LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Çfarë do të thotë hapja e kufirit energjetik mes Kosovës dhe Serbisë?

Përndryshe, linja ndërlidhëse paraqet një lloj kufiri energjetik, përkatësisht lidh sistemet energjetike të dy ose më shumë vendeve, mundëson shkëmbimin e energjisë elektrike dhe rrit stabilitetin e sistemit, si dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

4 Nëntor 2024, 17:35 Nga M.B
Analiza e REL: Çfarë do të thotë hapja e kufirit
Foto ilustruese

KOSOVA- Linjat ndërlidhëse energjetike në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat menaxhohen nga Operatorët e Sistemit të Transmisionit të të dyja vendeve, janë fizikisht funksionale dhe aktive, por për arritjen e qëllimeve komerciale, është e rëndësishme që ato të përdoren.

Kështu thanë për Radion Evropa e Lirë nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT), duke theksuar, po ashtu, se shpërndarja e kapaciteteve neto transmetuese në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do t’u ofronte palëve më shumë mundësi për tregtimin e energjisë elektrike.

Përndryshe, linja ndërlidhëse paraqet një lloj kufiri energjetik, përkatësisht lidh sistemet energjetike të dy ose më shumë vendeve, mundëson shkëmbimin e energjisë elektrike dhe rrit stabilitetin e sistemit, si dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, tha më 24 tetor se është bërë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë dhe se Beogradi është pajtuar për t’i lëshuar në funksion linjat ndërlidhëse deri në fund të nëntorit.

Radio Evropa e Lirë e kontaktoi kabinetin e Bislimit për më shumë detaje lidhur me këtë çështje, por nuk mori përgjigje. Pala serbe nuk e përmendi atë dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it rreth saj. I dërguari i posaçëm i BE-së në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha më 29 tetor, disa ditë pas takimit me Bislimin dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, se nuk ka pasur përparim sa i përket zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, por shtoi se është optimist kur bëhet fjalë për çështje të tjera.

“Ka pasur përparim në disa çështje të tjera të rëndësishme, të cilat do t’i monitorojmë në javët në vazhdim”, shkroi Lajçak në llogarinë e tij në Facebook.

Ai nuk specifikoi saktësisht se për çfarë përparimi bëhet fjalë, por tha se është takuar me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin energjetik në Ballkanin Perëndimor. Në anën tjetër, KOSTT-i shpjegoi për REL-in se Kosova, aktualisht, ka tri linja ndërlidhëse plotësisht funksionale: në kufi me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të Kosovës thuhet se Elektrorrjeti i Serbisë ka bllokuar linjat ndërlidhëse për përdorim komercial edhe në vitin 2023 dhe se rezultat i këtij bllokimi ka qenë mungesa e kapacitetit transmetues ndërkufitar.

“Mungesa e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare, si rezultat i bllokimit të linjave interkonektive për operim komercial nga ana e Serbisë, vazhdon të shkaktojë vështirësi serioze për tregtarët, siç është pengimi i tregtisë së energjisë në këtë kufi, duke reflektuar kështu me rritjen e çmimit të kapaciteteve ndërkufitare në kufijtë e tjerë dhe çmimin e importit të energjisë, për Kosovën dhe për Evropën Juglindore”, u tha, mes tjerash, në raportin e publikuar në mars.

Ndër hapat e fundit drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes për Energjinë është pikërisht lëshimi në funksion i linjave ndërlidhëse.

“Hap i ardhshëm mund të jetë nënshkrimi i Marrëveshjes Operative ndërmjet KOSTT-it dhe EMS-së - me të gjitha anekset teknike - e cila mundëson bashkëpunim më të madh në mes të dy operatorëve të sistemit të transmisionit”, tha KOSTT-i për Radion Evropa e Lirë.

Deri në publikimin e këtij artikulli, EMS-ja nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se a planifikon të nënshkruajë një marrëveshje të tillë me KOSTT-in. Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për energjinë në vitin 2013 dhe 2015, ndërsa në qershor të vitit 2022, dy palët miratuan Udhërrëfyesin për zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

Atëkohë, BE-ja, e cila ndërmjetëson dialogun, tha se marrëveshjet për energjinë të viteve 2013 dhe 2015 “janë zbatuar vetëm pjesërisht”. Ndërkohë, pas nënshkrimit të Udhërrëfyesit, u funksionalizua plotësisht kompania Elektrosever, e cila i furnizon me rrymë komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe mbledh faturat që filloi t’ua dërgojë konsumatorëve qysh në fillim të këtij viti.

Deri atëherë, banorët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut nuk e paguan rrymën për rreth 25 vjet. Kompania Elektrosever është në pronësi të Elektro-ekonomisë së Serbisë, por në Kosovë është e regjistruar sipas ligjeve të Kosovës. Në bazë të Udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjeve energjetike, KOSTT-i ofroi qasje edhe në nënstacionin e Vallaçit, i cili e siguron shumicën e energjisë elektrike për qytetarët në veri të Kosovës. Ai, gjithashtu, e furnizon me energji elektrike hidrocentralin në liqenin e Ujmanit.

Vallaçi është një nga nënstacionet e para të ndërtuara në Kosovë në sistemin e transmisionit. Ai është i lidhur me pesë linja të tensionit të lartë 110 KV: Trepça, Skenderaj, Ujmani, Ilirida (afër Mitrovicës) dhe Palaj (afër Prishtinës), si dhe me stacionin Novi Pazar 2 (linjë ndërlidhëse Kosovë-Serbi). Roli i Vallaçit është të sigurojë furnizim të rregullt me energji elektrike për palët e kyçura në këtë nënstacion brenda Sistemit të Transmisionit të Kosovës.

Ky nënstacion është i rëndësishëm edhe për shkëmbimin fizik të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes linjës ndërlidhëse Valaç-Novi Pazar. Në Strategjinë e Energjisë të Qeverisë së Kosovës për periudhën 2022-2031 thuhet se disa nga synimet strategjike të vendit janë forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe funksionimi i tregut kosovar. Aty, po ashtu, thuhet se Kosova është e përkushtuar në zbatimin e të gjitha obligimeve nga Marrëveshja e Komunitetit të Energjisë, për të krijuar një treg të lirë, të integruar dhe konkurrues të energjisë elektrike./ REL

kosova serbia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet