Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Enti për Mbikëqyrjen e Drogave në Australi njoftoi se së shpejti do të lejohet përdorimi i substancave psikedelike MDMA dhe psilocybin – të njohura më tepër si ecstasy dhe kërpudha magjike – për trajtimin e depresioneve dhe stresit post-traumatik.

Australia njoftoi se do të lejojë përdorimin e substancave psikedelike ecstasy dhe kërpudha magjike – për trajtimin e depresioneve dhe stresit post-traumatik.
Enti për Mbikëqyrjen e Drogave në Australi njoftoi se së shpejti do të lejohet përdorimi i substancave psikedelike MDMA dhe psilocybin – të njohura më tepër si ecstasy dhe kërpudha magjike – për trajtimin e depresioneve dhe stresit post-traumatik.
Mjekëve psikiatrër do t’u lejohet t’u japin pacientëve të tyre me recetë dy substancat psikedelike duke filluar nga korriku 2023, njoftoi Enti i Prodhimeve Terapeutike, i cili ka gjetur “prova të mjaftueshme për përfitimet e mundshme të tyre ndër pacientë të caktuar”.
Të dyja drogat konsiderohen aktualisht si “substanca të ndaluara” dhe mund të përdoren vetëm në prova klinike të kontrolluara me rreptësi. Enti i Prodhimeve Terapeutike tha se ato janë “relativisht të sigurta” kur u jepen pacientëve në mjedis mjekësor dhe mundësojnë një “ndryshim të gjendjes së ndërgjegjes” që mund t’u ndihmojë pacientëve.
Mike Musker, studiues i shëndetit mendor dhe parandalimit të vetëvrasjeve në Universitetin e Australisë Jugore, e përshëndeti këtë vendim duke e quajtur “të shumëpritur”.
“Ka shumë njerëz që përjetojnë PTSD (çrregullime stresi post-traumatik) dhe depresione, veçanërisht veteranët e ushtrisë dhe njerëzit që kanë punuar në shërbimet e urgjencës, ku ilaçet standarde psikiatrike nuk funksionojnë dhe nuk ofrojnë lehtësim,” tha ai. Musker tha se të dy ilaçet “zvogëlojnë frenimet” dhe mund t’u ndihmojnë njerëzve të përpunojnë imazhe dhe kujtime të vështira.
Tani për tani përdorimi i MDMA dhe i psilocybinës do të kufizohet në trajtimin e depresioneve dhe të stresit post-traumatik. Por përkrahësit e këtyre substancave shpresojnë që një ditë mund t’i përdorin edhe për të kuruar varësinë nga alkooli, çrregullimet obsesive-kompulsive dhe çrregullimet e të ngrënit.
Substancat psikodelike janë përdorur nga popujt indigjenë për mijëvjeçarë me radhë, por studiuesit perëndimorë filluan të merren seriozisht me shqyrtimin e përdorimeve të mundshme të tyre vetëm në mesin e shekullit të kaluar.
Kanadaja dhe SHBA-ja janë ndër vendet që kanë lejuar tashmë përdorimin mjekësor të MDMA dhe të psilocybinës./ DW
Viktor Orban Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se Evropa është e përfshirë "indirekt në luftë me Rusinë", pasi di...
Bao Fan KINË- Një nga bankierët kryesorë të investimeve të Kinës, Bao Fan është zhdukur. Fan ësht&eu...
Përpjekjet e shpëtimit në Turqinë e goditur nga tërmeti përfundojnë të dielën, gati dy javë pasi tërmet...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet që të udhëtojë sot drejt Turqisë për të diskutua...
Kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, George Bush, tha s...
Foto ilustruese Në një dhomë të ftohtë në provincën Kandahar në pjesën jugore të Afganistanit, që &e...
Vogelushja TURQI- Një ribashkim që ka prekur zemrat e mbarë botës është publikuar në rrjet. Gada Ayyan, vajza 4-vje&cced...
DW: Cilat ishin sulmet apo kërcënimet më të rënda që u regjistruan gjatë vitit 2022 në Shqipëri? Jamie Wiseman: ...
Ndertesa SIRI- Një sulm me raketa izraelite goditën ndërtesat në qendër të Damaskut, pranë një kompleksi të ma...
Foto Ilustruese BRITANI- Një aktor i telenovelave është arrestuar pasi dyshohet se ka përdhunuar një grua që takoi disa or&eu...