LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: SHBA dhe BE në mision të ri ndërmjetësimi dhe paralajmërimet për pasoja për Prishtinën dhe Beogradin

Dy emisarët perëndimorë për dialogun Kosovë-Serbi, i dërguari amerikan dhe evropian për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Laçak, qëndrojnë të hënën në Beograd dhe të martën në Prishtinë, në përpjekje për të ndikuar tek palët për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Para më shumë se një jave në këtë pjesë të banuar me shumicë serbe, pati trazira pas protestave të serbëve ku mbetën të lënduar edhe shumë ushtar të KFOR-it.

5 Qershor 2023, 16:14 Nga a.l
Analiza e DW: SHBA dhe BE në mision të ri ndërmjetësimi dhe
Veriu i Kosovës

KOSOVË-  Vazhdojnë përpjekjet për uljen e tensionene në veri: I dërguari amerikan për Kosovën, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin të hënën e të martën. Dy emisarët perëndimorë për dialogun Kosovë-Serbi, i dërguari amerikan dhe evropian për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Laçak, qëndrojnë të hënën në Beograd dhe të martën në Prishtinë, në përpjekje për të ndikuar tek palët për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Para më shumë se një jave në këtë pjesë të banuar me shumicë serbe, pati trazira pas protestave të serbëve ku mbetën të lënduar edhe shumë ushtar të KFOR-it.

BE paralajmëron për pasoja

Bashkimi Evropian por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Kosovës që të largojë nga veriu njësitë speciale të policisë nga ndërtesat komunale, dhe kryetarët e rinj shqiptar të katër komunave, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubn Potok, të zhvendosen në zyra të tjera alternative. Po ashtu u kërkua edhe organizimi sa më shpejt i zgjedhjeve të reja në veri, me shpresën e pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje. Ndërkaq nga Serbia kërkohet tërheqja e forcave ushtarake serbe të stacionuara afër kufirit me Kosovën dhe ulja e gjendjes së gatishmërisë, ruajtja e qetësisë së protestuesve në veri dhe sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje të reja. Nëse Kosova dhe Serbia nuk ndërmarrin këto veprime, atëherë, Bashkimi Evropian paralajmëroi për pasoja negative për të dyja vendet.

Bashkimi Evropian, dhe kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dënuan në mënyrën më të ashpër aktet e dhunshme në veri kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave. Në një deklaratë të BE-së, thuhet se “i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të de-përshkallëzuar, të ndalojnë përdorimin e retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar. Qetësia duhet të rivendoset urgjentisht”.

BE pret nga Kosova të veprojë në mënyrë jo përshkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Në deklaratën e BE-së thuhet se, “kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje”.

Për Serbinë, BE-ja shpreh “shqetësimin për gjendjen e gatishmërisë më të lartë të Forcave të Armatosura Serbe”. “Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri, siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj. Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Angazhim i OSBE-së për zgjedhjet e reja

Për zgjedhjet e reja në veri pritet të ketë angazhim të drejtpërdrejt të OSBE-së. Duke prezantuar një plan nëntë pikësh të BE-së për veriun, kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Bujar Osmani, tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit, si e vetmja mënyrë për të siguruar shtensionimin në veri dhe normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Në udhëzuesin e BE-së për veriun thuhet se “kryetarët e zgjedhur të komunave në veri duhet të dorëhiqen gjatë verës për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbaheshin deri në fund të vitit”. OSBE-ja do të mbështesë procesin zgjedhor dherritjen e mirëbesimit në mes të komuniteteve, tha Bujar Osmani.

Turqia i përgjigjet kërkesës së NATO-s

Tensionet dhe trazirat në veri të Kosovës u nxitën pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit, të cilat u organizuan nga Prishtina zyrtare por u bojkotuan masivisht nga partitë serbe me mbështetje të Beogradit. Me një pjesëmarrje shumë të ulët në zgjedhje prej vetëm 3.6%, u zgjodhën katër kryetarë shqiptar të komunave veriore të banuara me shumicë serbe. Këta kryetarë nuk po pranohen nga serbët lokal dhe gjatë protestave të serbëve dhe përpjekjeve për të hyrë në objektet komunale, shkaktuan plagosjen e 30 pjesëtarëve të KFOR-it.

KFOR-i heq telat me gjemba në Zveçan

Pas kësaj NATO-ja vendosi që të dërgojë 700 trupa shtesë, nëse është nevoja edhe më shumë, për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe për të garantuar qetësinë. Këtij numri ushtarësh të KFOR-it, sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes i bashkohen edhe trupa komando turke, në përgjigje të kërkesës së NATO-s. /DW 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen