17 Korrik 2023, 18:08
Nga a.l
Antonio Gutteres
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur zhgënjim të thellë për tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja ndërkombëtare për grurin.
Marrëveshja ka qenë “jetike për sigurinë ushqimore në botë dhe shpresë në një botë me telashe”, u ka thënë Guterres gazetarëve të hënën në Nju Jork.
“Fundja, pjesëmarrja në këto marrëveshje është zgjedhje. Mirëpo njerëzit që vuajnë dhe vendet në zhvillim nuk kanë zgjidhje. Qindra miliona njerëz përballen me uri dhe konsumatorët janë duke u përballur me krizë të rëndë të çmimeve të jetesës”, ka thënë Guterres.
Guterres i ka nisur një letër presidentit rus, Vladimir Putin, javën e kaluar, me disa propozime si ta ruajë marrëveshjen.
“Jam shumë i zhgënjyer që propozimi im nuk është dëgjuar. Synimi ynë duhet të jetë drejt avancimit të sigurinë ushqimore globale dhe stabilitetit të çmimeve të ushqimit”, ka thënë ai.
Rusia ka thënë se është duke u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare për eksportimin e grurit përmes Detit të Zi. Në këmbim të kthimit në marrëveshje, Moska ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj eksporteve të plehrave dhe ushqimeve. Marrëveshja ndërkombëtare i ka mundësuar Ukrainës – e cila është duke u përballur me pushtimin rus – që ta transportojë grurin përmes detit. Kremlini ka dhënë shenja edhe të kaluarën se nuk është i kënaqur me mënyrën se si është duke u zbatuar marrëveshja./REL
antonio guettees
Bota
17 Korrik 2023, 18:07
A.B
Zjarri
GREQI- Disa zjarre kanë shpërthyer në Greqi. Një nga zjarret më të mëdha shpërtheu në pyll në qyte...
Bota
17 Korrik 2023, 18:04
a.l
Linda Thomas Greenfield
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield e ka cilësuar si një 'akt mizor' pezullimin e marrëv...
Bota
17 Korrik 2023, 17:55
a.l
Dmitry Medvedev
RUSI- Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev bën thirrjë për sulme ç...
Bota
17 Korrik 2023, 17:15
a.l
Zjarr në Greqi
GREQI- Temperaturat përvëluese në Greqi kanë shkaktuar dhjetëra vatra zjarri kryesisht në terrenet pyjore...
Bota
17 Korrik 2023, 17:20
murtaja e derrit
KOSOVE- Sot është konfirmuar rasti i parë i prezencës se sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit (MAD) në komun...
Bota
17 Korrik 2023, 17:08
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy deklaron se marrëveshja e eksportit të grurit në Detin...
Bota
17 Korrik 2023, 17:10
A.B
SHBA-Një ilaç i ri është gjetur për të ngadalësuar përparimin e Alzheimerit, me ekspertët që e vlerës...
Bota
17 Korrik 2023, 16:56
a.l
Dhuna në Kuvendin e Kosovës
KOSOVË- Prokuroria po vijon me hetimet për skenat e dhunës në Kuvendin e Kosovës disa dit&eu...
Bota
17 Korrik 2023, 16:41
a.l
Airport
SHBA- Stuhi të forta, reshje të dendura shiu dhe kushte të pafavorshme të motit të dielën soll&e...
Bota
17 Korrik 2023, 16:34
a.l
Gratë afgane presin të marrin racione ushqimore të shpërndara nga një grup ndihme humanitare, në Kabul, Afganistan
Një r...