LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Sarajeva binjake hesht, ndërsa Teherani shtyp protestuesit

Sipas të dhënave të organizatave ndërkombëtare, së paku 4 mijë persona janë vrarë në përleshjet mes autoriteteve dhe protestuesve iranianë, që vazhdojnë nga dhjetori, ndërsa mbi 20 mijë janë arrestuar.

30 Janar 2026, 08:02 Nga E.d
Analiza e REL: Sarajeva binjake hesht, ndërsa Teherani shtyp protestuesit
Foto ilustruse

Sarajeva është qyteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që është i binjakëzuar me Teheranin. Megjithatë, autoritetet e kryeqytetit të Bosnje e Hercegovinës nuk kanë reaguar ndaj dhunës dhe represionit, që pushteti në Iran po ushtron ndaj protestuesve në mbarë vendin.

Të pyetur për këtë heshtje, drejtues të qytetit i thanë Radios Evropa e Lirë se janë të befasuar nga pyetja, duke shtuar se “nuk kanë menduar për një reagim të tillë”. Sipas të dhënave të organizatave ndërkombëtare, së paku 4 mijë persona janë vrarë në përleshjet mes autoriteteve dhe protestuesve iranianë, që vazhdojnë nga dhjetori, ndërsa mbi 20 mijë janë arrestuar.

Analistët vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se mbështetja e këtyre protestave do të ishte një veprim “moral”, pasi ato përfaqësojnë një “fije shprese” në luftën për demokraci kundër regjimit represiv iranian.

Pse mungon dënimi?

Sarajeva u binjakëzua me Teheranin në vitin 2016, kur kryetar i qytetit ishte Ivo Komshiq.

Në atë kohë u tha se qëllimi i binjakëzimit ishte vendosja e bashkëpunimit në fushën e kulturës, si dhe në sektorët shoqërorë, turistikë dhe të shërbimeve.

Komshiq nuk iu përgjigj thirrjeve të Radios Evropa e Lirë për të sqaruar arsyet e këtij binjakëzimi, por as heshtjen ndaj zhvillimeve të sotme në Iran.

Përgjigje nuk dhanë as nga Qyteti i Vjetër në Sarajevë, i cili në vitin 2017 u binjakëzua me Distriktin 12 të Teheranit. 

Thirrjes së REL-it iu përgjigj kryetari aktual i Sarajevës, Samir Avdiq.

I pyetur përse qyteti i Sarajevës nuk ka reaguar ndaj zhvillimeve në Teheran, ai tha se, “sinqerisht, nuk ka menduar për këtë çështje”.

“Fokusi i jetës dhe punës sonë është që, pavarësisht gjithçkaje, qyteti i Sarajevës të ketë 34 apo 35 qytete binjake. Në njëfarë mënyre, secili prej nesh jeton jetën e vet dhe përpiqet ta bëjë më të mirën që mundet. Më vjen vërtet keq, si njeri dhe tani edhe si kryetar i qytetit, për atë që po ndodh”, tha Avdiq.

“Mendoj se brenda çdo shteti, secili duhet t’i rregullojë çështjet në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. Por, sinqerisht, nuk kam menduar për këtë”, shtoi ai.

I pyetur nëse Sarajeva mund t’u shprehë ngushëllime familjeve të viktimave, kryetari i qytetit, Avdiq, nuk dha një përgjigje të qartë.

“Që unë, si kryetar i qytetit, në emër të Sarajevës të dërgoj ndonjë mesazh… nuk e di vërtet. Sinqerisht, nuk kam përgjigje për këtë pyetje. Sigurisht, më vjen keq që njerëz të pafajshëm po humbin jetën”, tha ai.

As kryesuesi i Këshillit Bashkiak të Sarajevës, Alen Girt, nuk mbajti një qëndrim të qartë.

“Në këtë moment, nuk do të jepja ndonjë koment të veçantë. Ne jemi një administratë e re dhe, sinqerisht, nuk i di marrëdhëniet aktuale me qytetin e Teheranit”, tha Girt për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, shtoi se “jo vetëm qyteti i Sarajevës, por çdo njeri duhet të shprehet për shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut, kudo në botë, jo vetëm në Teheran”.

“Ka shkelje të të drejtave të njeriut, kjo është e qartë, dhe pajtohem se duhet të ketë reagim. Por, për momentin, nga qyteti i Sarajevës nuk ka asgjë konkrete”, tha ai.

Çfarë thonë qytetarët e Sarajevës?

“Sarajeva është një qytet që e ka përjetuar rrethimin dhe e di se çfarë do të thotë të protestosh kundër represionit”, thotë Melisa, banore e Sarajevës, për Radion Evropa e Lirë.

Për këtë arsye, “mungesa e çdo reagimi është edhe më zhgënjyese sesa vetë vendimi politik për të heshtur”, sipas saj.

Emiri vlerëson gjithashtu se reagimi është i domosdoshëm.

“Duhej të kishte të paktën një reagim, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira mes Iranit dhe Bosnje e Hercegovinës. Duhej të ekzistonte një qëndrim zyrtar”, thotë ai. 

Sarajeva “nuk do të duhej të heshtte”

Profesori i Fakultetit Filozofik në Sarajevë, Enver Kazaz, thotë për Radion Evropa e Lirë se mungesa e reagimit - jo vetëm nga Sarajeva, por e gjithë Bosnje e Hercegovina - ndaj represionit në Teheran, zbulon një “krizë të thellë morale dhe politike në shoqërinë vendase”.

“Është fakt se Sarajeva, në kuptimin politik, ka dështuar seriozisht kur bëhet fjalë për përgjegjësinë morale ndaj pjesëve të botës që po përjetojnë dhunë dhe represion”, thotë Kazaz.

Ai thekson se ndaj represionit në Iran, nuk kanë reaguar as Presidenca e Bosnje e Hercegovinës, as qeveritë në nivel entitetesh dhe kantonesh, as partitë politike - e “madje as organizatat e shoqërisë civile”.

Edhe profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Sarajevë, Asim Mujkiq, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se, ndonëse statusi formal i binjakëzimit mes Sarajevës dhe Teheranit nuk ka peshë vendimtare politike, dënimi moral i represionit duhet të jetë i qartë.

“Sigurisht, sipas mendimit tim, represioni duhet të dënohet, sidomos masat që merren kundër atyre që luftojnë për qëllime të drejta shoqërore - kudo në botë”, thotë Mujkiq.

“Represioni i regjimit duhet ta marrë dënimin e duhur nëse vlerat tona janë ato që i quajmë vlera evropiane: të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe sistemi demokratik i vendimmarrjes”, shton ai.

Historia e miqësisë dhe mbështetja gjatë luftës

Marrëdhëniet mes Bosnje e Hercegovinës dhe Iranit kanë rrënjë të thella.

Gjatë luftës në vitet ‘90, Irani ishte një nga aleatët kryesorë të Bosnje e Hercegovinës, duke ofruar ndihmë humanitare dhe financiare, ndërsa vullnetarë iranianë morën pjesë në betejat në krahë të Ushtrisë së Bosnje e Hercegovinës.

Në Teheran ekziston Rruga e Bosnje e Hercegovinës, e emëruar në shenjë të miqësisë dhe respektit mes dy vendeve. Një pjesë e madhe e muzeut aty i kushtohet luftës në Bosnje e Hercegovinë, duke përfshirë një maketë të Tunelit të Shpëtimit, ekspozitën për rrethimin e Sarajevës, gjenocidin në Srebrenicë dhe jetën e fëmijëve të prekur nga lufta. Ky është muzeu i vetëm jashtë Bosnje e Hercegovinës që i është kushtuar kësaj periudhe.

Që nga viti 2016, Irani dhe Teherani kanë realizuar në Sarajevë një sërë projektesh kulturore: ekspozita, javë filmash dhe mbrëmje letrare.

Gjatë vitit 2026 janë planifikuar ngjarje të reja, të fokusuara në film, gjuhë dhe filozofi.

Gjatë një takimi mes ambasadorit iranian në Bosnje e Hercegovinë dhe kryetarit të Sarajevës, në fund të tetorit të vitit të kaluar, u paralajmërua gjithashtu organizimi i Ditëve të Kulturës së Sarajevës në Teheran, por nuk u caktua data e saktë.

Ekspertët kujtojnë se binjakëzimi i qyteteve, i nisur pas Luftës së Dytë Botërore si simbol paqeje dhe pajtimi, ofron edhe mbështetje morale dhe politike. Për shembull, gjatë rrethimit të Sarajevës, Barcelona e shpalli qytetin distriktin e saj të 11-të./REL

bosnje e hercegovinë teherani sarajeva

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet