LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Partitë pro-ruse iniciuan tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi

Komuna e Zetës, e cila ndodhet në rrethinën e pabanuar të kryeqytetit malazez, Podgoricë, do ta shprehë mendimin e saj për këtë dokument në seancën e fundit të majit.

4 Maj 2023, 20:47 Nga a.l
Analiza e REL: Partitë pro-ruse iniciuan tërheqjen e njohjes së
Mbështetësit e Frontit Demokratik duke festuar fitoren e Jakov Milatoviçit

Fronti Demokratik pro-rus, i cili ka pushtet absolut në Zetë, komuna më e re në Mal të Zi, mori vendim për miratimin e një Deklarate, me të cilën, siç thanë ata, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të vlejë në atë territor.

Komuna e Zetës, e cila ndodhet në rrethinën e pabanuar të kryeqytetit malazez, Podgoricë, do ta shprehë mendimin e saj për këtë dokument në seancën e fundit të majit.

Pavarësia e Kosovës u njoh nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviçit, e cila në gusht 2020 humbi zgjedhjet nga Fronti Demokratik pro-serb dhe prorus, Demokratët dhe Lëvizja URA.

Së fundmi, Gjukanoviç ka pësuar disfatë edhe në zgjedhjet presidenciale dhe zyrtarisht më 24 maj duhet t'ia dorëzojë atë post presidentit të sapozgjedhur, Jakov Milatoviç, i cili deklaroi se nuk do të ketë tërheqje të njohjeve të Kosovës.

Çfarë thotë Qeveria?

Deklarata për anulimin e vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk do të ketë efekt juridik dhe as nuk mund të jetë akt ligjërisht obligues, thonë për Radion Evropa e Lirë nga Qeveria e Malit të Zi.

Këshilltari për çështje juridike në Kryeministri, Ivo Shoq, miratimin e një Deklarate të tillë e sheh si akt politik për të cilin Qeveria nuk duhet të deklarohet.

Miratimi i një akti të tillë ndoshta synon të dërgojë një mesazh politik, më shumë se sa mund të prodhojë ndonjë efekt juridik në territorin e komunës që do të miratonte një akt të tillë. Unë e shoh këtë si një lloj revolte të mundshme ndaj ngjarjeve të fundit lidhur me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thotë ai për REL-in.

Shoq, po ashtu, thekson dimensionin juridik të miratimit të shpallur të Deklaratës.

Nga pikëpamja e ligjit, edhe në rast të deklarimeve të tilla, komunat do të dilnin jashtë juridiksionit të tyre dhe mbetet e paqartë se si do të mund të zbatoheshin. Ne ende nuk e dimë se cila do të ishte përmbajtja e një akti të tillë dhe nëse në varësi të kësaj, ai mund të jetë objekt i procedurës para Gjykatës Administrative ose Kushtetuese", shpjegon ai.

Por, edhe Fronti Demokratik është i vetëdijshëm se deklarata e një komune nuk mund të ketë efekt juridik, por duan, siç thonë ata, të dërgojnë një mesazh politik. Fronti Demokratik u bën thirrje bashkive të tjera të bëjnë një “gjest simbolik”

Përfaqësuesi i këtij grupi politik, Milun Zogoviq, ka thënë se miratimi i Deklaratës për anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës në Komunën e Zetës është logjike, sepse paraqet reagim ndaj mbështetjes së diplomacisë malazeze që Kosova të bëhet një anëtare e Këshillit të Evropës.

"Edhe pse është një vendim simbolik, ai është i justifikuar sepse do të tregojë se çfarë mendon shumica e Malit të Zi për këtë çështje. Është një shprehje e dy të tretave të vullnetit të popullit", tha Zogoviç.

Pro-serbët në Mal të Zi, të zemëruar me votimin e Kosovës në Këshillin e Evropës Zyrtarët e Frontit Demokratik u bënë thirrje bashkive të tjera ku qeveria përbëhet nga anëtarë të shumicës aktuale parlamentare që të miratojnë Deklarata të tilla:

“Dhe, kështu të fillojë procesi i kthimit të Malit të Zi në burimet e tij historike, shpirtërore dhe shtetformuese”, thuhet në një nga njoftimet e FSH.

Si erdhi deri këtu?

Mali i Zi më 24 prill votoi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për çka reaguan ashpër një pjesë e partive pro-serbe në pushtet, duke e gjykuar një politikë të tillë “të turpshme për Beogradin zyrtar”

Me këtë rast, të mërkurën, më 3 maj, Kuvendi mbajti seancën kontrolluese të kryeministrit Dritan Abazoviq, i cili është edhe koordinator i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Me atë rast, Abazoviç ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është në interes të stabilitetit rajonal.

Asgjë nuk ka ndryshuar në politikën e jashtme të Malit të Zi, ne kemi ndjekur një politikë të përgjegjshme dhe konsekuente dhe jemi sjellë si të gjitha vendet e tjera që e kanë njohur Kosovën”, shpjegoi Abazoviçgjatë seancës.

A mund të revokohet njohja?

Sigurisht që një qeveri e përgjegjshme duhet të reagojë për këtë, sepse nuk përjashtohet që komunat tjera të miratojnë një deklaratë të ngjashme”, thotë profesori i së drejtës ndërkombëtare, Nebojsha Vuçiniç, në një deklaratë për REL-in.

"...njohja e shtetit është e parevokueshme dhe prapavepruese.

Ai thekson se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës është i parevokueshëm dhe se asnjë vendim i mëvonshëm për të njëjtën çështje nuk mund ta kundërshtojë atë.

As Zeta dhe asnjë qeveri në botë, nëse e anulon vendimin për njohjen e Kosovës, nuk ka efekt, sepse njohja e shtetit është e parevokueshme dhe prapavepruese. Revokimi nuk ka asnjë rëndësi juridike, mund të ketë vetëm një rëndësi populiste ”, shpjegon Vuçiniç.

Profesor Vuçiniçthotë se në rastin e “çnjohjes së Kosovës” nga Zeta, dhe potencialisht nga komunat e tjera, po përdoret një mjet për të përmbushur një qëllim të qartë politik:

"I gjithë sistemi juridik dhe politik është në funksion të realizimit të asaj që në mënyrë pezhorative quhet ‘bota serbe’. Gjithçka i nënshtrohet asaj. Lejohen të gjitha mjetet për të arritur qëllimin. Një nga mjetet është revokimi i njohjes së Kosovës", thotë ai.

Cilat janë reagimet e opozitës?

Zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate të opozitës, Mirko Staniç, beson se me këtë iniciativë, DF-ja po tenton të rifitojë pozitën e dobësuar para zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.

“Ky është mesazhi - se nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh nga Fronti Demokratik para formimit të Qeverisë, në të cilat thuhet se nuk do të ndryshojnë detyrimet ndërkombëtare dhe angazhimi i politikës së jashtme të Malit të Zi, është vetëm një mashtrim”, thotë Staniç.

Përkatësisht, shumica parlamentare, përfshirë edhe Frontin Demokratik, u angazhuan pas fitores në vitin 2020 që të mos e ndryshojnë kursin e politikës së jashtme të vendit, ku përfshihet edhe njohja e Kosovës. Staniç thotë se ekziston mundësia që Zeta së shpejti të revokojë vendimin për anulimin e njohjes së Kosovës.

Çfarë do të bëjë Fronti Demokratik kur Serbia ta njohë Kosovën pas disa muajsh? A do të shfuqizohet edhe ai vendim ‘në territorin e komunës së Zetës”, shprehet Staniç.

Çfarë duhet të dini për Zetën?

Zeta është komuna më e re në Mal të Zi, e formuar më pak se një vit më parë. Në zgjedhjet e para të mbajtura në tetor të vitit të kaluar, partitë që përbëjnë Frontin Demokratik fituan mbi gjysmën e shumicës.

Kryesia e Frontit Demokratik u bëri thirrje bashkive të tjera ku janë shumicë, që ta bëjnë të njëjtën deklaratë. Fronti Demokratik me partnerët e tij Demokratët dhe Lëvizja URA kontrollon qeverisjen lokale në 13 nga 25 komunat në Mal të Zi.

Çfarë duhet të dini për Frontin Demokratik?

Fronti Demokratik, i cili është pjesa më e madhe e shumicës parlamentare, është një aleancë politike, qëllimet kryesore të politikës së jashtme të së cilës janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë, dalja e Malit të Zi nga aleanca e NATO-s dhe anulimi i njohjes së pavarësisë së Kosovës. Për Kosovën pretendojnë se është territor i pushtuar serb dhe e quajnë atë vend kuazi-shtet.

Ndonëse më parë kishte paralajmëruar se do të ngrinte synimet e politikës së jashtme, Fronti Demokratik i riaktivizoi këto kërkesa me iniciativën për të anuluar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në të njëjtën kohë, Qeveria e Malit të Zi nuk e vuri në dyshim pavarësinë e Kosovës. Fronti Demokratik përndryshe është i afërt me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, dhe Partinë e tij Progresive Serbe.

Pasi Mali i Zi mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Fronti Demokratik, së bashku me Deklaratën në Zetë, propozoi që në kishat dhe manastiret e Kosovës të fillojë një fushatë për mbledhjen e nënshkrimeve për tërheqjen e vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kisha serbe nuk iu përgjigj këtij propozimi./REL 

fronti demokratik pro-rus

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet