LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Zhbllokim i dialogut Kosovë-Serbi apo vazhdim i status-quos

Kosova dhe Serbia kanë afat deri më 18 korrik t'u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

10 Korrik 2024, 15:29 Nga N.F
Analiza e DW: Zhbllokim i dialogut Kosovë-Serbi apo vazhdim i status-quos
Foto ilustruese

KOSOVË- BE kërkon që Kosova e Serbia të dërgojnë komentet rreth zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve. Por sipas analistëve nuk ka shpresa, se brenda një periudhe të shkurtër mund të shënohet progres.

Kosova dhe Serbia kanë afat deri më 18 korrik t'u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Dy takimet e fundit që u zhvilluan në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësit evropianë dhe në nivel kryenegociatorësh që synonin zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes, përfunduan pa ndonjë rezultat.

Më 2 korrik, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq, u takuan në Bruksel. Bislimi deklaroi pas takimit se pala serbe ishte e interesuar vetëm për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duke njoftuar njëkohësisht, se megjithatë deri më 18 korrik "qeveria e Kosovës do t'i dërgojë komentet me shkrim mbi Marrëveshjen Bazë”. Sipas Bislimit, "aty pritet të dëshmohet se Serbia nuk po e respekton Marrëveshjen”. Nga ana tjetër kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka akuzuar Kosovën siç thotë "për mbytje të dialogut”.

BE nuk do të krijohet boshllëk për dialogun

BE ka vënë si afat datën 18 korrik për të hartuar një propozim të ri mbi këtë proces. Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian  janë pajtuar që t'ia zgjasin mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun  Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025. Pajtimi u arrit pasi që përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, i cili ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t'i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas zyrtarëve të BE-së, me vazhdimin edhe për pesë muaj të mandatit të Lajçakut në rolin e lehtësuesit të dialogut, BE-ja dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë boshllëk, derisa të emërohet pasardhësi i tij.

Emërimi i pasardhësit të Lajçakut ndërlidhet direkt me procedurën për emërimin e udhëheqësve të rinj në institucionet e BE-së për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar. Në kuadër të paketës së këtyre emërimeve është edhe nominimi i kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, në postin e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, që do të ndërmjetësojë takimet e nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kreu në largim i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka deklaruar se "përkundër ndryshimeve brenda strukturave të BE-së, detyrimet e Kosovës dhe Serbisë nuk do të hiqen”, duke ritheksuar se "normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në qendër të angazhimit evropian rreth Ballkanit Perëndimor”.

Konnjufca: Ndërlikime të panevojshme

Në lidhje procesin e normalizimit të marrëdhënieve, së fundmi kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, tha se "Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes”. "Kjo çështja e pozicionit të Kosovës po ndërlikohet pa nevojë. E para marrëveshja përbëhet prej parimeve dhe çështjeve konkrete. Parimet e përbëjnë frymën e marrëveshjes. Parimet nuk kanë afat, nuk mund të thotë Serbia me Kosovën mund të sillet agresore dhe në një moment mund të bëhet fqinjë e mirë. Çështjet konkrete mund të kenë afate. Problemi është se Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes”, tha Konjufca. Sipas tij, nuk mund të kesh barazi sovrane mes shteteve kur Ana Bernabiq dërgon letrën për të zhvlerësuar marrëveshjen.

Dallimet e mëdha mes palëve pengojnë procesin

Ndërkohë analistët politikë nuk kanë shumë pritshmëri se mund të shënohet përparim në dialogun Kosovë-Serbi brenda një periudhe të shkurtër. Sidomos në këtë fazë dallimet ndërmjet palëve janë të mëdha. Këto dallime u vunë re edhe në përpjekjen  e fundit të BE-së që të ulë në një tavolinë Kurtin dhe Vuçiqin, por ata nuk pranuan të takohen kokë më kokë. Arton Demhasaj, analist politik i tha DW-së se "për aq kohë sa BE nuk vendos obligime dhe afate të qarta për palët për zbatim të marrëveshjeve të dakorduara, nuk pritet që të ketë zbatim të marrëveshjeve”.

"Nëse mbetet në vullnetin e palëve (Serbi dhe Kosovë) marrëveshjet nuk do të zbatohen asnjëherë siç edhe nuk janë zbatuar deri me tani. Do të ketë manovra politike  vetëm për ta fajësuar njëra tjetrën në sy të perëndimit dhe kaq. Prandaj, BE duhet të marrë rolin e ndërmjetësuesit duke vendos obligime të caktuara për secilën palë, dhe afate për secilin obligim e madje edhe ndëshkim për secilën palë që nuk zbaton obligimet në kohën e paracaktuar”, thekson Demhasaj. Sipas tij, "vetëm kështu mund të jetë i suksesshëm dialogu dhe mund të ketë zbatim të marrëveshjeve. Përndryshe edhe me datën 18 korrik thjesht mund të ketë komente nga palët që do të jenë krejtësisht të kundërta me njëra tjetrën dhe nuk do të mund të gjendet modalitet i zbatimit”. 

"Marrëveshja e Ohrit nuk i jep palëve atë që kërkojnë, por iu jep detyra pa kushte"

Një analist tjetër, Blerim Burjani, i tha DW-së se udhëzuesi i BE-së ka qenë i qartë sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, pa dallim dhe pa ndonjë përparësi ndaj pikave të marrëveshjes. Ato duhet të zbatohen nga palët.  "Pra e tërë politika ndërkombëtare është koncentruar se si të fillojë zbatimi dhe të ndalen obstruksionet, të cilat vlerësohen si të pa papranueshme.

Paraqitja e komenteve  unë e kuptoj më shumë si presion se sa si qëllim për të përmbushur palët obligimin ndaj  marrëveshjes. Kurti nuk do Asociacionin e Komunave serbe, kjo është qartë dhe ka pas shumë interpretime  dëshirore apo, edhe të gabuara rreth kësaj teme në Kosovë dhe jashtë saj”, thotë Burjani. Sipas tij, në Kosovë nuk ka konsensus nacional për ta themeluar siç e quan ai, këtë "Asociacion kontravers në kuptimin juridik dhe kushtetues”.

Marrëveshjen e Ohrit palët tentojnë ta minimizojnë dhe të bëjnë të pamundshme për t'u zbatuar, thekson Burjani. Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit nuk i jep palëve atë që kërkojnë, por iu jep detyra pa kushte. Serbisë nuk i duhet një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, ndërsa, Kosova e quan rrezik kushtetues dhe të sigurisë nëse themelohet një entitet i ri juridik në veri e në 10 komuna serbe.

Pra qasja e deritashme e ndërmjetësuesve e ka përmbysë këtë zbatim, dhe është e kotë te i lihet palëve faji, e më së paku Kosovës”, thotë Burjani. Sipas tij, BE gjendet para ristrukturimit pas zgjedhjeve atje dhe fati i dialogut do të varet nga strukturat e reja që do të formohen, sikundër që çfarë  qasje e re do te riformulohet.  

Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, ndonëse nuk është nënshkruar nga palët, Bashkimi Evropian e konsideron si marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe ka theksuar qartë se përparimi në zbatimin e saj është i lidhur ngushtë me përparimin e të dyja palëve në proceset integruese./ DW

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur