LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Dorëheqje nga komunat, vetëm në marrëveshje me Qeverinë

Kryetarët e dy komunave tjera në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, Erden Atiq i Mitrovicës së Veriut dhe Lulzim Hetemi i Leposaviqit, nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse ata do të jepnin dorëheqje dhe në çfarë rrethanash.

13 Shtator 2023, 19:33 Nga I.A
Analiza e REL: Dorëheqje nga komunat, vetëm në marrëveshje
Komuna

KOSOVË- Mundësinë e dorëheqjes, si mënyrë për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, janë të gatshëm ta shqyrtojnë kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci. Kryetarët e dy komunave tjera në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, Erden Atiq i Mitrovicës së Veriut dhe Lulzim Hetemi i Leposaviqit, nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse ata do të jepnin dorëheqje dhe në çfarë rrethanash.

REL-i i kontaktoi ata pas komenteve të të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për Zërin e Amerikës, se “rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për zgjedhjet e reja” do të ishte “nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë japin dorëheqje”.

Pas kërkesës së BE-së, Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmëri për organizimin e zgjedhjeve të reja në veri, me qëllim të shtensionimit të situatës atje.

Tensionet në zonë janë rritur qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë hyrë në zyrat e tyre, me gjithë kundërshtimet e popullatës lokale serbe.

Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, të cilat komuniteti serb i ka bojkotuar.

Qeveria e Kosovës ka nxjerrë tashmë një udhëzim administrativ, për të cilin ka thënë se u hap rrugë zgjedhjeve të reja, por, sipas njohësve të çështjeve juridike, dokumenti mund të hasë në pengesa kushtetuese.

Zeqiri i Zubin Potokut dhe Peci i Zveçanit - të dy nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë - thonë se janë të gatshëm t’i shqyrtojnë dorëheqjet vetëm në marrëveshje me Qeverinë dhe Presidencën e Kosovës.

“Nëse Kosova po sanksionohet për shkak të kësaj administrate në veri, unë jam i hapur për t’i biseduar të gjitha opsionet, por zgjidhja është me dakordim. Nëse ka marrëveshje të të gjithë kryetarëve, Qeverisë dhe partive për dorëheqje, kjo mund të ndodhë dhe është një rrugë më e shpejtë”, thotë Zeqiri për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, çështja e dorëheqjeve nuk është diskutuar ende me aktorët qeveritarë.

Nëse ndodhin, Peci thotë se dorëheqjet do të duhej të vinin nga të katër kryetarët e komunave në veri.

“Nuk çon peshë vetëm njëri të japë dorëheqje e tre të mbesin”, thotë ai.

“Për hir të qytetarëve, për hir të shtetit do të arrinim një mirëkuptim, por të shohim ... deri tani nuk kemi pasur asnjë ftesë zyrtare për të dhënë dorëheqje apo ndonjë takim”, thotë Peci për Radion Evropa e Lirë.

REL-i kontaktoi Qeverinë e Kosovës dhe Presidencën e Kosovës për t’i pyetur nëse janë duke shqyrtuar ndonjë takim me kryetarët e komunave në veri, por, deri në publikimin e këtij artikulli, dy institucionet nuk u përgjigjën.

Më herët, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Qeveria, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk do të kërkojë dorëheqje nga kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, që vijnë nga kjo parti. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, ka thënë më 13 shtator se dorëheqjet janë “kërkesë vetëm e Beogradit”. Kërkesës së REL-it për komente nuk iu përgjigj as Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, tha se “zgjedhjet në veri tashmë janë bërë të nevojshme dhe të domosdoshme”. Por, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tha se Qeveria e Kosovës “nuk shquhet aspak për koordinim”.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se dorëheqjet e kryetarëve të katër komunave në veri do të duhej të vinin si refleksion i tyre, por mbi bazën e një marrëveshjeje më të gjerë politike mes ekzekutivit, kryetarëve dhe faktorit ndërkombëtar.

“Pa një marrëveshje më të madhe politike ekziston rreziku që nëse do të kishim parcializim të situatës - në atë kuptim që do të ofronin dorëheqje gjysma e kryetarëve, përkatësisht dy nga ta - do të futeshim në një cikël edhe më problematik të zhvillimeve, ku, potencialisht, nuk do të garantohej as pjesëmarrja e komunitetit serb në zgjedhje”, thotë Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

Si për aspektin procedural, ashtu edhe atë kohor dhe financiar, Cakolli thotë se dorëheqjet janë zgjidhja më e lehtë. Por, sipas tij, hapat e deritashëm të Qeverisë nuk tregojnë se ajo ka vullnet për ndonjë marrëveshje politike me kryetarët.

“Insistimi i Qeverisë për të ndjekur modelin me anë të peticionit, sado që në dukje është demokratik, në vetvete nuk ka asnjë garanci që do të ketë pjesëmarrje të komunitetit serb në të dyja proceset [edhe në peticion, edhe në zgjedhje]”, thotë Cakolli.

Udhëzimi Administrativ, i cili është bërë publik më 5 shtator nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, parasheh fillimisht inicimin e një peticioni për shkarkimin e kryetarit të komunës përkatëse dhe nënshkrimin e tij nga 20 për qind e votuesve të asaj komune.

Më pas, peticioni me nënshkrime do t’i dërgohej kryesuesit të kuvendit komunal dhe ai do ta dërgonte atë për verifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nëse KQZ-ja vlerëson se janë ndjekur hapat e duhur, ajo organizon votimet për largimin e kryetarit nga funksioni.

Për largimin e tij do të duhen 50 për qind plus një votë e qytetarëve. Sipas njohësve të çështjeve juridike-kushtetuese, votimi në bazë të këtij udhëzimi është një formë e referendumit, për të cilin Kosova nuk ka bazë ligjore. Me Ligjin për vetëqeverisje lokale në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme për kryetarë mbahen në tri raste: nëse kryetari jep dorëheqje, nëse qytetarët e kërkojnë shkarkimin e tij përmes peticionit, dhe nëse kryetari nuk paraqitet në vendin e punës për më shumë se një muaj, pa arsye.

Marrë nga REL

izmir zeqiri erden atiq lulzim hetemi faton abdullahu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet