LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Si mbijetuan dhjetëra jetimë ukrainas nën pushtimin rus?

Në atë kohë u bë e qartë se rusët po dërgonin mijëra fëmijë ukrainas në Krimenë e pushtuar nga Moska ose në Rusi. Sipas një raporti të publikuar më 14 shkurt nga Qendra për Hulumtime Humanitare e Universitetit Yale – që është pjesë e projektit për të drejtat e njeriut që mbështetet nga Departamenti amerikan i Shtetit – të paktën 6.000 fëmijë ukrainas ishin larguar nga territoret e pushtuara të Ukrainës, pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt 2022.

19 Shkurt 2023, 17:46 Nga DOSJA
Analiza e REL: Si mbijetuan dhjetëra jetimë ukrainas nën
Ukrainë

UKRAINË- Kur qyteti Stepanivka në rajonin jugor ukrainas të Hersonit u pushtua nga forcat ruse në fillim të marsit të kaluar, dhjetëra fëmijë në një jetimore lokale mbetën të bllokuar. Fillimisht, drejtori i jetimores, Volodymyr Sahaydak, tha se stafi shpresonte se do të mund të evakuoheshin në pjesë të shtetit të kontrolluara nga forcat ukrainase.

“Por, shpresa shuhej çdo ditë që kalonte”, tha Sahaydak për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë. “Dhe pas pothuajse tre muajsh, ne e kuptuam se askush nuk mund të na nxirrte nga okupimi, veçmas pasi rusët nuk lejonin që këta fëmijë, në numra të tillë, të largoheshin”.

Në atë kohë u bë e qartë se rusët po dërgonin mijëra fëmijë ukrainas në Krimenë e pushtuar nga Moska ose në Rusi. Sipas një raporti të publikuar më 14 shkurt nga Qendra për Hulumtime Humanitare e Universitetit Yale – që është pjesë e projektit për të drejtat e njeriut që mbështetet nga Departamenti amerikan i Shtetit – të paktën 6.000 fëmijë ukrainas ishin larguar nga territoret e pushtuara të Ukrainës, pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt 2022.

Sipas raportit, aty bënin pjesë “jetimët dhe ata që ishin banorë të institucioneve shtetërore dhe ka të ngjarë që u shënjestruan për t’i dëbuar në territorin e Rusisë me qëllim të birësimit”.

Veprime të tilla, u tha në raport, “mund të përbëjnë krime të mundshme lufte dhe në disa raste edhe krime kundër njerëzimit”.

“Ne ishim nën okupim”, tha Sahaydak. “Ballë për ballë, pa financim, pa mbështetjen e Qeverisë, dhe ishte e rëndë. Sigurisht, ne e kuptonim se jeta jonë do të ishte e ndryshme në mënyrë radikale”.

Të 53 fëmijët dhe adoleshentët që Sahaydak kishte nën përkujdesje, nga mosha 3 deri 18 vjeç, u detyruan që të fshiheshin.

Në ditët e para të pushtimit, civilët u larguan nga zona, duke marrë me vete familjet e tyre dhe duke shkuar në vende të sigurta. Punëtorët e jetimores nuk bën përjashtim nga kjo dhe shpejt Sahaydak e gjeti veten vetëm me dy pjesëtarë të tjerë të stafit.

Autoritetet pushtuese vendosën orë policore prej orës 17:00 dhe transporti publik u ndalua nga ora 15:00. Punëtorët që punonin zakonisht deri në orën 20.00 duhej të shkonin në shtëpi në orën 14:00, tha ai.

“Përgjatë kësaj kohe, ne kemi jetuar një jetë konspirative”, kujtoi Sahaydak. “Fëmijët nuk mund të dilnin jashtë. Ne kishim në oborr të mbyllur... nuk mund të shihej nga rruga. Ne i lejonim fëmijët që të dilnin në grupe të vogla, për 15 minuta secili grup. Ata nuk mund të bërtisnin, qeshnin apo të vraponin vërdallë. Ata e dinin se nëse bënin zhurmë, mund të zbuloheshin”.

“Ata e kuptuan se mund të dërgoheshin që të gjithë në Rusi, prandaj u sollën mirë”, tha ai.

Gradualisht, Sahaydak tha stafi i tij që kishte mbetur gjetën strehim për fëmijët në shtëpitë e familjeve që ende po qëndronin në zonat e pushtuara. Disa familje madje strehuan tre-katër fëmijë, duke vënë në rrezik edhe veten.

Sahaydah tha se mësoi të përdorte Photoshop-in për të falsifikuar letrat dhe dokumentet, në mënyrë që të ndihmonte familjet që të kalonin pikat e kontrollit të ngritura nga autoritetet pushtuese.

Gjatë verës, rusët shkuan në hetimore, jo për të marrë fëmijët, por për t’iu ofruar strehim.

“Në qershor rusët na gjetën”, tha Sahaydak. “Ata e dinin se kishte një strehë për fëmijët. Ata kishin një problem pasi në vendbanimin e Novopetrivkës, që ishte në vijën e frontit, ata kishin gjetur një shkollë ku 15 fëmijë ishin strehuar në bodrum”.

“Ushtarët rusë na i sollën ne ata fëmijë”, tha ai, duke treguar se fëmijët u transportuan me kamionë ushtarakë. “Ata ishin të frikësuar sepse kishin menduar se do t’i dërgonin në Rusi".

Fëmijët e rinj që erdhën qëndruan në jetimore për tre muaj, teksa autoritetet pushtuese në mënyrë periodike vinin për të parë gjendjen e tyre. Sahaydak nuk tentoi t’i fshihte sepse nëse rusët do të kryenin një bastisje, ka të ngjarë që do të zbulonin edhe fëmijët e tjerë.

“Kur rusët nisën të largoheshin nga rajoni i Hersonit më 19 tetor, sigurisht se ata u kthyen për fëmijët”, tha ai. Ai tha se fëmijët u morën fillimisht dhe u dërguan në rajonin ukrainas të Krimesë – që është nën pushtimin rus – dhe më pas u dërguan në qytetin rus, Anapa.

Pasi rusët u tërhoqën nga qyteti i Hersonit dhe pjesë të tjera të rajonit, përfshirë nga Stepanivka, jetimorja që udhëheq Sahaydak më në fund u evakuua në rajonin fqinj të Mikollajivit.

Stepanivka, që gjendet në skajin veriperëndimor të qytetit, vazhdimisht granatohet. Ndërtesa ku gjendet jetimorja është dëmtuar nga një sulm rus më 11 dhjetor, një muaj pasi Ukraina rimori kontrollin e Hersonit, tha Sahaydak.

“Ne nuk mund të kthehemi në qendrën tonë”, tha ai, “sepse Hersoni granatohet çdo ditë”.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale