e panjohur që ajo përfaqëson për Pekinin.

Që atëherë, bllokada amerikane ndaj Iranit mund ta ketë theksuar më tej dëshirën e vendit për të ulur tensionet, për të rihapur transportin detar dhe për të rifilluar rrjedhat tregtare.

Komentet nga vetë presidenti amerikan, Donald Trump, sugjeruan se një shtytje e minutës së fundit nga Kina çoi në vendimin e Iranit për të pranuar një propozim armëpushimi dyjavor të ndërmjetësuar nga Pakistani.

Raportime nga The New York Times dhe The Washington Post, duke cituar zyrtarë iranianë, gjithashtu tregojnë për presion kinez prapa skenave për ta nxitur Teheranin të tërhiqet nga përshkallëzimi.

Por, ndonëse Kina është ndoshta aleati më i rëndësishëm i Iranit, ajo mund të mos ketë levën e plotë diplomatike dhe ekonomike për ta detyruar Teheranin të bëjë lëshime, sipas ekspertëve që folën për REL-in. Ajo gjithashtu mund të hezitojë të veprojë si ndërmjetëse kuptimplote për një marrëveshje paqeje.

Në letër, Kina ka një sërë levash që mund t’i përdorë ndaj Iranit si pjesë e përpjekjes për ta shtyrë drejt tryezës së negociatave.

Ajo blen rreth 90 për qind të naftës së vendit dhe i shet Iranit shumë produkte. Në vitin 2024, kjo përfshinte motorë dhe pjesë për automjete, pajisje mjekësore, metale, tekstile, fara luledielli dhe kimikate, sipas Atlasit të Kompleksitetit Ekonomik të Universitetit të Harvardit.

Duke pasur parasysh ekonominë e Iranit, të goditur rëndë nga sanksionet, këto lidhje janë një linjë jetike ekonomike për të.

“E imagjinoj që Kina po ushtron presion prapa skenave, më shumë sesa ndoshta një javë apo dy javë më parë [para bllokadës amerikane]. Por ka kufij se sa mund të arrijë ai presion”, tha Ali Wyne, këshilltar i lartë në International Crisis Group në Uashington, për REL-in.

“Kur je në një betejë për mbijetesë dhe një palë e jashtme të nxit të tregosh përmbajtje, të nxit të tregosh kujdes, mendoj se përgjigjja jote është: ‘Mirë… ne jemi me shpinë pas muri’”, shtoi ai.

Andrea Ghiselli, ekspert për Kinën në Universitetin e Exeter-it, aktualisht në Shangai, kishte një qëndrim të ngjashëm. Ai theksoi se çdo hap ekonomik do të kërkonte kohë për të dhënë efekt.

“Nëse Kina do të donte të ushtronte presion mbi Iranin, për shembull duke kërkuar një zbritje më të madhe për naftën ose duke ulur blerjen e saj, apo duke ndalur çfarëdo produkti tjetër që i shet Iranit, mund ta bënte”, tha ai për REL-in. “Në të njëjtën kohë, duhen dy për të vallëzuar, apo jo? Ka të bëjë edhe me iranianët”.

“Në këtë moment, prioritet për iranianët është të zgjidhin problemin që kanë përpara, jo të mendojnë se çfarë Kina mund ose nuk mund të bëjë pas një apo dy muajsh”.

Ekziston edhe leva diplomatike. Pekini, së bashku me Moskën, është mbështetësi kryesor i Iranit në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, ka zhvilluar një seri telefonatash me homologët e tij në javët e fundit, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, ndërsa Pekini ecën në një vijë të hollë mes përdorimit të marrëdhënieve diplomatike për të arritur një marrëveshje dhe shmangies së përfshirjes në konflikt.

Ghiselli tha se tërheqja e një mbështetjeje të tillë do të ishte një “skenar ekstrem”. Ajo do të kishte më pak ndikim se masat ekonomike dhe Kina do të hezitonte të dëmtonte marrëdhëniet me një aleat që, siç theksoi Wyne, ndan “ankesa” ndaj Uashingtonit.

Kina ka kohë, por jo përgjithmonë

Si vendi më i madh eksportues në botë, Kina ka interes të qartë që të shohë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Mbyllja e saj ka shkaktuar tronditje të mëdha në ekonominë globale dhe do të ulte ndjeshëm kërkesën për produktet kineze nëse vazhdon për një kohë të gjatë.

Rreth 40 për qind e naftës së Kinës dhe 30 për qind e importeve të saj të gazit natyror të lëngshëm (LNG) kalojnë përmes kësaj ngushtice, përfshirë nga vendet e Gjirit Persik që janë sulmuar nga raketa dhe dronë iranianë në javët e fundit.

Ndërsa rezervat e mëdha strategjike të naftës së Kinës — të krijuara vitin e kaluar kur çmimet ishin të ulëta — i japin kohë, ajo do të duhet të rrisë sërish importet brenda dy deri në tre muajve.

Kjo nxjerr në pah një aspekt tjetër të dilemës së Kinës. Ndërsa Irani është një aleat i dobishëm, marrëdhëniet me aktorë të tjerë në Lindjen e Mesme janë gjithashtu shumë të rëndësishme.

“Kina dëshiron të ruajë marrëdhënie të mira si me Iranin, ashtu edhe me shtetet e Gjirit”, tha Erica Downs, studiuese e lartë në Universitetin Columbia që merret me tregjet energjetike kineze, për REL-in. “Unë i shoh shtetet e Gjirit si më të rëndësishme për Kinën për shkak të lidhjeve ekonomike që ka me to”.

“Kjo përfshin jo vetëm importet e naftës dhe LNG-së, por edhe të gjitha projektet e energjisë së rinovueshme që kompanitë kineze kanë zhvilluar dhe po zhvillojnë në vendet e Gjirit”, shtoi ajo.

Kina ka bërë gjithashtu investime të mëdha infrastrukturore në shtetet e Gjirit, përfshirë porte, komplekse industriale dhe impiante desalinizimi. Disa nga këto investime janë goditur nga sulmet iraniane.

Historia e Zhai Jun për një udhëtim aventurier nëpër rajon është një kujtesë se si Kina është përpjekur të ruajë lidhjet me këto vende edhe kur aleati i saj i bombardonte ato. Këtë javë, princi i kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Khaled bin Mohamed Zayed Al Nahyan, ishte në Pekin për bisedime.

“Duhet të ketë qenë një takim i sikletshëm”, tha Ghiselli. “Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner shumë i afërt ekonomik dhe megjithatë janë në anën e kundërt… [kinezët] nuk duan të zgjedhin”.

Por, të mos zgjedhësh mund të bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Mbështetja e Kinës për Iranin — siç është vënia e vetos ndaj një rezolute të paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Bahreini më 7 prill — po i vë në provë këto marrëdhënie.

“Sa më gjatë të zgjasë ky konflikt, sa më gjatë të zgjasë kjo krizë energjetike, aq më shumë Kina rrezikon të tensionojë partneritetet e saj me vendet e Gjirit”, tha Wyne. “Ishte tashmë një akt i vështirë balancimi para kësaj lufte, ruajtja e marrëdhënieve me Iranin dhe vendet e Gjirit, por ky balancim vetëm sa do të bëhet më i vështirë”.

Faktori Trump

Një faktor tjetër kyç që pa dyshim ndikon në vendimmarrjen kineze është samiti i ardhshëm me Trumpin, i cili pritet të jetë në Pekin më 14-15 maj. Deri tani, marrëdhënia mes Trumpit dhe liderit kinez Xi Jinping duket të jetë në një gjendje të mirë përpara samitit, të paktën sipas presidentit amerikan.

“Kina është shumë e lumtur që unë po e hap përgjithmonë Ngushticën e Hormuzit. Po e bëj për ta, gjithashtu — dhe për Botën. Kjo situatë nuk do të ndodhë më kurrë. Ata kanë rënë dakord të mos dërgojnë armë në Iran. Presidenti Xi do të më japë një përqafim të madh kur të arrij atje pas disa javësh”, shkroi ai në rrjetet sociale më 15 prill.

Fillimisht i planifikuar për mars, takimi u shty pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit që nisën luftën me Iranin më 28 shkurt. Dy liderët kanë shumë për të diskutuar, veçanërisht mosmarrëveshjet e tyre të vazhdueshme tregtare dhe ekonomike.

“Kina dëshiron që konflikti të mbyllet më shpejt sesa më vonë”, tha Downs. “Marrëdhënia e Kinës me SHBA-në është më e rëndësishme sesa marrëdhënia e saj me Iranin, dhe Pekini do të ketë interes ta mbajë Trump të kënaqur përpara vizitës së tij në Pekin”./REL

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet