LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Pse ka rëndësi skadimi i marrëveshjes së Detit të Zi për drithërat?

Ujdia, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik të vitit të kaluar, kishte për qëllim ta zbuste krizën globale të ushqimit duke i lejuar drithërat ukrainase, të bllokuara nga konflikti Rusi-Ukrainë, të eksportoheshin në mënyrë të sigurt.

17 Korrik 2023, 18:46 Nga a.l
Analiza e REL: Pse ka rëndësi skadimi i marrëveshjes së
Foto ilustruese

UKRAINË- Një marrëveshje që e lejon Ukrainën të eksportojë drithëra përmes Detit të Zi do të skadojë në fund të ditës së hënë, më 17 korrik, pasi Rusia tha se do ta pezullojë pjesëmarrjen e vet në të. Ujdia, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik të vitit të kaluar, kishte për qëllim ta zbuste krizën globale të ushqimit duke i lejuar drithërat ukrainase, të bllokuara nga konflikti Rusi-Ukrainë, të eksportoheshin në mënyrë të sigurt.

Ukraina është prodhuese e madhe e grurit dhe farave vajore, dhe ndërprerja e eksportimit të tyre kur shpërtheu lufta nxiti rritjen rekorde të çmimeve të produkteve ushqimore në gjithë botën. Marrëveshja, që u arrit në korrik 2022 gati pesë muaj pas fillimit të luftës, ndihmoi në uljen e çmimeve dhe zbutjen e krizës globale ushqimore.

Gruri ukrainas po ashtu ka luajtur rol të drejtpërdrejt, me 725.200 tonë, apo 2.2 për qind të furnizimeve të dërguara përmes korridorit të përdorur nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (PBUKB) për ndihmat për vendet si Etiopinë, Somalinë dhe Jemenin.

Çfarë nënkupton kjo për çmimet e produkteve ushqimore?

Çmimet e grurit dhe farave vajore janë rritur tashmë si pasojë e lajmeve se Rusia do ta pezullojë pjesëmarrjen e vet në këtë marrëveshje. Kjo rritje do të bëjë që çmimet do të rriten edhe më shumë për produktet e bazike si, buka dhe pastat, në muajt në vijim. Gjendja, megjithatë, është më e mirë tani se në muajt pas fillimit të luftës, sepse furnizimet me grurë nga prodhuesit e tjerë si Brazili janë rritur. Çmimet e grurit, ingredientit kryesor në bukë, kanë rënë për rreth 14 për qind deri tani këtë vit, ndërsa të misrit ka rënë për rreth 23 për qind.

Kriza e tanishme globale ushqimore nuk e ka ndër mend të marrë fund, megjithatë. Programi Botëror i Ushqimit (PBU) tha muajin e kaluar se emergjencat e shumta kanë krijuar krizën më të madhe dhe më të koklavitur humanitare të urisë në 70 vjetët e fundit. Në vitin 2022, një numër rekord prej 349 milionë njerëzve përjetuan uri akute dhe 772 mijë të tjerë ishin buzë urisë, tha PBU-ja në një raport vjetor.

Si është gjendja e furnizimit global ushqimor?

Stoqet globale të misrit e nisën sezonin 2021/22 me rënien më të madhe në gjashtë vitet e fundit, prandaj pushtimi rus i Ukrainës, njërës prej eksportuesve kryesore të misrit në botë, çoi në një rritje të madhe të çmimeve. Një rritje e shpejtë e eksportit nga Brazili, megjithatë, ka ndihmuar që prej atëherë në rritjen e furnizimit, bashkë me eksportimin e më shumë se 17 milionë tonëve të misrit përmes korridorit. Departamenti Amerikan i Agrikulturës (DAA) ka parashikuar se stoqet globale të misrit do ta shënojnë rritjen më të madhe në pesë vjetët e fundit në fund të sezonit 2023/24. Stoqet globale të grurit janë më të vogla dhe parashihet se do të arrijnë rënien më të madhe në tetë vjetët e fundit në fund të sezonit 2023/24, sipas të të dhënave të DAA-së.

Çfarë do të nënkuptonte kjo për Programin Botëror të Ushqimit?

PBU-ja blen disa miliona tonë mallra ushqimore çdo vit, prej të cilave rreth 75 për qind janë drithëra. Në vitin 2021, PBU-ja i bleu në përgjithësi 4.4 milionë tonë, me Ukrainën që ishte burimi i saj kryesor, duke ofruar 20 për qind në përgjithësi. Ukraina furnizon kryesisht me miell dhe bizele. Shumica e produkteve ushqimore shkojnë në Afrikë, si dhe në vende të tjera në Azinë Perëndimore, si Jemeni, prandaj prirjet e PBU-së janë që të shumica e furnizimeve të burojnë nga Evropa lindore, e cila është më afër se prodhuesit e mëdhenj në Amerikën Veriore apo Jugore.  PBU-ja i ka dërguar 725.200 metrikë tonë përmes korridorit. Do t’i duhet të kërkojë diku tjetër, me gjasë me çmim më të lartë kur mungesa e fondeve ta ketë detyruar t’i zvogëlojë aktivitetet në disa vende.

Çka është eksportuar?

Sipas paktit për të krijuar një kanal të sigurt për dërgesa, Ukraina ka qenë në gjendje t’i eksportojë 32.9 milionë tonë mallra bujqësore, përfshirë 16.9 milionë tonë misër dhe 8.9 milionë tonë miell. Para konfliktit, Ukraina eksportonte përafërsisht 25 deri në 30 tonë misër në vit, kryesisht përmes Detit të Zi, dhe 16 deri në 21 milionë tonë grurë. Kapaciteti për të dërguar drithëra përmes Detit të Zi në bazë të paktit është kufizuar nga përfshirja e vetëm tri porteve.

Pse po tërhiqet Rusia nga pakti?

Rusia ka thënë tashmë se nuk ka ndonjë arsyeje për ta zgjatur marrëveshjen. Ajo thotë se zotimet për t’i hequr pengesat ndaj mallrave ushqimore ruse dhe eksporteve të plehrave nuk janë përmbushur. Kërkesat e Moskës përfshijnë rilidhjen e Bankës Bujqësore të Rusisë (Rosselkhozbank) me sistemin e pagesave SWIFT. Kërkesat e tjera përfshijnë rifillimin e furnizimit me makineri dhe pjesë bujqësore, heqjen e kufizimeve në sigurime dhe risigurime, rifillimin e punës së tubacionit të amoniakut Togliatti-Odesa, dhe zhbllokimin e aseteve dhe llogarive të kompanive ruse të përfshira në eksportin e ushqimit dhe plehrave.

A mund të veprojë korridori pa Rusinë?

Portet e Ukrainës ishin bllokuar derisa u arrit marrëveshje në korrik të vitit të kaluar dhe është e paqartë nëse do të jetë e mundur të dërgohen drithërat tani që Rusia po tërhiqet nga pakti. Sigurime shtesë premium për rrezikun e luftës, të cilat ndryshojnë kur futesh në zonën e Detit të zi, do të rriteshin dhe pronarët e anijeve mund të ngurrojnë t’i lejojnë anijet e veta të futën në zonë lufte pa marrëveshjen ruse. Burime brenda industrisë së sigurimeve thonë se mbulimi i shpenzimeve mund të ndryshojë shpejt. Politikat e sigurimeve të rrezikut për luftë duhet të ripërtërihen çdo shtatë ditë për anijet, gjë që kushton mijëra dollarë.

A nevojitet korridori nëse të korrat e Ukrainës zvogëlohen?

Parashikohet se eksporti i drithërave nga Ukraina do të bjerë në sezonin 2023/24, pasi lufta bëri që bujqit të mbjellin më pak misër dhe grurë.

Departamenti Bujqësor i SHBA-së ka parashikuar se eksporti i misrit do të bjerë në 19.5 milionë tonë, nga 28 milionë tonë në vitin paraprak, dhe shumë më poshtë se 30.3 milionë të eksportuara në sezonin 2018/19 kur në total përbenin 17 për qind të tregut global.

Eksporti i grurit pritet të bjerë në 10.5 milionë tonë, nga 16.8 milionë tonë në vitin paraprak, dhe shumë më poshtë se piku prej 21 milionë tonëve në sezonin 2019/20, që përbënte 11 për qind të tregut botëror.

Madje eksportimi i atyre sasive më të vogla të drithërave përmes pjesës lindore të Bashkimit Evropian, do të ishte e vështirë dhe shtrenjtë në pjesën logjistike, posaçërisht të korrat e rritura në rajonet lindore të Ukrainës, sepse përballen me një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë për ta arritur kufirin.

A mund të eksportojë Ukraina më shumë drithëra përmes BE-së?

Ukraina është duke eksportuar sasia të madhe të drithërave përmes vendeve lindore të BE-së qëkur filloi konflikti. Por, ka pasur shumë sfida logjistike, përfshirë matës të ndryshëm hekurudhor. Një çështje tjetër është se fluksi i drithërave ukrainase përmes vendeve lindore të BE-së ka shkaktuar trazira në mesin e bujqve në rajon, të cilët thonë se e ka minuar furnizimin lokal dhe se është blerë nga mullinjtë, duke i lënë ata pa treg për të korrat e tyre.

Si pasojë, BE-ja ua ka mundësuar pesë vendeve – Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë – ta ndalojnë shitjen e grurit, misrit dhe farave të lulediellit në vendet e tyre, por ta lejojnë eksportin transit në vendet e tjera. Siç qëndrojnë gjërat, kjo do të ndalet kah mesi i shtatorit. Të korrat më të mëdha priten në BE-në lindore këtë verë dhe portet e mëdha, si Konstanta në Rumani, pritet të hasin në vështirësi për ta përballuar sasinë e drithërave që ka mundësi ta pranojë, gjë që mund të çojnë në mbingarkesa dhe vonesa në dërgesa./REL

marreveshja e grurit ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026