Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të dhënat nga shërbimet e gjurmimit të anijeve tregojnë se të paktën katër anije, dy prej të cilave kishin ndaluar së fundmi në portet iraniane, kishin kaluar ose po kalonin në këtë rrugë ujore me gjerësi 30 kilometra, në orët pasi bllokada hyri në fuqi një ditë më parë.
Anije të lidhura me Iranin thuhet se kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit të martën, në ditën e parë të plotë të një bllokade detare amerikane ndaj anijeve “që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane”.
Të dhënat nga shërbimet e gjurmimit të anijeve tregojnë se të paktën katër anije, dy prej të cilave kishin ndaluar së fundmi në portet iraniane, kishin kaluar ose po kalonin në këtë rrugë ujore me gjerësi 30 kilometra, në orët pasi bllokada hyri në fuqi një ditë më parë.
Nuk ka pasur raportime që Uashingtoni ka ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta kundër këtyre anijeve për të zbatuar bllokadën.
Këto anije përbëjnë testin e parë të bllokadës, e cila u vendos pas dështimit të bisedimeve të paqes midis SHBA-së dhe Iranit në Islamabad më 11–12 prill.
Mediat raportuan të martën se Pakistani po përpiqet ta ndërmjetësojë një rund të ri bisedimesh më vonë gjatë kësaj jave.
Gjatë një interviste më herët, nënpresidenti amerikan, JD Vance, e përmendi mundësinë e takimeve të tjera duke thënë se ishte arritur “shumë përparim” në Islamabad.
“Topi është në fushën e Iranit”, shtoi Vance.
Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA, citoi presidentin e vendit, Masud Pezeshkian, i cili gjatë një bisede të martën me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, fajësoi sërish Uashingtonin për dështimin e bisedimeve. Megjithatë, ai tha gjithashtu se “diplomacia është rruga e preferuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, sipas IRNA-s.
Macron tha se u kishte bërë thirrje Pezeshkian dhe presidentit amerikan Donald Trump, në biseda të ndara, që të rinisnin negociatat.
Çmime “rekorde” të naftës
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës e quajti bllokadën amerikane “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”.
Guo Jiakun tha se ajo do t’i “rrisë tensionet, do ta minojë marrëveshjen e brishtë të armëpushimit dhe do ta rrezikojë më tej sigurinë e lundrimit përmes ngushticës”.
Të martën, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) tha se kërkesa globale për naftë do të bjerë më shumë se në çdo periudhë që nga pandemia e Covid-19, për shkak të “goditjes më të rëndë të furnizimit në histori” si pasojë e luftës me Iranin.
Kjo është shkaktuar nga sulmet iraniane dhe kërcënimet ndaj transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, të cilat kanë mbyllur pothuajse plotësisht një rrugë nëpër të cilën zakonisht kalon 20 për qind e furnizimit global me naftë.
Mbyllja pothuajse e plotë e ngushticës nga Teherani ndodhi pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit që nisën më 28 shkurt. Ajo nuk është rihapur pavarësisht armëpushimit që filloi më 8 prill.
Ndërkohë, të martën pasdite do të zhvillohen bisedime të veçanta në Uashington midis Izraelit dhe Libanit, të përqendruara në fushatën e vazhdueshme të Izraelit kundër Hezbollahut, forcës së lidhur me Iranin në Liban.
Hezbollahu, të cilin Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, nuk do të marrë pjesë në bisedime dhe i ka dënuar ato.
Teherani thotë se ky konflikt duhet të përfshihet në armëpushimin më të gjerë, por Uashingtoni thotë se është i ndarë. Ai nisi kur Hezbollahu sulmoi Izraelin më 2 mars, në përgjigje të sulmeve ajrore ndaj Iranit./REL
Foto ilustruse RUSI- Ukraina ka sulmuar me dronë Rusinë, gjë e cila i ka marrë jetën një përsoni. Guvernatori rajonal i ...
Foto ilustruse IRAN- Irani ka ndërmarrë vlerësime të kostos së dëmeve të shkaktuara nga lufta si pjesë e përpj...
Foto ilustruse PAKISTAN- Një hetim sekret i BBC ka zbuluar parregullsi serioze në një spital shtetër në Pakistan, ku mbi 300 f&eum...
Koalicioni qeveritar planifikon uljen e taksës mbi karburantet dhe lehtësojë barrën për qytetarët gjatë krizës energje...
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
TURQI- Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi i armatosur këtë mëngjes në një shkollë të mesme pr...
Vuçiç dhe Orban SERBI- Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës (SVM) - partia kryesore e kësaj pakice në Serbi dhe partn...
Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), tha se sulmet ajrore izraelite në depot e naftës përreth Teheranit n&e...
SUEDI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Helsingborgut në Suedi, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasoj&eum...
fotonga vendngjarja TURQI- Pamjet e mëposhtme tregojnë një 19-vjeçar në Turqi i cili hyri në një shkollë t&...