LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Drejtësia në Kosovë nuk e heton neglizhencën e institucioneve që çoi në vrasjen e një gruaje

Sado që e gëzoi vendimi, Fatmirin, vëllain e viktimës e mërzit fakti se askush nuk është shkarkuar për neglizhencë në trajtimin e rastit.

28 Mars 2023, 19:42 Nga k.m.
Analiza e REL: Drejtësia në Kosovë nuk e heton neglizhencën
Sebahate Morina

Fatmir Morina e priti me padurimin vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës përmes të cilit më 22 mars të këtij viti u konstatua se shteti ‘ia shkeli të drejtën për jetë’ motrës së tij, Sebahate Morina, e cila u vra nga ish-bashkëshorti më 14 mars 2021 në Prishtinë.

“Ne, këtij vendimi [të Gjykatës Kushtetuese], iu gëzuam pak sepse thamë se më në fund po del ajo që dihet. Është neglizhencë e Policisë, Gjykatave dhe e Prokurorisë”, thotë Fatmiri, vëllai i Sebahates.

Por, sado që e gëzoi vendimi, Fatmirin e mërzit fakti se askush nuk është shkarkuar për neglizhencë në trajtimin e rastit.

“Nuk është fare mirë kjo, nuk jemi të kënaqur që nuk hetohet askush”, thotë ai.

Më 14 mars 2021, Sebahatja ishte rrugës për në vendin e saj të punës, por pak metra pa mbërritur, u vra nga ish-bashkëshorti i cili, sipas raporteve zyrtare, e kishte rrahur e keqtrajtuar më parë.

“Tuneli i fundit”, ekspozita për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara nga dhuna me bazë gjinore që u hap të enjten më 1 dhjetor, në kuadër të fushatës së Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

Deri ku kanë mbërritur rastet gjyqësore të grave të vrara?

Në vitin 2020 ai ishte dënuar për dhunë në familje nga Gjykata Themelore në Gjilan. Që nga dita e vrasjes së Sebahates, nuk u bë publike asnjëherë nisja e ndonjë hetimi ndaj zyrtarëve që dyshohet se e neglizhuan trajtimin e rastit.

Hetimet apo nisjen e procedurave nuk e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë as pas publikimit të vendimit të Kushtetueses, Prokuroria e Shtetit, Këshilli Prokurorial e as Policia e Kosovës. Pavarësisht përpjekjeve, këto institucione nuk i janë përgjigjur interesimit të REL-it nga data 23 mars.

Por, nisjen e një hetimi brenda policisë e ka konfirmuar Avokatit të Popullit, institucion ky që në vitin 2021 kishte hartuar një raport që kishte identifikuar shkelje nga ana e institucioneve në rastin e Sebahates.

“Pas rekomandimeve tona, policia ka formuar një komision, i cili ka gjetur shkelje dhe kanë filluar procedurat kompetente ndaj zyrtarëve policorë”, thuhet në përgjigjen e Avokatit të Popullit.

Heshtja 10-ditëshe që përfundoi me vrasje

Dhjetë ditë para se Sebahatja të vritej, sipas raportit të Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me titull “Shteti me mosveprim, privon nga jeta Sebahate Sopin”, njëra nga vajzat e saj raportoi në polici dhunën që po ushtrohej ndaj nënës së saj. Ish-bashkëshorti e kishte sulmuar Sebahaten sërish fizikisht.

Policia ndërmori masa hetimore. Intervistoi Sebahaten e cila konfirmoi se ishte viktimë e dhunës fizike. Ish-bashkëshorti i saj u intervistua po ashtu dhe mohoi sulmin. Sebahatja u ftua të intervistohej sërish një ditë pas, më 4 mars. Policia thotë se nuk u paraqit në stacion policor.

E, për dhjetë ditë të tjera, as policia e as prokuroria nuk ndërmori asnjë masë.

Por, çfarë nënkupton vendimi i Gjykatës Kushtetuese?

Kushtetuesja konstatoi një seri shkeljesh në trajtimin e këtij rasti. Shkeljet e konstatuara hedhin përgjegjësinë mbi Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Graçanicë dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës se kanë dështuar në përmbushjen e detyrimeve të tyre pozitive në mbrojtjen e jetës së Sebahates.

Këto shkelje i kishte konstatuar një raport i hartuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës (RRGK).

“Një vendim i Gjykatës Kushtetuese që konstaton se një qytetareje të Kosovës i është shkelur e drejta për jetë dhe në të njëjtën kohë që janë shkelur edhe Standardet e Konventës së Stambollit, do të thotë është e papranueshme të mos ketë reagim institucional pas një vendimi kaq të rëndësishëm ”, thotë Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizatë kjo që hartoi kërkesën kushtetuese në emër të fëmijëve të Sebahates.

Pop-out playerRezniqi thotë se vendimi i Kushtetueses për këtë rast është i një rëndësie të veçantë pasi do t’u shërbejë institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, të mos i përsërisin gabimet e njëjta si në rastin Sebahates që përfundoi me vrasje.

“Përmes këtij vendimi tashmë të gjitha institucionet duhet ta dinë se cilat veprime nuk guxojnë të bëhen në raste të tjera dhe automatikisht kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në ndryshimin e praktikës së keqe të krijuar deri më tash në trajtimin jo të duhur të rasteve të dhunës në familje”, vlerëson ajo.

Kushtetuesja konstatoi se Policia dhe Prokuroria kanë mundur të ndërmarrin hapa shtesë në mbrojtjen e Sebahates.

Pak kohë pas vrasjes përmes një reagimi publik, Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte thënë mes tjerash se gjatë intervistës, Sebahatja kishte deklaruar se “nuk është interesuar që të vazhdojë me rastin”. Mirëpo, kjo deklaratë, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk e liron Prokurorinë në ndërmarrjen e hapave shtesë në mbrojtjen e viktimës.

“Nuk e liron asnjë institucion shtetëror nga detyrimi për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të përcaktuara me ligje dhe rregullativë të aplikueshme në mbrojtje të viktimës së dhunës në familje”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Mungesën e reagimit institucional në këtë rast nuk e ka komentuar as Ministria e Drejtësisë e Kosovës.

Në organizatën Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK) theksojnë se dështimi i shtetit për të mbrojtur jetën e grave në Kosovë është një dukuri që vazhdimisht përsëritet.

Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se shteti po dështon në vazhdimësi që t’i mbrojë gratë që janë të rrezikuara nga burrat e tyre.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin e Sebahates, sipas saj, nënkupton shkarkime dhe dënime për neglizhencë të të gjithë zyrtarëve që kanë qenë të ngarkuar në këtë rast.

“Institucionet duhet të vihen në pah dhe të kërkohen shkarkime dhe personat të cilët e kanë pasur në trajtim lëndën e zonjës Sebahate Morina të shkarkohen automatikisht nga pozitat e tyre. Këta zyrtarë janë të rrezikshëm të qëndrojnë në vendet e tyre të punës pasi që mund të ketë shkelje të njëpasnjëshme”, thotë Breznica.

Breznica thotë se vazhdimisht vërehet se rastet e dhunës në familje janë të rralla kur trajtohen me seriozitet dhe konform depozitave ligjore deri në fund. Dështimi, sipas saj, është zinxhiror pasi shpesh dështon policia, dështojnë Qendrat për Punë Sociale, Prokuroria dështon në kualifikimin e lëndëve si dhe Gjykatat në fund shqiptojnë dënime të ulëta.

Rasti i Sebahates nuk është i vetmi kur sipas juristëve, shteti ka dështuar të ofrojë ndihmë adekuate në mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Më 30 nëntor të vitit të kaluar, një rast i njëjtë ndodhi në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku një grua 35 vjeçe u vra nga bashkëshorti i saj, me gjithë faktin se viktima kishte urdhër për mbrojtje nga policia.

Vrasja e tronditi opinion publik pasi viktima, Hamide Magashi, ishte në javën e fundit të shtatzënisë dhe ishte shtrirë në QKUK për të kryer lindjen. Vrasësi iku nga vendi i ngjarjes dhe në fund vrau veten. Ky rast është përmendur edhe në raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, në pjesën për Kosovën, të publikuar më 20 mars 2023.

“Policia e ka konfirmuar se viktima më parë ka raportuar për dhunë në familje dhe ka qenë në mbrojtje policore”, thuhet në raport. Aty shtohet se mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë disa prej problemeve më serioze në Kosovë.

“Deri në shtator [të vitit 2022], prokurorët kanë hetuar 160 raste të dhunimeve dhe kanë ngritur 30 padi”.

Sipas të dhënave të institucioneve në 12 vjetët e fundit në Kosovë janë vrarë 50 gra./REL

sebahate morina

Sondazh

Poll
Bota 28 Mars 2023, 19:12 k.m.

Berlusconi shtrohet në spital

Silvio Berlusconi ITALI- Silvio Berlusconi, udhëheqësi i Forza Italia, u shtrua në spital të hënën më 27 mars në s...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet