LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Serbët “e papërshtatshëm” dhe “tradhtarë” të Kosovës

Kështu e përshkruan Nenad Rashiç, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, veprimtarinë e politikanëve serbë të Kosovës, të cilët, siç thotë, nuk mendojnë njësoj si autoritetet e Serbisë dhe as ato të Kosovës.

2 Janar 2023, 13:16 Nga I.A
Analiza e REL: Serbët “e papërshtatshëm” dhe
Nenad Rashiç

“E keni parasysh një person që ec nëpër tel të hollë dhe që të mos rrëzohet, mban një shkop të gjatë në duar për ta ruajtur baraspeshën? Ndërkohë, teli në të dyja anët vjen duke u holluar edhe më shumë”.

Kështu e përshkruan Nenad Rashiç, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, veprimtarinë e politikanëve serbë të Kosovës, të cilët, siç thotë, nuk mendojnë njësoj si autoritetet e Serbisë dhe as ato të Kosovës. Në Kosovë, partia më e madhe e serbëve është Lista Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar. Në dhjetë vjetët e fundit, ajo i ka fituar si zgjedhjet lokale, ashtu edhe ato të përgjithshme.

Rashiç, nga Partia Demokratike Progresive serbe, u emërua ministër pasi paraardhësi i tij nga Lista Serbe dha dorëheqje në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe. Dorëheqje, në fakt, dhanë të gjithë serbët nga veriu - si nga niveli lokal, ashtu edhe ai qendror i Kosovës - dhe në këtë vendim u mbështetën nga autoritetet në Serbi. Rashiç thotë se mendimi i tij politik nuk është i njëjtë me atë të pushtetit në Serbi dhe as të pushtetit në Kosovë. Në këtë pikë, siç thotë ai, gjendet ndërmjet përplasjeve të Beogradit dhe Prishtinës.

“Unë, gjatë gjithë kohës, po përpiqem të jem politikan i moderuar, pikërisht për shkak se neve na duhet, mbi të gjitha, bashkëpunim dhe mundësi për bashkëjetesë. Ne, si serbë vendorë, duhet të jemi pragmatikë, të moderuar dhe tërësisht të përkushtuar për bashkëjetesë me shqiptarët. Duhet ta kuptoni se sa e vështirë dhe komplekse është kjo, sepse çfarëdo që thoni, dikush do t’ju cilësojë si ‘të papërshtatshëm’, ‘të keq’, ‘tradhtar’. Praktikisht, ne e kemi situatën që jemi të refuzuar nga njëra palë dhe jemi të papranueshëm nga pala tjetër”, thotë Rashiq për Radion Evropa e Lirë.

Ai nuk sqaron se pse ndihet i papranueshëm në Kosovë. Pas hyrjes në institucionet e Kosovës, ndaj tij edhe këshilltares së tij, Rada Trajkoviç, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, janë bërë deklarata fyese nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai, mes tjerash, ka thënë se Rashiç dhe Trajkoviç “nuk e kanë besimin e askujt në Serbi, por kanë besimin e Albin Kurtit dhe të agjencive perëndimore”. Trajkoviq, më 15 dhjetor, është ndaluar nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Merdare. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se është mbajtur 24 orë në mënyrë të paligjshme, pa ujë dhe ushqim, si dhe pa medikamentet e nevojshme mjekësore. Ajo e cilëson këtë si hakmarrje të autoriteteve serbe ndaj saj, për shkak se mendon ndryshe nga pushteti në Serbi. Ministria e Brendshme e Serbisë nuk i është përgjigjur interesimit të mëhershëm të Radios Evropa e Lirë në lidhje me këtë rast.

Trajkoviç thotë se veprimtaria e saj politike për një bashkëjetesë normale të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, jo rrallë e nxjerr “mes dy zjarreve”, për shkak të përplasjeve verbale ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Kosovës.

“Dhe, pastaj, ata [zyrtarët e Beogradit] thonë ‘ja, kjo serbja tash dëshiron të bashkëpunojë me ta [me Qeverinë e Kosovës]... Kur ndodh kjo, në njëfarë mënyre, nuk e ndjeni gjithë mbështetjen as nga institucionet në Prishtinë. Normalisht, ato e shfrytëzojnë këtë njësoj, për qëllime politike. Kështu që, një luftë e sinqertë për bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve sikur po e humb vlerën në luftën mediale ndërmjet dy palëve [Kosovës dhe Serbisë]”, thotë Trajkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Rashiç dhe Trajkoviç thonë se komentet negative dhe shpeshherë me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale, të cilat, sipas tyre, pasojnë sa herë që autoritetet e Beogradit flasin kundër tyre, krijojnë një lloj ndjenje të pasigurisë te ta. Trajkoviç thotë se pasiguria bëhet edhe më e madhe kur kihen parasysh “atentatet që janë bërë gjatë dekadave të fundit” kundër kundërshtarëve politikë të regjimit në Serbi, por nuk specifikon më shumë në lidhje me to.

Në kuadër të dorëheqjeve kolektive në fillim të nëntorit ishin edhe ato të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shpalli zgjedhjet në këto komuna për datën 18 dhjetor, por ato u shtynë për në prill të vitit 2023, për shkak të rritjes së tensioneve. Lista Serbe refuzoi të merrte pjesë në këto zgjedhje dhe tensionet kulmuan me ngritjen e barrikadave në rrugët në veri, të cilat s’u hoqën për gati tri javë.

Lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç, fajëson autoritetet e Kosovës që i shtynë zgjedhjet, për shkak se, sipas tij, u humb rasti i mirë që “të hiqet qafe Lista Serbe” si “përfaqësuese e politikës së Beogradit” në Kosovë. Ai thotë se veprimtaria politike e partisë së tij nuk i përket linjës politike as të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe as të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë pikë, edhe ai e përshkruan veprimin politik të partisë së tij si “ecje ndërmjet dy zjarreve”.

“Jo vetëm unë, por secili njeri me mendim të lirë politik, ndihet se është ndërmjet dy zjarreve. A e dini pse? Sepse të gjitha gabimet e bëra nga ana e regjimit në Prishtinë dhe nga ana e regjimit në Beograd, në fund, përmirësohen në disa takime të fshehta, në disa vende sekrete, por në dëm të opozitës politike dhe në dëm të qytetarëve. Prandaj, gjithmonë gjendeni ndërmjet dy zjarreve, sepse në Kosovë lejohet gjithçka, në rast se ajo ndihmon ta ruani pushtetin”, thotë Jabllanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Udhëheqësi i këtij subjekti politik, Aleksandar Arsenijeviç, udhëheqës i iniciativës qytetare në Kosovë, Mbijetesa Serbe, thotë se politika aktuale e Beogradit dhe ajo e Prishtinës udhëhiqen nga i njëjti narrativ, pra “nëse nuk je me ne, je kundër nesh”. Nga këndvështrimi i këtij narrativi, thotë ai, partia e tij duket se është e papërshtatshme për të dyja palët.

“Pesha e kësaj ndjehet mjaft, sepse nuk e kemi dorën e shtrirë nga asnjëra palë, por ato duar janë të ngritura mbi ju - e shpreh këtë në mënyrë metaforike. Çdoherë, ato duar mund t’ju godasin me grushte. Por, sërish, mendoj se ato goditje mund të durohen, nëse keni vullnet të fortë dhe qëllim. Dëshirojmë të ruajmë autenticitetin dhe të jemi zëri autentik, i cili do të flasë për problemet, për të cilat kontribuojnë të dyja palët”, shprehet Arsenijeviq për Radion Evropa e Lirë.

Kurti, qysh në fushatën zgjedhore të vitit 2019, ka paralajmëruar dialog me serbët e Kosovës, duke vlerësuar se një dialog i tillë është më i rëndësishëm se ai që zhvillon Kosova me Serbinë, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.

Në fund të nëntorit, zyrtarë të Qeverisë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se janë duke zhvilluar dialog me serbët lokalë, por “larg syve të publikut”.

Ata nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë proces, duke thënë se synojnë t’i mbrojnë përfaqësuesit serbë nga “presionet dhe kërcënimet” e “strukturave ilegale dhe grupeve të lidhura me to”.

Përndryshe, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës së tyre në terren ka ngecur. Kosova insiston se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke; Serbia kërkon zgjidhje kompromisi, por pa specifikuar shumë se çka nënkupton me të.

Marrë nga REL

nenad rashiç aleksandar jabllanoviç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet