LIVE UPDATES
Bota

Mes thellimit të krizës së emigrantëve, Biden viziton kufirin me Meksikën

Biden njoftoi të enjten se deri në 30 mijë persona në muaj, nga këto vende, do të lejohen të aplikojnë për azil. Ata duhet të përmbushin kritere të rrepta si dhe të kenë një person, që do t’i ndihmojë për t’u bërë banorë të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

8 Janar 2023, 23:30 Nga DOSJA
Mes thellimit të krizës së emigrantëve, Biden viziton
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden mbërriti të dielën në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, e para vizitë, që nga marrja e detyrës në Shtëpinë e Bardhë, rreth dy vjet më parë. Vizita në El Paso të Teksasit vjen ndërsa Presidenti Biden njoftoi një plan të ri që ka si objektiv krizën e migrantëve në kufirin amerikan.

Vizita e Presidentit Joe Biden në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës vjen mes shtimit të trysnisë nga ligjvënësit republikanë lidhur me mënyrën se si duhet trajtuar kriza e migrantëve, e cila po thellohet edhe më tej.
Përpara vizitës në El Paso të Teksasit, Presidenti Biden njoftoi të enjten një plan të ri që synon të ngadalësojë prurjet e migrantëve. Rreth 200, 000 migrantë futen çdo muaj në kufirin jugor amerikan.

“E di që është një çështje e ndërlikuar dhe nuk dua të pretendoj se kjo është një gjë e lehtë për t’u trajtuar”, tha Presidenti Biden lidhur me ata që përpiqen të kalojnë ilegalisht kufirin dhe të kërkojnë azil nga Kuba, Nikaragua, Haiti dhe Venezuela.

“Mos hajdeni në kufi. Qëndroni atje ku jeni dhe aplikoni ligjërisht prej andej”, ishte thirrja e Presidentit Biden drejtuar migrantëve.

Zoti Biden njoftoi të enjten se deri në 30 mijë persona në muaj, nga këto vende, do të lejohen të aplikojnë për azil. Ata duhet të përmbushin kritere të rrepta si dhe të kenë një person, që do t’i ndihmojë për t’u bërë banorë të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Biden u bëri thirrje republikanëve që të miratojnë më shumë fonde për të trajtuar krizën.
“Ata janë përpara dy mundësish, ose të vazhdojnë ta përdorin imigracionin për të fituar mbështetje politike ose për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit”, tha Presidenti Biden.

Organizata jofitimprurëse “Unioni Amerikan i Lirive Civile” tha se plani i presidentit e lidh administratën e tij me politikat kundër imigracionit të kohës së zotit Trump.

Guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott, reagoi duke thënë se plani i presidentit është i përkohshëm.
Të hënën Presidenti Biden do të vizitojë Meksikën dhe të martën do të mbajë një takim të nivelit të lartë me homologun meksikan Andres Manuel Lopez Obrador dhe kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau.

Marrë nga VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet