All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Analiza e VOA: Pse marrëveshja e grurit të Detit të Zi është jetike për sigurinë globale të ushqimit

Çmimet e mallrave bujqësore ishin të larta para luftës për shkak të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë së virusit “COVID-19”. Por, konflikti e shtyu çmimin e drithërave si gruri dhe misri në nivele të papërballueshme për vendet që vareshin nga importi i tyre, si Egjipti, Libani dhe Tunizia.

3 Nëntor 2022, 23:22 Nga DOSJA
Analiza e VOA: Pse marrëveshja e grurit të Detit të Zi
Deti i Zi
All - Paragraf - 1

Një marrëveshje historike për të lejuar eksportet e drithërave nga Ukraina, e cila filloi sërish funksionimin të mërkurën pasi u pezullua për pak kohë, ka luajtur rol vendimtar në lehtësimin e një krize globale ushqimore të shkaktuar nga sulmi I forcave ruse në Ukrainë. E ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia dhe e nënshkruar nga Moska dhe Kievi më 22 korrik, marrëveshja krijoi një korridor detar të mbrojtur për të lejuar rifillimin e dërgesave të grurit për herë të parë që nga fillimi i luftimeve në shkurt.

Ja çfarë dimë për marrëveshjen, e njohur si Iniciativa e Drithërave të Detit të Zi: Pse ishte e nevojshme?

Kur trupat ruse e nisën sulmin në fund të shkurtit, Moska vendosi një bllokadë në portet e Detit të Zi të Ukrainës, duke ndaluar të gjitha eksportet bujqësore. Ukraina është një nga vendet me prodhimet më të mëdha të drithërave. Lufta bllokoi 20 milionë tonë metrikë drithë të bllokuar në portet e Ukrainës, duke bërë që çmimet e ushqimeve të rriten në mbarë botën. Para luftës, deri në 90% të eksporteve të grurit, misrit dhe lulediellit të Ukrainës transportoheshin duke shfrytëzuar rrugët detare, duke u nisur kryesisht nga Odesa. Shumë vende në zhvillim mbështeteshin në masë të madhe tek Kievi për furnizimin me grurë. Çmimet e mallrave bujqësore ishin të larta para luftës për shkak të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë së virusit “COVID-19”. Por, konflikti e shtyu çmimin e drithërave si gruri dhe misri në nivele të papërballueshme për vendet që vareshin nga importi i tyre, si Egjipti, Libani dhe Tunizia.

Çfarë mbulon marrëveshja?

Marrëveshja siguron eksportin e sigurt të grurit, prodhimeve ushqimore dhe plehrave, përfshirë amoniakun, nga tre porte të Detit të Zi në Ukrainën jugperëndimore: Odesa, Chornomorsk dhe Pivdennyi. Anija e parë e grurit që u largua sipas marrëveshjes së mbështetur nga OKB, u nis më 1 gusht. Sipas shifrave të OKB-së që nga 1 nëntori, gjithsej 9.7 milionë tonë metrikë drithë dhe prodhime të tjera bujqësore janë transportuar në tre muajt e parë të marrëveshjes, shumica dërrmuese grurë dhe misër. E vlefshme për 120 ditë, marrëveshja do të rinovohet më 19 nëntor në një proces që mund të bëhet automatikisht pa negociata të mëtejshme.

OKB-ja thotë se zgjatja e marrëveshjes është thelbësore për sigurinë globale të ushqimit dhe po kërkon që ajo të vazhdojë edhe për një vit. Megjithëse nisma po funksionon mirë, dërgesat janë nga 40-50% më të ulëta në krahasim me periudhën para sulmit të Rusisë, thotë OKB.

Si funksionon marrëveshja?

Sipas faqes së internetit të OKB-së, marrëveshja krijon një korridor të sigurt midis tre porteve të Ukrainës dhe një zone në ujërat turke ku anijet inspektohen përpara se të lejohen të vazhdojnë udhëtimin e tyre. Për të monitoruar marrëveshjen, një qendër e përbashkët komandimi dhe kontrolli u krijua në Stamboll për të mbikëqyrur operacionet dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet. E njohur si Qendra e Përbashkët Koordinuese (JCC), ajo ka katër ekipe me tetë inspektorë, dy nga Rusia dhe po aq nga Ukraina, Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

Këto ekipe inspektojnë në zonën turke, anijet që transportojnë grurë, pak para nisjes drejt vendeve të treta për t’u siguruar që të gjitha mallrat janë kontrolluar. Ekipet gjithashtu kontrollojnë anijet boshe që kthehen në Ukrainë për t'u siguruar që ato nuk mbajnë armë, mallra ose njerëz të paautorizuar.

Kalim i sigurt

Marrëveshja krijon një zonë të sigurt prej 10 miljesh detare brenda së cilës anijet me grurë udhëtojnë përgjatë korridorit ku nuk lejohen anijet ushtarake, pajisje tjera ose dronë brenda asaj rrezeje. Të gjitha lëvizjet e anijeve të regjistruara nga JCC u transmetohen autoriteteve përkatëse ushtarake për të parandaluar çdo incident. Çdo shkelje ose kërcënim duhet të trajtohet nga JCC. Në fillim të luftës, Ukraina minoi portet e saj kryesore të Detit të Zi për të shmangur kërcënimet e një sulmi rus nga deti. Ekspertët thonë se duhet shumë kohë për të çminuar të gjitha ato zona.

Marrëveshja u mundëson ukrainasve të drejtojnë anijet përgjatë rrugëve të sigurta që shmangin fushat e minuara, brenda dhe jashtë ujërave ukrainase territoriale. Marrëveshja u pezullua për pak kohë Më 29 tetor, Rusia tha se po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshje, duke akuzuar Ukrainën për përdorimin e korridorit të anijeve për të nisur një sulm me dron në flotën e saj të Detit të Zi, në portin Sevastopol të Krimesë. Pas një telefonate mes ministrave të mbrojtjes të Rusisë dhe Turqisë, marrëveshja filloi të zbatohet sërish më 2 nëntor. Moska tha se kishte marrë garanci me shkrim nga Kievi se korridori nuk do të përdorej për të sulmuar forcat ruse.

Marrë nga VOA 

deti i zi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet