Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mirëmbajtja e sistemeve të armëve të dorëzuara tashmë në Ukrainë është të paktën po aq e rëndësishme sa debati për furnizimin e më shumë armëve, tha Stoltenberg.
SHBA- NATO duhet të rrisë prodhimin e saj të armëve ndërsa lufta në Ukrainë po zvarritet dhe nevoja e Kievit për material ushtarak rritet, tha Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg në një intervistë të transmetuar të dielën. Përshembull për artileri, na duhet një sasi e madhe e municionit dhe kemi nevojë për pjesë këmbimi”, tha kreu i aleancës ushtarake për BBC-në.
"Ne duhet të rrisim prodhimin dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjnë aleatët", tha ai.
Mirëmbajtja e sistemeve të armëve të dorëzuara tashmë në Ukrainë është të paktën po aq e rëndësishme sa debati për furnizimin e më shumë armëve, tha Stoltenberg. Sipas tij, NATO duhet gjithashtu të jetë e përgatitur për të mbështetur Ukrainën në terma afatgjatë.
"Ajo që kemi parë është se Rusia nuk tregon shenja të heqjes dorë nga qëllimi i saj i përgjithshëm për të marrë kontrollin mbi Ukrainën. Forcat ukrainase patën momentin për disa muaj, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca, shumë prej tyre tani janë duke u trajnuar", shtoi ai.
Stoltenberg tha se kjo sjellje e Rusisë po tregon se ajo është e gatshme të vazhdojë luftën që e nisi më 24 shkurt 2022.
“Ka të ngjarë që kjo luftë të përfundojë gjithashtu në tryezën e bisedimeve, por vendimtare për rezultatin e bisedimeve të tilla është forca e Ukrainës në fushën e betejës," tha ai derisa theksoi se i takon udhëheqjes në Kiev të vendoste se me çfarë kushtesh do të ulej në tryezën e bisedimeve.
Ndërkohë, zyrtarët ukrainas të hënën thanë se Rusia nisi shumë drone gjatë natës për të sulmuar pjesë të Ukrainës dhe dhjetëra u rrëzuan. Këto sulme po vijnë pas një serie sulmesh gjatë fundjavës që vranë tre civilë në natën e Vitit të Ri.
Marrë nga REL
Kantieri i ndertimit VIETNAM- Ekipet e shpëtimit në Vietnam po përpiqen të çlirojnë një djalë 10-vjeçar t&...
Foto ilustruese KOSOVË- Lufta kundër diskriminimit në baza gjinore, orientimit seksual, aftësive fizike etj ka përcjellë shum...
Australi AUSTRALI- Kanë persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy helikopter...
Covid KINË- Kina është sërish në qendër të interesit shëndetësor global. Ndërsa koronavirusi&nb...
Ukraina UKRAINË- Vetëm disa javë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, më 24 shkurt,...
Ukraina RUSI- Rusia nisi shumë drone gjatë natës për të sulmuar pjesë të Ukrainës dhe dhjetëra u rrëzuan,...
Viking Orion AUSTRALI- Qindra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në një anije lundrimi në brigjet australian pasi një rri...
Viktimat UGANDA- Të paktën nëntë persona, përfshirë një djalë 10-vjeçar, u mbytën për vdekje nd&eu...
Diga GREQI- Një foshnjë e pajetë është parë herët të dielën e ndërrimit të viteve nga kali...
Papa Benedikti XVI VATIKAN- Dhjetëra mijëra njerëz pritet t'i bëjnë nderimet e tyre ish-Papës Benedikti XVI kur 'shtrirja e t...