LIVE UPDATES
Bota

Lista Serbe dhe Beogradi reagojnë pas dënimit të Todosijeviçit, avokati për REL: Do ankimojmë!

Më 2021, dënimi me burgim për Todosijeviçin u shty dy herë, pasi Supremja e ktheu rastin në rigjykim.

28 Mars 2023, 19:24 Nga k.m.
Lista Serbe dhe Beogradi reagojnë pas dënimit të
Ivan Todosijevic

Subjekti më i madh i serbëve në Kosovë, Lista Serbe, tha se Gjykata e Apelit në Prishtinë ia ka dorëzuar vendimin për zyrtarin e kësaj partie, Ivan Todosijeviç, sipas të cilit, ai është dënuar me një vit burgim për mohimin e masakrës së Reçakut.

Lista Serbe tha se e sheh këtë aktgjykim si mesazh të Qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se pjesëtarët e komunitetit serb “nuk kanë vend në Kosovë”.

Në rastin që u kthye në rigjykim, Todosijeviç u dënua me një vit burgim për “përhapje të urrejtjes dhe jotolerancës”.

Rasti ndaj tij ka të bëjë me deklaratat që përmbanin gjuhë të urrejtjes lidhur me masakrën në Reçak. Todosijeviç ka deklaruar në mars të vitit 2019 se arsye për “agresionin e NATO-s” kundër caqeve të ushtrisë jugosllave më 1999 ka qenë “e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”. Ndërkaq, Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se Todosijeviç është ftuar që më 3 prill të paraqitet në qendër të paraburgimit për të nisur vuajtjen e dënimit.

Kjo zyrë tha se do ta njoftojë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it lidhur me dënimin e Todosijeviçit.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, avokati i Todosijeviçit, Nebojsha Vllajiç, tha se do të ankohen në Gjykatën Supreme të Kosovës, e cila e kishte kthyer rastin në rigjykim në fillim të vitit 2021.

“Çfarëdo që bëhet verbalisht, me fjalë, gojarisht, [për këtë] askush nuk mund të shkojë në burg. Kjo nuk është vepër penale”, tha ai.

Më 2021, dënimi me burgim për Todosijeviçin u shty dy herë, pasi Supremja e ktheu rastin në rigjykim.

Todosijeviç është anëtar i kryesisë së Listës Serbe, parti kjo që më herët ka marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe ka qenë pjesë e Qeverisë.

Aktualisht ai është kryetar i Komunës paralele të Zveçanit, që funksionon sipas sistemit serb.

Në kohën kur Todosijeviç bëri deklaratat për masakrën e Reçakut, ai mbante postin e ministrit të Administrimit të Vetëqeverisjes Lokal në Qeverinë e Kosovës. Më pas ai u shkarkua nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përveç se i kishte cilësuar si “trillim” ngjarjet në Reçak, deklaratatat e bëra në 20-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë së atëhershëm, Todosijeviç tha po ashtu se “terroristët shqiptarë, që i shpikën të gjitha, i bënë krimet më të mëdha në Kosovë dhe Metohi, për të cilat askush nuk është burgosur dhe nuk ka dhënë përgjegjësi deri më sot”.

NATO nisi sulmet ndaj caqeve serbe për të parandaluar dhunën e ushtruar nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë. Kësaj ngjarje i parapriu vrasja e 45 shqiptarëve në fshatin Reçak të Shtimes.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, publikisht i ka dalë në mbrojtje Todosijeviçit, duke thënë se ai beson se “Reçaku është trillim” dhe se serbët në Kosovë nuk kanë të drejtë të lirisë së fjalës./REL

ivan todosijevic

Sondazh

Poll
Bota 28 Mars 2023, 19:12 k.m.

Berlusconi shtrohet në spital

Silvio Berlusconi ITALI- Silvio Berlusconi, udhëheqësi i Forza Italia, u shtrua në spital të hënën më 27 mars në s...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet