LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Gratë të pasigurta edhe online, shkak gjuha e urrejtjes

Dhjetëra njerëz përqeshnin, akuzonin e ofendonin Stubllën nëpër rrjete sociale, pas vendimit të saj për të mos marrë pjesë në një grevë të organizuar nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), në maj të vitit 2022.

12 Shkurt 2024, 13:54 Nga N.F
Analiza e REL: Gratë të pasigurta edhe online, shkak gjuha e urrejtjes
Foto ilustruese

KOSOVË- E premtja e 20 majit të vitit 2022 e kishte kthyer mësimdhënësen e Shkollës Fillore “Dardania” në Prishtinë, Elenë Stublla, në cak të komenteve përplot gjuhë të urrejtjes në rrjete sociale. Dhjetëra njerëz përqeshnin, akuzonin e ofendonin Stubllën nëpër rrjete sociale, pas vendimit të saj për të mos marrë pjesë në një grevë të organizuar nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), në maj të vitit 2022. Por, Stublla kujton se nuk kishte hezituar ta shprehte të njëjtin qëndrim sërish publikisht, as kur u mbajtën grevat njëmujore më vonë, në shtator të atij viti.

“Sinqerisht, nuk jam marrë shumë me komente. I kam injoruar, përveç atyre që më janë drejtuar me mesazhe private, apo në shoqëri e kolektiv. Nuk e kam aspak problem”, thotë Stublla për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thotë se i mëson edhe nxënëset e saj që të mos ndikohen nga komentet negative që mund të marrin, kur ato, siç thotë, janë të pabaza.

“Natyrisht, nuk të bëjnë të ndihesh mirë, sepse të vjen keq që kanë rënë në atë nivel, por jo pse ti je e tillë. Përkundrazi, të motivojnë më shumë, sepse duhet ta luftosh një fenomen të keq”, thotë Stublla.

Një hulumtim i publikuar më herët këtë vit nga organizata Demokracia për Zhvillim (D4D) gjeti se kur gratë janë subjekt i lajmeve nëpër media, ato postime në rrjete sociale marrin tri herë më shumë reagime sesa lajmet e tjera. Shumica e komenteve me gjuhë të urrejtjes bëhen nga burrat. Për këtë hulumtim, kjo organizatë monitoroi mbi 110 portale në Kosovë nga janari i vitit 2022 deri në nëntor të vitit 2023. Ky hulumtim rezultoi në analizë të mbi 3.6 milionë artikujve të publikuar nga mediat në Kosovë.

Në shumicën e lajmeve, gratë e përfshira në politikë ishin cak i komenteve me gjuhë të urrejtjes, që Kombet e Bashkuara (OKB) e definojnë si diskurs fyes që përdoret ndaj një individi ose grupi në bazë të disa karakteristikave - si raca, feja ose gjinia - dhe që “mund të kërcënojë paqen sociale”. Ky trend është në rritje sipas drejtores ekzekutive të D4D-së, Rezarta Delibashzade-Krasniqi.

“Zakonisht, kur kemi të bëjmë me vendime më të mëdha politike, kemi raste të tilla që bëhet më e shpeshtë gjuha e urrejtjes. Sa herë që ka zgjedhje, fillon fluksi më i madh i gjuhës së tillë ndaj grave”, thotë ajo.

Delibashzade-Krasniqi thotë se shumë gra nuk e kanë forcën e Stubllës për të vazhduar, përkundër komenteve negative që marrin. Këtë e tregon, sipas saj, edhe mungesa e vullnetit të grave në zona rurale për t’u marrë me politikë. Sipas një hulumtimi të zyrës së organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, gratë në Kosovë “tregojnë një nivel jashtëzakonisht të ulët të motivimit për pjesëmarrje politike”.

Duke marrë parasysh nivelin e ulët të interesimit të grave për përfshirje në politikë, Delibashzade-Krasniqi nga D4D thotë se gjuha e urrejtjes në rrjete sociale, “po e dëmton mjaft shumë vendin, duke i bërë gratë edhe më hezituese për angazhim në politikë”. Sipas saj, përfshirja e edukimit medial si lëndë në sistemin shkollor do t’i edukonte të rinjtë se si të silleshin në botën virtuale, ndërsa thotë se mediat duhet të jenë më të kujdesshme me përmbajtjen që publikojnë.

“Është një numër i caktuar i mediave që, për shkak të clickbait-it [përmbajtje që ka qëllim kryesor tërheqjen e vëmendjes], bëjnë lëshime në tituj dhe përmbajtje që nxisin gjuhë të urrejtjes. Kështu që u bëjmë thirrje mediave të respektojnë kodin etik të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshillit të Mediave të Shkruara në Kosovë”, thotë drejtorja e D4D-së.

Rrjetet sociale - si Facebook, Instagram dhe X - kanë rregullat e tyre për gjuhën që mund të përdoren në këto platforma, e që e ndalojnë gjuhën e urrejtjes. Mirëpo, Valon Kerolli, strateg i rrjeteve sociale, ka deklaruar më herët për REL-in se është vështirë të kontrollohen komentet në rrjete sociale - veçanërisht për gjuhën shqipe, e cila nuk mund të identifikohet lehtësisht nga inteligjenca artificiale.

Komente të tilla me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes kanë qenë të dukshme edhe pas rasteve të vrasjeve të grave nga partnerë apo familjarë të tyre. Në këto raste, shumë komentues kanë akuzuar viktimat se ato kanë nxitur dhunën e shkaktuar ndaj tyre. Për Besarta Breznicën, zyrtare e programit për trajtimin e dhunës në baza gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës (RRGK), gjithçka nis nga mendësia e komentuesve.

“Padyshim që njerëzit do të kenë gjithmonë komente negative dhe komente që i fajësojnë gratë, për shkak se po jetojmë në një shoqëri patriarkale. Gratë, në çdo send, shihen fajtore dhe nuk kanë përkrahje”, thotë Breznica.

Sipas saj, një hap për ta bërë hapësirën publike virtuale më mikpritëse për gratë, do të ishte që Policia e Kosovës t’i trajtonte më me seriozitet rastet e kërcënimeve përmes komenteve në rrjete sociale.

“Gratë nuk janë të mirëpritura në hapësira publike, të dominuara nga burrat, njëjtë qysh janë të rrezikuara edhe në ambiente private”, thotë ajo.

Më herët, Policia e Kosovës i ka thënë REL-it se rastet e ngacmimit apo bullizmit evidentohen sipas Kodit Penal. Mirëpo, Kodi Penal i Kosovës nuk ka ndonjë nen të veçantë për kryerjen e kësaj vepre në rrjete sociale, gjë që bën që numri i këtyre rasteve të mos dihet saktësisht.

Neni 182 përcakton ndëshkimet potenciale për ngacmim, që përkufizohet si vëmendje apo komunikim me qëllim të “ngacmimit, frikësimit, lëndimit, dëmtimit të pasurisë apo vrasjes”. Në këtë pikë përfshihet edhe dërgimi i mesazheve telefonike.

Stublla thotë se është e vetëdijshme se shumë gra të tjera mund të hezitojnë të përfshihen në skenën publike, shkaku i rrezikut të gjuhës së urrejtjes, por shpreson se ato, gjithnjë e më shumë, do t’i sfidojnë paragjykimet.

“Nëse ti beson se diçka është në të mirën e përgjithshme, duhet ta mbrosh atë kauzë me çdo kusht. Përndryshe, do t’ua vërtetosh fjalët atyre komentuesve”, përfundon Stublla.

Marrë nga REL

kosove gjuha e urrejtjes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet