LIVE UPDATES
Bota

VOA: Ndikimi i aktpadive në fushatën zgjedhore të ish presidentit amerikan Trump

Por 53 për qind e të gjithë amerikanëve të anketuar thonë se nuk do ta mbështesin atë, ndërsa 11 përqindëshi tjetër thonë se ‘ndoshta nuk do ta mbështesin atë në nëntor të vitit 2024’.

18 Gusht 2023, 07:15 Nga a.l
VOA: Ndikimi i aktpadive në fushatën zgjedhore të ish presidentit
Donald Trump

SHBA- Ish Presidenti dhe kandidati republikan për president, Donald Trump, thotë se çdo aktpadi e re kundër tij, po rrit përkrahjen për të, gjë që konfirmohet edhe nga sondazhet e fundit.

Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, disa anketa të tjera theksojnë se zoti Trump ka disa dobësi në zgjedhjet e përgjithshme presidenciale. Për të fituar, veç emërimit të partisë republikane, ai duhet të mposhtë kandidatët e pavarur dhe demokratët.

Këtë javë në bashkinë e Fultonit, Prokurorja Fani Willis njoftoi padinë e katërt ndaj ish Presidentit Donald Trump, këtë herë lidhur me akuzat se ai u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia, të cilat i humbi ndaj rivalit demokrat Joe Biden.

Gjatë fjalimit të tij në një tubim zgjedhor në fillim të gushtit në Alabama, zoti Trump i quajti aktakuzat “qesharake” dhe tha se ato vetëm sa e rrisin mbështetjen për të.

“Sa herë që ngrenë aktakuzë, mbështetja për ne rritet. Na duhet edhe një aktakuzë për t’i përmbyllur këto zgjedhje. Një aktakuzë më shumë dhe këto zgjedhje mbyllen. Askush nuk ka shanse”, tha ai.

Sipas një sondazhi të agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ dhe Qendrës për Hulumtim të Marrëdhënieve me Publikun ‘NORC’, i realizuar para ngritjes së aktpadisë në Xhorxhia, 74 për qind e republikanëve mbështesin zotin Trump për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Por 53 për qind e të gjithë amerikanëve të anketuar thonë se nuk do ta mbështesin atë, ndërsa 11 përqindëshi tjetër thonë se ‘ndoshta nuk do ta mbështesin atë në nëntor të vitit 2024’.

Zoti Trump po përballet gjithashtu me padi në Uashington, Nju Jork dhe Florida. Kjo mund të dobësonte çdo kandidat, por jo domosdoshmërisht zotin Trump, thotë një ekspert për Zërin e Amerikës.

Nuk do të habitesha nëse e shohim që Donald Trumpi përfiton nga ky proces dhe përpiqet ta shfrytëzojë për të marrë vëmendjen e shtypit, sepse në shumë aspekte, fushata e tij presidenciale është gjyqi në bashkinë e Fultonit, gjyqi në Uashington dhe gjyqet në Nju Jork dhe Florida”, thotë profesori Anthony Michael Kreis.

Një tjetër ekspert i tha Zërit të Amerikës se është i shqetësuar nga dështimi i shumicës së udhëheqësve republikanë për ta mbajtur zotin Trump përgjegjës dhe për t’u distancuar prej tij, pas akuzave mbi përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

“Nëse republikanët futen në garë me Donald Trumpin si kadidatin e tyre, gjithçka mund të ndodhë. Sidomos sepse demokratët do të kenë një pothuajse 82 vjeçar që kandidon për një mandat tjetër – me gjithë respektin për të dhe shpresoj se ai do të jetojë deri në 100 vjet”, thotë analisti politik Larry Sabato.

Disa amerikanë thonë se mosha e kandidatëve kryesorë është shqetësuese. Zoti Biden është 80 vjeç, ndërsa zoti Trump është 77. Ish Nënpresidenti në administratën e zotit Trump, Mike Pence është gjithashtu në garë për emërimin e republikanëve për president.

Ai thotë se zoti Trump u përpoq ta detyronte atë të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve, në prag të sulmit të 6 janarit më 2021 në Kapitol.

“Atë ditë, Presidenti Trump më kërkoi ta vë atë mbi Kushtetutën. Por unë zgjodha Kushtetutën dhe ashtu do të bëj gjithmonë. Unë vërtet besoj se kushdo që vë veten mbi Kushtetutën, nuk duhet të jetë kurrë president i Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Pence.

Zoti Trump po mundohet t’i shytjë gjyqet, deri pas zgjedhjeve të vitit 2024, por disa ekspertë thonë se është në interes të votuesve që, para zgjedhjeve, të dinë nëse ai do të shpallet fajtor, ose jo, veçanërisht për akuzat që lidhen me përpjekjet për të penguar transferimin paqësor të pushtetit, për herë të parë në historinë amerikane./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet