LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA e 'REL': Lufta në Ukrainë trondit sistemin e centralizuar në Rusi

Azhiyev është larguar nga Rusia për në Turqi në vitin 2011, por shpejt e ka gjetur veten me luftëtarë të tjerë çeçenë në Siri, duke luftuar sërish kundër forcave ruse.

9 Janar 2023, 09:23 Nga A.B

ANALIZA e 'REL': Lufta në Ukrainë trondit sistemin e

Në tetor, çeçeni Rustam Azhiyev - i njohur me pseudonimin Abdul-Khakim Shishani - udhëtoi për në Ukrainë dhe iu bashkua një njësie çeçene që luftonte me Kievin kundër pushtimit rus.

Tani 41 vjeç, ai ka luftuar kundër Rusisë prej se ka qenë 19 vjeç.

“Lufta ka filluar në vitin 1999”, thotë Azhiyev, duke iu referuar Luftës së Dytë Çeçene, gjatë së cilës ka qenë komandant i frontit qendror për shtetin e panjohur separatist, Içkeria.

“Në vitin 2000, në moshën 19-vjeçare, i jam bashkuar rezistencës popullore. E gjithë jeta ime ka qenë e lidhur me luftën kundër Rusisë. Për ne, lufta nuk ka mbaruar”, thotë ai.

Azhiyev është larguar nga Rusia për në Turqi në vitin 2011, por shpejt e ka gjetur veten me luftëtarë të tjerë çeçenë në Siri, duke luftuar sërish kundër forcave ruse.

“Ne do ta ndjekim armikun kudo që të mundemi”, thotë Azhiyev.

“Kam ardhur këtu për të luftuar për drejtësinë historike”, thotë ai, duke komentuar vendimin e tij për të shkuar në Ukrainë.

“Dikur, një grup i vogël ukrainasish ka ardhur për të na ndihmuar të luftojmë kundër rusëve dhe ne nuk e kemi harruar këtë”.

“Për ne është çështje mbijetese. Për aq kohë sa ekziston Rusia, ne nuk mund të jetojmë në paqe”, thotë Azhiyev.

Azhiyev nuk është i vetmi nga Rusia që e sheh luftën në Ukrainë si shans për pakicat etnike që të kërkojnë autonomi më të madhe brenda Rusisë apo edhe pavarësi.

“Populli Erzia ka qenë i pushtuar nga perandoria për 800 vjet”, ka thënë plaku erzian, Syres Boleyan, në një takim të Lidhjes së Kombeve të Lira - një organizatë që bashkon përfaqësuesit e grupeve minoritare brenda Rusisë që kërkojnë të shkëputen - në muajin korrik.

Ai ka thënë se grupi i tij etnik prej rreth 800.000 njerëzish është duke dërguar gjithashtu vullnetarë për të luftuar në anën e Ukrainës.

Lufta e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë është duke zgjatur shumë më shumë dhe duket se është shumë më e kushtueshme seç ka parashikuar Moska.

Derisa lufta vazhdon, shumë vëzhgues thonë se forcat centrifugale në Federatën Ruse po rriten.

Këto forca, sipas tyre, do të rriten edhe më, pasi presionet e luftës dhe sanksionet ekonomike kundër Rusisë janë duke zvogëluar levat e Moskës mbi rajonet e Rusisë - nga Deti Baltik dhe i Zi deri në Paqësor.

“Qëllimi i këtij forumi është dekolonizimi i plotë dhe i pakthyeshëm i Rusisë”, është thënë në një deklaratë të Forumit të Popujve të Lirë të Rusisë, të mbledhur në muajin korrik në Pragë.

Ky forum përfshin grupet anti-Putin dhe është mbledhur katër herë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Qëllimet tona do të arrihen vetëm kur Federata Ruse të pushojë së ekzistuari si subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe të shndërrohet në 25-35 vende të pavarura, të lira dhe - shpresojmë - demokratike”, është thënë po ashtu në deklaratën e lexuar në Pragë.

Se sa real është një skenar i tillë, opinionet janë të ndryshme.

Shumë analistë pajtohen se lufta është duke tronditur strukturën e centralizuar të pushtetit që Putin ka krijuar për gati një çerek shekulli, si president apo si kryeministër.

Sipas vlerësimeve të Perëndimit, së paku 20.000 ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur, kapur ose zhdukur. Nga Rusia, ndërkaq, janë larguar qindra mijëra njerëz.

“Shoh një rrëmujë në sistemin qeverisës”, thotë analisti politik, Dmitry Oreshkin.

“Vertikali i fuqisë që ata kanë ndërtuar... ka filluar të lëkundet”, shton ai.

“Nëse Putin e humb luftën - dhe kjo është një mundësi shumë reale - atëherë nuk shoh ndonjë mjet ligjor për ta ndryshuar Qeverinë. Si rezultat, silovikët do t’i zgjidhin gjërat mes tyre”, thotë Oreshkin, duke iu referuar drejtuesve të ushtrisë dhe agjencive të sigurisë.

Por, disa analistë të tjerë flasin për dobësinë e elitave rajonale në Rusi, duke thënë se sistemi i Putinit i ka bërë udhëheqësit rajonalë shumë më të varur nga Moska, sesa nga zgjedhësit e tyre.

Në shumë raste, liderët e vërtetë të pakicave etnike të Rusisë ose janë larguar nga vendi, ose janë persekutuar si “ekstremistë”.

“Ndryshe nga fundi i viteve 1980 dhe fillimi i viteve 1990, ne nuk shohim asnjë aktor me tendenca centrifugale”, thotë analisti Nikolai Petrov, duke e krahasuar situatën aktuale me rënien e Bashkimit Sovjetik, kur udhëheqësit lokalë janë bërë fokus i lëvizjeve për pavarësi në shumicën e 15 republikave të tij.

Megjithatë, shton ai, “rënia e perandorisë sovjetike nuk ka përfunduar dhe mund të vazhdojë më tej”. Brenda 15 vjetësh, ne mund të shohim një shtet “kuazi-federativ ose konfederativ”, thotë ai.

Elise Giuliano, specialiste për çështjet e identitetit etnik në Rusi në Institutin Harriman të Universitetit të Kolumbisë, thotë se qëndrimet anti-qeveritare në Rusi ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga rajoni në rajon. Dhe rrethanat atje, sipas saj, e bëjnë të pamundur të matet opinioni publik për çështje të ndjeshme.

“Është e mundur që kundërshtimi i luftës të çojë në refuzim më të madh ndaj shtetit rus. Megjithatë, aktualisht, nuk e shohim këtë, kështu që kolapsi i shtetit rus duket i pamundur”, thotë Giuliano.

“Por, është e pamundur të parashikohet se çfarë do të sjellin zhvillimet”, shton ajo.

Paul Goble, analist në pension për CIA-n, Departamentin amerikan të Shtetit dhe Radion Evropa e Lirë, thotë se shumë vëzhgues nuk kanë arritur ta parashikojnë shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, “madje edhe disa muaj apo javë” përpara se të ndodhte.

Putin, thotë Goble, e ka përshpejtuar rënien e mundshme të Rusisë, sepse “veprimet e tij nuk përfaqësojnë ringjalljen e Bashkimit Sovjetik, por rikrijimin e kushteve që mund të çojnë në shembjen e tij - përfshirë zemërimin e pakicave dhe largimin e Rusisë nga bota”./rel

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet