LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW/ Si e ndryshuan luftërat jugosllave ushtrinë gjermane! 1994, viti i kthesës

Luftërat jugosllave ishin një katalizator për transformimin e ushtrisë gjermane dhe rolin ndërkombëtar të Gjermanisë. Ajo u rendit krah për krah me SHBA-në, Francën dhe Britaninë e Madhe.

18 Gusht 2023, 08:45 Nga A.B

Analiza e DW/ Si e ndryshuan luftërat jugosllave ushtrinë gjermane!

“Vitet 1990 ishin një dekadë kyçe për politikën e jashtme dhe të sigurisë së Gjermanisë – gjatë kësaj periudhe, roli i saj ndërkombëtar u ripërcaktua. Gjermania e bashkuar ka rifituar pozicionin e saj të vjetër gjeopolitik si një fuqi qendrore në zemër të Evropës, por e ka ripërcaktuar atë në një ndarje të vetëdijshme nga e kaluara,” shkruan Michael Staack në hyrje të recensionit të tij për librin “Bundeswehri në Ballkan. Mes luftës dhe ruajtjes së paqes” të Agilolf Kesselring, botuar në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).

Në një pjesë të shkurtër të librit, për periudhën pas Luftës së Dytë Botërore deri në ribashkimin e vendit, autori thekson se Gjermania (Perëndimore) përmes “integrimit vullnetar” në Komunitetin Evropian, NATO dhe KSBE “dëshiroi të kontribuojë në bashkimin e Evropës në tërësi, duke përfshirë Rusinë dhe të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore”. Në të njëjtën kohë, “zhvillohej roli më i gjerë udhëheqës i Gjermanisë në Evropë”, megjithëse ende i ankoruar fort në aleancën me Francën, e krijuar në vitin 1963. Roli i Berlinit në politikën ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë “u përkufizua kryesisht si një reagim ndaj krizave dhe konflikteve. ”

Në vitin 1991, lufta u kthye në Evropë

“Në vitin 1991, lufta u kthye në Evropë me agresionin kundër Sllovenisë dhe Kroacisë nga JNA e udhëhequr nga serbët,” shkruan Staack dhe thekson se “angazhimi ndërkombëtar i dominuar nga Perëndimi, me synimin për t’i dhënë fund luftërave jugosllave, u bë katalizator për transformimin e Bundeswehrit – nga një forcë parandaluese në konfliktin Lindje-Perëndim, në një ushtri që është e përfshirë në mënyrë aktive në operacione luftarake”.

Autori më pas shkruan se në librin e tij, Agilolf Kesselring dëshiron të paraqesë një rindërtim ushtarak-historik të misioneve të Bundeswehrit në Ballkan, dhe se ai është veçanërisht i interesuar – “nëse ato 25 apo më shumë misione individuale bazoheshin në strategjinë e vetë Gjermanisë për Evropën Juglindore”.

Fokusi i këtij studimi është në angazhimin e Bundeswehrit në Bosnjë-Hercegovinë deri në vitin 1998. “Konflikti jashtëzakonisht i rëndësishëm në Kosovë, dhe konfliktet rreth Maqedonisë së Veriut të sotme, trajtohen vetëm sipërfaqësisht. Në këtë kuptim, titulli i librit është i gabuar, sepse nuk jepet përshkrimi i përgjithshëm i operacioneve të Bundeswehrit në Ballkan”, beson autori i tekstit për FAZ, Michael Saack (1959), politolog dhe profesor në Universitetin e Bundeswehrit në Hamburg.

Staack thotë se në vitet 1980, pas vdekjes së Josip Broz Titos (1892-1980), ekspertët nga Perëndimi “e panë skenarin e shpërbërjes së Jugosllavisë si zhvillimin më të mundshëm, duke përfshirë rrezikun e përshkallëzimit të dhunshëm”. Ai shkruan se ngjarjet në Jugosllavi ishin nën hijet e trazirave epokale në Bashkimin Sovjetik dhe më pas në të gjithë ish bllokun Lindor. “Kur kolapsi në fakt ndodhi, komuniteti ndërkombëtar u tregua kryesisht i papërgatitur. Instrumentet diplomatike doli të ishin po aq të padobishme sa misionet e helmetave blu”.

Më tej në tekst thuhet se “aktorët ndërkombëtarë duhej të rrisnin shtrirjen dhe intensitetin e angazhimit ushtarak – hap pas hapi – gjithmonë si reagim ndaj përshkallëzimit të dhunës që udhëheqja serbe nën Millosheviqin kreu jashtëzakonisht brutalisht, përfshirë strategjinë kriminale të pastrimeve etnike”.

NATO mori kështu një detyrë të re. Bundeswehri nuk ishte i përfshirë në misionet e helmetave blu, por mori pjesë në operacionet e NATO-s pothuajse që në fillim, shkruan FAZ. Për këtë Gjermanisë së pari i duhej të krijonte parakushte politike dhe ligjore. Pasi Gjermania (Perëndimore) u anëtarësua në OKB (1973), qëndrimi i Berlinit ishte gjithmonë se, “Bundeswehri mund të mbrojë vetëm territore të NATO-s”.

Më pas Staack thekson se “pika e kthesës erdhi me vendimin e 12 korrikut 1994, kur Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë i hapi rrugën të gjithë spektrit të misioneve ushtarake gjermane jashtë vendit”.

Përfundimi i doktrinës së Kohlit

Teksti vazhdon duke thënë se “në portretizimin e tij të debateve të nxehta për këtë çështje, Kesselring e bën të qartë se përkatësia e një brezi të caktuar ishte më e rëndësishme se linjat ndarëse partiake-politike”.

E ashtuquajtura “Doktrina Kohl”, përjashtimi i operacioneve të Bundeswehrit në vendet e pushtuara nga Wehrmacht nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore – “nuk mund të mbahej më”. Gjermania ka arritur të jetë krah për krah me SHBA-të, Francën dhe Britaninë e Madhe në politikën e sigurisë”.

FAZ shkruan se Kesselring “pohon bindshëm se politika gjermane në Ballkan nuk bazohej në ndonjë strategji gjithëpërfshirëse.” Megjithatë, “gjatë misionit, Gjermania u zhvillua nga një aktor në kornizat e ngjarjeve ushtarake në një lojtar të rëndësishëm diplomatik dhe ushtarak, veçanërisht në konfliktin e Kosovës”.

Staack thotë gjithashtu se Kesselring me të drejtë thekson se, “megjithë përfshirjen e madhe të BE-së dhe NATO-s në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, tani “nuk ka luftë, por nuk ka as paqe të përhershme”. Prandaj, një mësim tjetër nga përvoja ballkanike e Bundeswehrit është, “që kur nisin misione jashtë vendit, ata duhet të marrin parasysh kufijtë e efektivitetit të tyre”, përfundon Mihael Staack në një artikull për Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“Bundesveri në Ballkan. Midis Luftës dhe Paqes”, një studim i krijuar për Qendrën për Historinë Ushtarake dhe Shkenca Sociale të Forcave të Armatosura Gjermane, botuar nga V&R, Göttingen 2023. (386 faqe, 45 euro)

Autori i librit, Agilolf Kesselring (1972), është nënkolonel i Bundeswehrit, specialist i dronëve dhe historian. Në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Helsinki, ai ligjëron historinë e luftës evropiane, merret me Finlandën dhe vendet baltike, si dhe historinë e Evropës Juglindore, veçanërisht të Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut. Babai i tij, Rainer Keserling, punonte në ambasadën gjermane në Tokio, ku lindi autori dhe më vonë ishte nënkryetar i BND. Gjyshi i tij, Albert Kesselring (1885-1960), feldmarshall i Wehrmacht-it dhe aviacionit, ishte kriminel lufte, besnik i Hitlerit deri në fund. Ai u dënua me vdekje nga një gjykatë ushtarake britanike në Itali, por më vonë u fal disa herë, kështu që vdiq në liri./DW

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet