Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Trupi gjykues i ka shpallur fajtorë për shkak të mosvendosjes së shenjave të informimit në hapësirat e objektit spitalor dhe të pajisjeve për shuarjen e zjarrit.
Grupi i Gjykata Themelore në Tetovë ka dënuar me nga 1 vit e gjysmë burgim me kusht dy drejtorët e spitalit në Tetovë lidhur me vdekjen e 14 personave nga një zjarr që kishte rënë në objektin modular më 8 shtator 2021. Drejtori i spitalit, Florin Besimi, dhe ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, nuk do ta vuajnë dënimin nëse brenda tre vjetëve nuk e përsërisin veprën.
Viktimat e kësaj tragjedie ishin persona të prekur me sëmundjen COVID-19 dhe po trajtoheshin në objektin modular pranë spitalit të Tetovës. Zjarri i shkaktuar nga kablloja elektrike kishte shpërthyer në orët e vona të 8 shtatorit. Zjarri shkaktoi shpërthimin e bombolave të oksigjenit që shpërbenin për trajtimin e të sëmurëve.
Trupi gjykues i ka shpallur fajtorë për shkak të mosvendosjes së shenjave të informimit në hapësirat e objektit spitalor dhe të pajisjeve për shuarjen e zjarrit.
“Të pandehurit nuk kanë instaluar mjete të përshkruara për mbrojtjen nga zjarri dhe në këtë mënyrë kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve dhe pacientëve të sëmurë me COVID-19. Ata nuk kanë vepruar sipas masave dhe aktiviteteve të marrëveshjes së kredisë me Bankën Botërore. Edhe pse kanë qenë të obliguar që të kenë pajisje kundër zjarrit, në ditën e lëshimit në përdorim të spitalit modular, deri në momentin e rënies së zjarrit, nuk kanë pasur mjete adekuate për mbrojtjen nga zjarri”, ka deklaruar kryetari i trupit gjykues, Jordan Velkovski.
Trupi gjykues ka liruar ndërkohë mjekun Boban Vuçevski, i cili ngarkohej me veprën penale “mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Sipas mbrojtjes, të akuzuarit nuk janë fajtorë sepse nuk kanë kontribuar në tragjedi, prandaj në seancën gjyqësore kërkuan lirimin e tyre. Ndërkohë për këtë tragjedi, spitali i Tetovës është dënuar me 1 milion denarë (15.000 euro) për “rrezikim të sigurisë së përgjithshme dhe mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Në zbardhjen e shkaqeve të zjarrit kanë ndihmuar edhe ekspertë nga Gjermania, të cilët kishin konstatuar se shkaktar i zjarrit ka qenë një qark i shkurtër në një kabllo zgjatuese.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, disa ditë pas ngjarjes kishte kërkuar edhe ndihmën e Bashkimit Evropian dhe NATO-s për hetimin e shkaqeve të zjarrit. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, që kishte shkaktuar reagime e protesta të shumta, më 10 shtator 2021 kishte dhënë dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe./REL
Foto ilustruese Ekspertët paralëjmrojnë se kriza klimatike rrezikon të sjellë një verë me temperatura ekstreme të l...
pamje nga ura INDI- Pamjet eshembjes së urës në Indi janë bërë virale. Në videon e siguruar nga mendiat vendase shi...
Afganistan AFGANISTAN- Rreth 80 vajza u helmuan dhe u shtruan në spital në dy sulme të veçanta në shkollat e tyre fillor...
Anija KINË- Ministri i Mbrojtjes i Kinës akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj se po përpiqen të destabilizojnë Indo-P...
pamje nga ngjarja MAQEDONIA E VERIUT- Gjykata Themelore në Tetovë ka dënuar me nga 1 vit e gjysmë burgim me kusht dy drejtorë...
Mark Milley SHBA- Gjenerali i lartë amerikan deklaron se Ukraina është shumë mirë e përgatitur për nj&e...
Vrasje në Meksikë MEKSIKË- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Australi. Mediat e huaja raportojnë...
Policia e Kosovës KOSOVË- Kanë nisur incidentet e para në protestën që po mbahet sot për të tetën ditë ra...
Foto ilustruese BRAZIL- Policia braziliane ka vënë në pranga liderin e dyshuar të një “organizate kriminale transnacionale&r...
Grupi ëagner RUSI- Mercenarët e grupit 'Wagner' në Rusi kanë zënë rob një nënkolonel nga forcat e Vladimir Put...