LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Pse Hezbollahu është kyç për ndikimin e Iranit në luftë dhe në bisedime për paqe?

Aleati më i afërt joshtetëror i Teheranit, Hezbollahu ka lëshuar qindra predha, raketa dhe dronë ndaj Izraelit fqinj që nga 2 marsi, duke hapur një front të ri në luftë.

15 Prill 2026, 07:45 Nga E. D

Analiza: Pse Hezbollahu është kyç për ndikimin e Iranit

IRAN- Vetëm 48 orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një fushatë të madhe bombardimesh ndaj Iranit, grupi militant libanez, Hezbollah, iu bashkua përleshjeve dhe e përkrahu mbështetësin e vet.

Aleati më i afërt joshtetëror i Teheranit, Hezbollahu ka lëshuar qindra predha, raketa dhe dronë ndaj Izraelit fqinj që nga 2 marsi, duke hapur një front të ri në luftë.

Hezbollah është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, dhe kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Ai konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë vetëm krahun e tij të armatosur.

Izraeli e ka nisur një pushtim tokësor të Libanit jugor dhe ka zhvilluar fushatë shkatërruese sulmesh ajrore në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut, duke i vrarë mbi 2.000 njerëz dhe duke zhvendosur më shumë se 1.2 milion të tjerë, sipas autoriteteve vendëse shëndetësore.

Tani, teksa Teherani dhe Uashingtoni po angazhohen në bisedime për një marrëveshje të mundshme paqeje, Irani e ka bërë ndaljen e sulmeve ndaj aleatëve të tij në rajon, më saktë sulmet e Izraelit ndaj Hezbollahut, një ndër kërkesat e tij kryesore.

“Aseti më i vlefshëm rajonal”

“Irani e sheh Hezbollahun si asetin e tij më të vlefshëm rajonal, vijën e parë kundër Izraelit, kështu që lënia jashtë e Libanit do të nënkuptonte pranimin e dobësimit të vazhdueshëm nga Izraeli të forcës së tij kryesore parandaluese”, tha Sanam Vakil, drejtoreshë e Programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në institutin kërkimor me bazë në Londër, Chatham House.

“Ndryshe nga grupet irakiane apo jemenase, Hezbollahu ndodhet në kufirin me Izraelin dhe ka një arsenal të madh raketash, duke e bërë atë veçanërisht kyç për ndikimin e Iranit si në luftë ashtu edhe në bisedime”, shtoi ajo.

Hezbollahu është shtylla kryesore e të ashtuquajturit “boshti i rezistencës”, rrjeti i Iranit i aleatëve të armatosur dhe grupeve militante të mbështetura nga Teherani.

Këtu përfshihen rebelët huthi të Jemenit dhe milicitë proiraniane në Irak, aleatë që gjithashtu janë përfshirë në luftë.

I ndërtuar gjatë dekadave të tëra, boshti i rezistencës ka qenë element kyç i strategjisë së mbrojtjes së avancuar të Teheranit, duke projektuar fuqi përtej kufijve të tij dhe duke reduktuar nevojën për përballje të drejtpërdrejtë me armiqtë kryesorë, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

Aleanca ka pësuar një sërë goditjesh vitet e fundit. Si forcë e madhe ushtarake dhe politike në Liban, Hezbollahu është dobësuar pas një lufte të ashpër njëvjeçare me Izraelin, gjatë të cilës u vra lideri më jetëgjatë i grupit, Hassan Nasrallah.

Edhe pas një armëpushimi të brishtë që i dha fund konfliktit në fund të vitit 2024, Izraeli vazhdoi të shënjestrojë udhëheqjen dhe arsenalin ushtarak të grupit.

Hezbollahu pothuajse ishte shkatërruar, të paktën kjo ishte pikëpamja e përhapur gjerësisht. Por, grupi ka befasuar shumë vëzhgues me sulmet e tij të vazhdueshme ndaj Izraelit, duke lënë të kuptohet se ende zotëron arsenal të madh raketash.

“Pavarësisht humbjeve të fundit, Irani ende e trajton Hezbollahun si mjetin e tij kryesor parandalues dhe si garanci kundër sulmeve izraelite, i aftë të kërcënojë drejtpërdrejt Izraelin nëse Irani sulmohet”, tha Vakil.

Mospajtimet për armëpushimin

Kur Irani dhe Shtetet e Bashkuara u pajtuan për një armëpushim dyjavor më 7 prill, marrëveshja pothuajse menjëherë dështoi për shkak të mospajtimeve nëse ajo përfshinte Libanin. Uashingtoni tha se marrëveshja nuk përfshinte ndalimin e sulmeve izraelite ndaj Hezbollahut, por Teherani tha se po.

Më pak se 24 orë pasi armëpushimi hyri në fuqi, Izraeli kreu sulmet e tij më vdekjeprurëse në Liban, duke vrarë mbi 300 njerëz dhe duke plagosur mbi 1.000 të tjerë, gjë që shkaktoi zemërim të madh. Prej atëherë, Izraeli e ka ulur intensitetin e sulmeve në vend.

Duke shkruar në X, presidenti iranian Masud Pezeshkian tha se sulmet izraelite “tregojnë mashtrim dhe mosrespektim” të armëpushimit. “Irani nuk do t’i braktisë kurrë vëllezërit dhe motrat e vet libanezë”, shtoi ai.

Irani nuk u kundërpërgjigj duke goditur Izraelin, por Teherani nuk ka pranuar ta rihapë Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyç për furnizimet globale me naftë dhe gaz dhe një komponent i rëndësishëm i armëpushimit, duke e tensionuar më tej marrëveshjen tashmë të brishtë.

Marina amerikane prej atëherë ka vendosur një bllokadë ndaj porteve iraniane dhe trafikut në ngushticë, duke synuar ta ndalë eksportin e naftës dhe gazit nga Teherani.

Para bisedimeve për paqe midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë në Islamabad më 11 prill, Teherani kërcënoi me tërhiqje nga negociatat në çastin e fundit për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Izraelit ndaj Hezbollahut. Delegacioni iranian përfundimisht mori pjesë në bisedime, megjithëse palët nuk arritën marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Para bisedimeve në Islamabad, Irani kishte paraqitur një plan paqeje me 10 pika, i cili përfshinte, ndër të tjera, ndalimin e sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj aleatëve të tij të armatosur në Liban, Irak dhe Jemen.

Projektimi i pushtetit

Ekspertët thanë se mbrojtja e Hezbollahut dhe përfshirja e tij në çfarëdo marrëveshje paqeje do të jetë prioritet për Iranin.

“Hezbollahu ka qenë aleati dhe ndërmjetësi më i vjetër dhe më i rëndësishëm i Iranit në rajon dhe ai hyri në rundin e fundit të luftës në mbështetje të Iranit, kështu që Irani dëshiron të kundërpërgjigjet sa më shumë që të mundet,” tha Farzin Nadimi, specialist i mbrojtjes për Iranin në Institutin e Uashingtonit.

“Ata gjithashtu duan të mbajnë të rëndësishëm ndërmjetësin e tyre më të rëndësishëm dhe ta parandalojnë dobësimin e mëtejshëm të tij”, shtoi Nadimi.

Irani ndihmoi në themelimin e Hezbollahut në vitin 1982 si përgjigje ndaj pushtimit të Libanit nga Izraeli atë vit, kur vendi ishte i përfshirë në një luftë shkatërruese civile. Që nga krijimi, organizata politike dhe ushtarake shiite ka marrë ndihmë të konsiderueshme financiare dhe politike nga Irani, një vend me shumicë shiite.

Naysan Rafati, analist për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, tha se mbrojtja e Hezbollahut është bërë edhe më e rëndësishme qëkurse presidenti sirian, Bashar al-Assad, një aleat kamotshëm i Teheranit, u rrëzua nga pushteti në dhjetor të vitit 2024. Nën Assadin, Siria ishte i vetmi aktor tjetër shtetëror në boshtin e rezistencës.

“Gjatë një viti e gjysmë të fundit, ndikimi dhe projektimi i pushtetit të Iranit në Levant kanë pësuar goditje të konsiderueshme”, tha Rafati.

Kjo përfshin edhe dobësimin e Hezbollahut, i cili është përballur me presion në rritje brenda vendit dhe ndërkombëtarisht për t’u çarmatosur. Ushtria libaneze është vendosur gjithashtu në jug të vendit, në bastionin e Hezbollahut, duke i dhënë një tjetër goditje këtij grupi.

Ideologjia dhe gjeografia e bëjnë Hezbollahun aleat që Teherani nuk dëshiron ta braktisë, tha Rafati.

“Duke u përpjekur për ta përfshirë atë në një armëpushim më të gjerë [dhe marrëveshje paqeje], iranianët duket se synojnë të sigurohen që grupi të mund të mbijetojë për të luftuar një ditë tjetër, qoftë si aktor politik apo më konkretisht si forcë ushtarake përgjatë kufirit verior të Izraelit”, tha ai.

Nuk është e qartë nëse Izraeli do të pranojë të ndalojë sulmet ndaj Hezbollahut dhe të tërheqë forcat e tij nga Libani jugor si pjesë e ndonjë marrëveshjeje paqeje mes SHBA-së dhe Iranit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar t‘i vazhdojë sulmet e vendit ndaj Hezbollahut dhe ta shkatërrojë grupin.

Ambasadorët izraelitë dhe libanezë në Shtetet e Bashkuara do të takohen në Uashington më 14 prill në bisedime të ndërmjetësuara nga sekretari i shtetit Marco Rubio.

Libani ka bërë thirrje për armëpushim, por Izraeli ka refuzuar një armëpushim me Hezbollahun dhe këmbëngul për çarmatimin e grupit. Kreu i Hezbollahut Naim Qassem ka bërë thirrje që Libani të anulojë bisedimet në Uashington./REL

iran hezbollah lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet