LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Kriza e energjisë imponon rend të ri në Evropë

Kompania shtetërore, Eni, dhe Italia, kanë arritur që përmes marrëdhënieve të së kaluarës, të sigurojnë më shumë gaz për të zëvendësuar furnizimet e konsiderueshme nga Rusia.

12 Tetor 2022, 11:48 Nga d.a.
Analiza e REL: Kriza e energjisë imponon rend të ri në
Foto ilustruese

Pak javë pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, 24 shkurt, Claudio Descalzi, udhëheqës i kompanisë italiane të energjisë, Eni, ka kryer një mori udhëtimesh për të takuar furnizuesit e gazit në Afrikë. Në këtë udhëtim janë përfshirë vizita me zyrtarë në Algjeri, Angola, Egjipt, dhe Republikën e Kongos.

Descalzi është shoqëruar shpesh nga zyrtarë të lartë të Romës, sipas dokumenteve të publikuara nga kompania Eni dhe Qeveria italiane.

Kompania shtetërore, Eni, dhe Italia, kanë arritur që përmes marrëdhënieve të së kaluarës, të sigurojnë më shumë gaz për të zëvendësuar furnizimet e konsiderueshme nga Rusia. Një ndryshim të tillë, të shkathët, nuk kanë arritur ta bëjnë shumë vende evropiane, teksa lufta e nisur nga presidenti rus, Vladimir Putin e ka shtyrë kontinentin evropian që të mendojë për alternativa shtesë të furnizimit me gaz.

Shiheni Gjermaninë. Një shtet i fuqishëm në aspektin ekonomik dhe i njohur për planifikime, tani është zënë në befasi. Aktualisht, ky shtet është në prag të recesionit dhe industritë gjermane po përgatiten për kursim të gazit. Italia, në anën tjetër, vend i njohur për krizat ekonomike, tani duket se është në pozitë më të rehatshme.

Pasi ka siguruar rezervat e nevojshme, autoritetet italiane janë të bindura se nuk do të kenë nevojë që të racionalizojnë gazin. Qeveria italiane madje ka thënë se Italia e ka “sigurinë më të mirë në Evropë” sa i përket situatës energjetike.

“Respekti që gëzon Descalzi në disa shtete afrikane është natyrisht përparësi”, ka thënë Alberto Clò, ish-ministër i Industrisë në Itali dhe ish-anëtar i bordit të kompanisë Eni, teksa ka komentuar vështirësitë në nënshkrimin e marrëveshjeve gjatë krizave me furnizim.

Një pjesë e mirë e Evropës përballet me dimër të vështirë, përfshirë Gjermaninë, Hungarinë dhe Austrinë. Në mesin e vendeve më pak të prekura nga kriza e energjisë janë Suedia, Franca dhe Britania, të cilat tradicionalisht nuk janë varur nga Rusia.

Martijn Murphy, specialist i çështjeve të naftës dhe gazit në kompaninë për hulumtime, Wood Mackenzie, ka thënë se ndonëse në Itali, Rusia ka qenë furnizuesja më e madhe, shumëllojshmëria e furnizuesve dhe lidhjet prej kohësh me Afrikën, kanë nënkuptuar pozitë më të mirë për italianët tani.

“Eni ka lidhje të ngushta me të gjitha shtetet që bashkëpunon në veri të Afrikës: Algjeri, Tunizi, Libi dhe Egjipt, dhe në shumicën prej tyre është në krye të vendeve që investojnë”.

Situata e shkaktuar nga lufta, ka përballur edhe një herë Evropën me rrezikun e pasjes së një furnizuesi të madh. Kjo krizë kthen në mendje krizën e energjisë së viteve 1970, e cila e ka detyruar Perëndimin që rimendojë varësinë në naftën e Lindjes së Mesme, prandaj kanë dalë në pah alternativat si Venezuela dhe Meksika.

Qeveria italiane nuk ka pranuar të komentojë në këtë temë.

Ministria gjermane e Ekonomisë ka thënë se dëshiron të shmangë importet e gazit rus sa më shpejt që është e mundur dhe të ketë shumëllojshmëri të furnizuesve, duke përmendur punën që po bën për të pasur rezerva të gazit të lëngshëm natyror. Aktualisht Gjermania nuk ka terminale të gazit të lëngshëm natyror, derisa Italia i ka tri, dhe së fundi ka blerë edhe dy të tjera shtesë.

Strategjitë e dy blerësve

Italia ka konsumuar 29 miliardë metra kub të gazit rus vitin e kaluar, çka përbën rreth 40 për qind të importit total. Aktualisht ky shtet është duke zëvendësuar 10.5 miliardë metra kub të gazit duke rritur importet nga shtetet tjera, nisur nga ky dimër, sipas Enit.

Pjesën më të madhe do ta sigurojë nga Algjeria. Prej pranverës së vitit 2023, Italia do të pranojë më shumë sasi të gazit të lëngshëm natyror nga Egjipti, Katari, Kongoja, Nigeria dhe Angola. Ky hap, sipas Enit, do t’i mundësojë Italisë të zëvendësojë 4 miliardë metra kub të gazit rus.

Gjermania ka importuar vitin e kaluar 58 miliardë metra kub të gazit rus – 58 për qind të importit total. Mirëpo, furnizimet tani janë zvogëluar dukshëm përmes gazsjellësit, Rrjedha Veriore 1. Në pamundësi që të sigurojë furnizime afatgjata nga shtetet tjera, Gjermania është detyruar që të paguajë në treg çmime shtatë apo tetëfish më të larta për të zëvendësuar një sasi të gazit rus.

Faktorë tjerë, përveç atij njeri, që kanë ndikuar në këtë realitet, janë se Gjermania nuk ka shtrirje në veri të Afrikës, sikurse Italia, dhe as nuk ka qasje në detin e Norvegjisë. Gjermania, po ashtu, nuk ka shumë rezerva të naftës dhe gazit.

Pavarësisht kësaj, zyrtarët gjermanë kanë bërë kalkulime të gabuara në vitet e fundit, sidomos pas vendimit të Rusisë për aneksim të Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014.

Më 2006 Italia ka blerë më së shumti gazin rus përmes Enit. Mirëpo në tetë vjetët e fundit Gjermania e ka dyfishuar sasinë e gazit të importuar rus, derisa Italia ka marrë kahe të kundërt.

Italia ka nisur të zbatojë strategji tjetër më 2014, kur Qeveria e re e ka hequr nga pushteti, Sivio Berlusconin, i cili mban lidhje të ngushta me Putinin. Po atë vit, Descalzi ka marrë nën kontroll kompaninë Eni. Ai njihet për mbikëqyrje të shumë projekteve të mëdha dhe atëbotë ka pasur vetëm një synim: të eksplorojë Afrikën.

Një sukses i madh është regjistruar më 2015 në Egjipt kur Eni ka zbuluar rajonin më të pasur me gaz: Zohr. Sipas disa burimeve, Descalzi ka shtyrë përpara projekte të shpejta me Enin, prandaj ka mundësuar nisjen e prodhimit në Zohr për më pak se dy vjet e gjysmë.

Në Algjeri, ku Eni ka qenë prezent prej vitit 1981, kompania ka nënshkruar marrëveshje të re më 2019 për të vazhduar importet e gazit deri më 2027.

Udhëkryqi në Krime

Aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë dhe sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës, kanë shënuar një moment kyç në diplomaci. Për pasojë, Roma e ka tërhequr mbështetjen për projektin e Gazpromit, Rrjedha Jugore – në vlerë të 40 miliardë dollarëve. Ky gazsjellës ishte planifikuar që të bartte gazin nga Rusia në Hungari, Austri dhe Itali, duke kaluar përmes Ukrainës.

Në vend të këtij projekti, Italia është përqendruar në ndërtim të një gazsjellësi që bart gazin nga Azerbajxhani, përmes Greqisë dhe Shqipërisë. Gjermania, ndërkaq, nuk ia ka kthyer shpinën Rusisë.

"Evropa dhe Rusia kanë ndërtuar partneritet energjetik për gati katër dekada dhe nuk ka qenë as një ditë në këtë periudhë, që gazi është përdorur si armë strategjike kundër Perëndimit”, ka thënë Johannes Teyssen, ish-udhëheqës i kompanisë E.ON më 2014, pas vendimit të Moskës për aneksim të territorit ukrainas.

Për më shumë, më 2015 është arritur një marrëveshje në mes të Gazpromit dhe kompanive që përfshinë edhe E.ON të Gjermanisë, për të ndërtuar gazsjellësin, Rrjedha Veriore 2. Me këtë hap, Gjermania ka vepruar verbërisht për herë të dytë.

Një ditë para se Moska të niste luftën në Ukrainë, Klaus-Dieter Maubach, udhëheqës i Uniper, kompanisë gjermane që importon më së shumti gazi rus, ka thënë se Gazpromi është furnizues i besueshëm. Por, ai ka ndryshuar qëndrimet prej atëherë.

Pas shtatë muajsh, Uniper është përgatitur që të padisë Gazpromin për dëmet e shkaktuara për mosfurnizimet me energji. Gjermania synon që të heqë dorë krejtësisht nga gazi rus në mesin e vitit 2024, ndonëse disa kompani kanë thënë prej tani që do t’iu duhet më shumë kohë. Të gjithë e pranojnë se këto përpjekje do të jenë shumë të vështira dhe kanë koston e vet.

“Ne jemi varur shumë, dhe për kohë të gjatë, nga furnizimet e Rusisë”, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz në muajin qershor.

“Tashmë nuk funksionon ekuacioni i vjetër që Rusia është partnere e besueshme ekonomike, edhe në kohë krizash”.

alberto clò martijn murphy claudio descalzi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet